Pafytyrësi me kostum kryeministror!

Pafytyrësi me kostum kryeministror!

Nga Gentian Çala - 18/06/2019

Nga Gentian Çala -

Teksa dëgjon apo sheh deklaratat e kryeministrit në kohëra të ndryshme kupton qartë raportin e tij me të vërtetën, ku në disa raste është përbetuar për diçka se nuk është e vërtetë dhe më pas ka rezultuar se ka qenë e vërtetë. Kjo e bën atë tërësisht të pabesueshëm, madje do ta quaja si pafytyrësi me kostum kryeministror.

Raporti me të vërtetën është element esencial në të bërit politikë, pavarësisht prej klisheve që ekzistojnë rreth politikës dhe politikanëve. Të jesh i besueshëm apo të fitosh besimin e publikut, kjo është thelbi apo pika mbështetëse arkimediane e levës së politikës. Besimi krijohet nga aksionet/vendimet politike dhe arritjet, por trajektorja ecën mbi shinat e të vërtetës.

Tashmë beteja për të qenë i besueshëm është humbur, rrjedhimisht edhe mbështetja. kryeministri nuk po sforcohet të bindë askënd, pasi nuk e bën dot më një gjë të tillë, por është në fazën e “tërheqjes së padëmshme”, sepse mendon se në këtë skakierë mund të ngjitesh me një marrëveshje, por mund të dalësh edhe përmes një të tille.

Po e ze pushteti për fundi, bashkëpunëtorët po i largohen apo distancohen, i duhet të prodhoj? tension të panevojshëm për të “rritur pazarin”, sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë edhe kur dëgjon zërin e tij në përgjime. Pafytyrësi me kostum! Përtej kësaj vazhdon me keqpërdorimet në stilin merr çfarë të marrësh, duke kaluar në parlament edhe koncensionet e rrugëve aq të përfolura për çmimet e fryra.

Ky Kryeministër është kartë e djegur politike, sepse nuk mbolli asgjë të mirë, mashtroi pa fund, keqpërdori pushtetin, varfëroi shqiptarët dhe na uli kokën para të tjerëve. Do të vazhdojë të jetë i dëmshëm, për aq kohë sa mban atë kostum, të cilin do t’ia zhveshin me hir apo me pahir!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Osumi18/06/2019 19:19

Per te gjitha ligesite qe ka bere do te marre pergjigjen qe meriton, packa se po perpiqet te largohet bute. Rrugen e daljes bute nga politika te ketij ndyresire nuk besoj se ka sbqiptar me koshience ta pranoje. Ndaj ne daten 21 qershor eshte dita per ti dhene shkelmin perfundimtar.

Shto koment

Denonco