Eri! Halli më i madh i Edit!

Eri! Halli më i madh i Edit!

Nga Red Varaku - 16/06/2019

Kur e mori Erin nga Tërpani në ekipin e tij, e përzgjodhi pikërisht për shkak të mungesës së karakterit dhe papjekurisë në formim, që Veliaj asokohe reflektonte deri në verbim.

Një adoleshent pa personalitet dhe pa kërbisht politik. Një matrapaz idealesh, i cili ishte gati të shiste këdo dhe gjithçka. Një servil të cilin mund ta komandonte, si dhe kur t’i donte qejfi. Mund ta përdorte dhe më pas mund ta flakte tej sa herë t’i tekej.

Një njeri që përveç se kishte vjedhur me babëzinë më të madhe të gjitha fondet e Mjaft me disa projekte mediokre të cilat i shiste si trendy, nuk kishte bërë asgjë tjetër.

Një njeri i pa shkollë, që në moshë fare të vogël administronte miliona euro, burimi i të cilave sot e kësaj dite është ende i paqartë.

Një dordolec i shoqërisë civile, i cili i shiti të gjitha kauzat siç shiten fiqtë në pazar. Një matrapaz që më dinakëri shfrytëzoi hapësirën bosh në trojet shqiptare për të sajuar një organizatë, e cila në thelb, ishte vetëm një kopje e shëmtuar e organizatës OTPOR në Serbi, e famshme për diskretitimin e figurës së  Millosheviçit.

Një pupac, që u shit si vepër arti  nga piktori i dështuar. Një sorrë që u servir si shqiponjë. Një njeri të cilin Edi e përdori pabesisht dhe paburrërisht kundër vetë socialistëve për të rrëzuar Nanon.

Të gjithë e morën jo seriozisht kur për herë të parë Edi e ftoi të bënte pjesë në ekipin e tij , pas dështimit spektakolar me G99 në zgjedhjet e 2009.

Një parti me emra intelektualësh dordolecë me diploma të huaja, të cilët përveç veshjes dhe papionëve oksidentalë, shquheshin për mungesë karakteri dhe integriteti. Jo seriozisht e mori dhe Sajmir Tahiri, Ditmir Bushati apo Arben Ahmetaj.

E njëjta gjë ndodhi kur Edi i mbushi forumet e reja me këta “njerëz të rinj pa kërbisht”, kryesisht sugjerime të Erjonit, pa asnjë lidhje dhe emocion politik me PS.

Por, me kalimin e kohës krimbi u bë flutur në stomakun e socialistëve dhe po rivalizon seriozisht Edin. Nipi i shoferit të Zogut me sa duket ua ka fshehur socialistëve kompleksin dhe pafuqinë e tij ndaj Erit, nipit të kryetarit të kooperativës së Tërpanit.

Edi e ka frikë dordolecin Eri, sepse e njeh mirë fuqinë e tij. Ngaqë ky mishëron fiks pafytyrësinë dhe pabesinë e vetë atij atëherë kur Fatos Nano e solli me thonj të paprerë nga Parisi për t’i dhuruar gjithçka.

Ngjajnë si dy pika uji, përveç faktit se njëri është nipi i shoferit të Mbretit Zog ndërsa tjeri nipi kryetarit të kooperativës së bashkuar në Tërpan.

Edi deri tani ua ka fshehur faktin se Eri ka punuar me qetësi dhe pa ju dridhur aspak syri për të shkatërruar pak nga pak ngrehinën formale të Partisë Socialiste, që herët, që nga koha kur drejtonte mjaft.

Por, kulmi ishte këtë vit. Edi asesi nuk donte ta kandidonte, por i vënë me shpatulla pas murit nga pazari që ky i fundit mund të bënte me ‘komshinjtë’ , u detyrua t’ia lëshonte kandidimin, pra duhet thënë që Eri ia mori me dhunë kandidimin.

Eri e ka shumë të qartë këtë fakt. Ndaj ai nuk resht së poshtëruari Edin publikisht. Në hapjen e fushatës së PS , Eri kotrollonte gjithçka dhe gjithkënd në PS . Atë ditë Eri ishte defacto kryetar i PS. Atë ditë njeriu më i kokëulur dhe më i poshtëruar ishte vetë Edi.

Atë ditë Eri u vetëshpall princi i PS, me bekimin e socialistëve të zhgënjyer fort me Edin, si Pandi dhe Fatmiri. 

Ndërkohë Edi jo vetëm, që nuk guxoi ta kundërshtonte këtë vetëshpallje, por nxitoi ta përshëndesë i pari, sepse ai ka mbetur akoma i vetmi gomar beteje, me të cilin tërheq qerren e  tij, tashmë të rropatur dhe të ndarë në dysh e tresh, drejt humnerës.

Edi është shumë i shqetësuar për këtë dhe krejt i pafuqishëm, por tashmë është shumë vonë. Kërriçi i dikurshëm është rritur dhe është bërë gomar i madh. Ai nuk ka më fuqi për ta ndalur ecjen e sigurtë të Erit drejt kreut të PS.

Eri shfaqet kudo me njerëzit që Edi i urrendhe pot. Ai ndjehet i poshtëruar nga kjo, por atij i duhet të heshtë. Atij i duhet të mbyllë gojën, sepse tashmë është krejt i pafuqishëm përballë tij.

Edhe pse Veliaj po shkel çdo vendim të tij, edhe pse nuk raporton më për asgjë tek ai, Edi hesht dhe vetëm miraton i humbur dhe me kokën ulur.

Edit nuk i ka mbetur rrugë tjetër. Por edhe nëse do të kishte tashmë është shumë vonë. Fjala e Veliajt është sot më e fuqishme se fjala e tij, por Edi mundohet shumë, që të paktën kjo të mbetet larg syve të publikut.

Frika më e madhe e Edit u bë shpejt realitet. Eri tashmë është ylli i socialistëve. Një yll që po e zbeh çdo ditë e më shumë dritën e liderit suprem. Dhe ai as nuk e duron por as nuk e kontrollon dot më këtë.

Kjo situatë pafuqie është torturë për Edin. Mbështetësit e tij, të dëshpëruar nga kjo situatë , kanë nisur dëshpërimisht të gjejnë mënyra alternative për të mos djegur aksionet e tyre politike. 

Ky është një nga ato momente, kur pafuqia dhe ëndrra për të qenë i pari, shkrihen tek njëra- tjetra dhe prodhojnë impotencë mendore dhe shpirtërore njëkohësisht .

Ata kishin vite që e ushqenin ëndrrën për të trashëguar PS , deri kur Edi në mënyrë të pacipë ndërhyri brutalisht për të kandiduar pupacin Veliaj për bashkinë e Tiranës.

Prej asaj dite, partia socialiste nuk ka qenë më e qetë. Me përzgjedhjen e Veliajt , ata po shikojnë se sa larg ëndrrës për t’u rikthyer në krye të PS  janë.

Dhe kur një grup njerëzish të pakënaqur brenda PS-së shprehen kundër Veliajt, ai bën sikur nuk dëgjon sepse tashmë ai nuk bën dot më asgjë. Erjoni është më i qetë nga çarja, ndërsa Edi i dëshpëruar nga pafuqia për t’i bashkuar socialistët .

Sot është në ditën e tij më të keqe. Edhe më idiotët, e kanë kuptuar se me Erin, kllounin e bashkisë, PS do të çahet keq dhe do t’i duhet shumë kohë për të ardhur në pushtet.

Makthi, që një pupac pa dinjitet si Eri  mund t’i fuste shkelmin dhe ta nxirrte jashtë PS, njëjtë siç ai vetë bëri me Fatos Nanon, e ka shoqëruar që në momentin kur vendosi ta kandidonte për Tiranën. Karma is a bitch!

Ky makth iu bë realitet. Tashmë është krejt dorëzuar, i pafuqishëm përballë përbindëshit pa fytyrë që vetë krijoi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ajo16/06/2019 18:30

Nese lali Eri vihet ne krye te PS, ky eshte lajmi me i bukur per shqiptaret! Dhe a e dini pse? Sepse me ne fund PKSH, e ripagezuar ne PPSH dhe e “ rilindur” brenda nates ne PS do shkaterrohet!!!
Ne fakt kjo pjelle e shemtuar e komunisteve serbo- malazeze me pupacin e tyre medioker por mizor Enver Hoxha ne krye e ka mbyllur ciklin e saj. Eshte koha te dale jashte historise dhe politikes shqiptare! Sapo kjo parti te pushoje se qenuri partia me elektoratin me te madh ( gjasat jane qe do te jete nje parti periferike dhe per kete duhet falenderuar i cmenduri Edi Rama ) atehere do ti vije fundi edhe tranzicionit 30 vjecar!
Besoj dhe shpresoj qe vakumin e saj ta plotesoje LSI, si nje parti e majte, por qe nuk mban mbi supe mekatet e PPSH- se. Ajo, per arsye edhe si nevoje per te mos mbartur mekatet e komunisteve, u shkeput prej PS. Besoj se elektorati i saj edhe pse i majte, nuk perfaqeson ate shtrese te popullsise se lidhur fort me nomenklaturen komuniste apo me sigurimin e shtetit. Ata te gjithe pa perjashtim, plus dhe familjet qe na bene “ luften” e lavdishme nac- clirimtare qendruan ne PS.

Askushi16/06/2019 17:10

Erin fiku eshte me i ndyre, me i poshter, me i pamoralshem, hipokrit, i pabes, jo modern, fshatar i keq.. shume here me i keq se Rama. Fatkeqsisht keshtu. Pra nga shiu ne bresher, nga balta ne mut.

Shqiptari16/06/2019 12:52

Lali Plehu eshte 100 here me ndyresire se ati i tij politik!
Eshte me i poshter, me qelbanik, me palaco dhe me i lig nga cdo pikepamje, i perdoruri se sa perdoruesi i tij!

Shto koment

Denonco