‘Mallkimi’ i Ministrave të Brendshëm shqiptarë, ‘dashuria’ Lleshaj-Rama dhe …

‘Mallkimi’ i Ministrave të Brendshëm shqiptarë, ‘dashuria’ Lleshaj-Rama dhe …

Nga Artur Zheji - 20/04/2019

Që nga Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu e shumë të tjerë, ministrat e brendshëm shqiptarë, janë ‘persekutuar’ herët a vonë si tradhtarë, apo si abuzues, apo si konspiratorë të dyshimtë dhe të rrezikshëm.

Mirëpo në ditët që po jetojmë, pas Saimes dhe Fatmir Xhafës, ka dalë në sfond ministri i ri, Lleshaj, gjithmonë e më shumë si një ministër, ish ushtarak, me mision shtypjen e protestave të Opozitës, me gaz dhe arrestime.

Një ministër i brendshëm ky, që nga një ministër me profil teknik, prejardhur nga ushtria dhe nga roli i këshilltarit, është duke u bërë sot, përditë e më shumë një ministër politik, që mban qëndrime të mirëfillta krejt të njëanshme, shpesh pa takt dhe acaruese.

Kalimi nga një ushtarak i lartë, dikur kandidat i Ramës për president të Republikës në vitin 2012, në ministrin më të bindur dhe urdhërzbatues të kryeministrit, në përballjen me popullsinë e pakënaqur dhe protestuese, Lleshaj, po kthehet në një bezdi të madhe kombëtare dhe po kthen mbrapsht shumë nga fitoret e brishta të demokracisë shqiptare.

Sidomos përdorimi i gazit, ndaj banorëve të ngujuar në mënyrë paqësore në shtëpitë e tyre te Bregu i Lumit, është një skandal i turpshëm, me të cilin shqiptarët apo e ashtuquajtura shoqëria civile, po mësohet të bashkëjetojë. Edhe përdorimi i gazit lotsjellës dhe helmues, tejet i përqendruar, si instrument torture apo ndëshkimi, ndaj turmave protestuese, krejt jashtë perimetrit të godinave strategjike, po kalon turpshëm pa nënvizimin dhe revoltën e duhur intelektuale, të majtëve apo të djathtëve, të atyre pa parti dhe pa ideologji partiake, por sëpaku, të dëshpëruar për të mbrojtur disa standarde, për trajtimin njerëzor të Njeriut.

Gjithmonë e më tepër Lleshaj, një urdhërzbatues i ftohtë, politikisht gjithmonë e më cinik, po shndërrohet në alteregon, apo në personalitetin e dyfishtë të dëshpërimit kryeministror, që qan me lot të fshehur, shkatërrimin e fasadës së ‘kryeministrit të dashur’ të popullit të vet.

Lleshaj dhe Rama, po bien në një dashuri patologjike pushtetdashëse me njeri tjetrin, kryeministri ka gjetur veglën e duhur dhunëzbatuese, ndërsa Lleshaj, ka gjetur më në fund ‘Fyrerin’ e tij të dashur dhe është gati me sa duket deri tash, ta ndjekë atë drejt ‘luftës totale’, kundër Opozitës dhe popullit protestues.

Sidomos në intervistat e shumta që ai po lëshon nëpër mediat mike të pushtetit, Lleshaj, po e kalon dhe cakun e rolit të shkruar për interpretim dhe zbatim, nga ‘Adolfi’ i vogël shqiptar, përndryshe nga kryebazhibozuku pa stabilitet psiqik, që na ra për hise ta kemi kryeministër.

Ai tani vetëmburret se është i aftë të ‘mposhtë’ Opozitën që sipas tij, mund të shndërrohet në një bandë për tu shtypur e shkelur, me gaz, shkopinj e dhunë policore.

Ky është një kërcënim i rëndë. Gabimi i tmerrshëm i ish gjeneral Lleshajt, lidhet me përfytyrimin e gabuar që ka për kryeministrin e tij, duke e pandehur rrejshëm një kryekomandant të vërtetë.

Gjeneral, kryeministri juaj, është thjesht një piktor me ekspozita të sponsorizuara si kryeministër, por shpërthyes si një aktor plot talent dhe një biznesmen i thekur dhe i pangopur underground.

Ai pra, është një komedian apo klloun virtuoz, një aktor komik, që luan si serioz rolin e kryeministrit apo të kryekomandantit, ndërsa juve, ju është ndarë pjesa e rëndë dhe e zymtë, e goditjes së vërtetë dhe reale, me shkopinj, gaz dhe dhunë, ndaj spektatorëve që nuk duan ta duartrokasin më, por thjesht duan ta përzënë nga skena, këtë dështak burrë, veshur me kostume të shtrenjta të bëra me dorë në atelietë më të mira të Milanos së luksit, por gjithashtu një zhgënjyes spektakolar.

Jeni i gatshëm ta ndiqni deri në fund në aventurën e tij që po shkon drejt fundit? Do të vetëflijoheni në bunkerin e vogël, të ‘Adolfit’ tonë të vogël, si ish gjeneral besnik, pavarësisht se keni hyrë në skenë në epilogun e tragjikomedisë së spektaklit të tij?

Ju qofshi! Sidoqoftë kjo është zgjedhja juaj…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

toni21/04/2019 17:46

O zoti tur ,kta si prela, lleshi,marku e shum tjer,kan per ti perdorur mish per top edvini, eshte shum e rrezikshme,beja pytje gim poetit se si ja bani partija punes gjeneral gjinit?dhe ithuaj se jan ekzaktsisht merditor .mirdites partija punes ika marr shum djem, dhe sot ky ,,,, eshte duke luajtur shum rrezikshem me kta si VERIJORET e dobet?.

shqiptar21/04/2019 10:01

Në një debat televiziv me moderator Bendo Malon, dëgjova diskursin e një burri të moçëm e tepër inteligjent, Uran Kostreci.
Një i persekutuar që i ka kaluar 20 vite të jetës së tij në burgjet e diktaturës enveriste..
Në thelbin e llogjikës së diskursit të tij, më tërhoqi vëmëndjen deklarimi se unë u persekutova nga diktatura, pikërisht se luftova për lirinë demokratike të shfaqjes së lirë të mendimit e kjo është arsyeja që unë mbështes partinë demokratike që e solli këtë liri, megjithë ndonjë vrejtje që mund të kem për te.
Përballë tij kishte një të persekutuar tjetër, Bedri Blloshmi që dukshëm për nga niveli intelektual ishte ku e ku më poshtë se z.Kostreci.
Ai e motivonte mbështetjen e tij për Ramën, me faktin se në PD kishte dalluar disa persona të cilët kishin në fisin e tyre ndonjë ish antar të PP e që ishin përzgjedhur në forume drejtuese të PD. Ndërkaq në këtë diskurs, ishin edhe dy femra të reja , me prejardhje nga familje të persekutuara, e që flisnin me pasion më angazhimin e tyre në partinë demokratike.
Vetë moderatori Malo, ndonëse pozicionohet si opozitar me qeverinë, ka në formimin e tij një bindje politike tepër kontradiktore.
Përse po e përshkruaj këtë debat ?
E bëj këtë për të evidentuar një dukuri paradoksale në mediat shqiptare.
Ka 27 vite që është përmbysur regjimi komunist diktatorial i Enver Hoxhës e përgjithësisht në mediat edhe historianët që kanë ngritur në qiell figurën e tij, apo edhe partitë "e majta" që vijnë nga ish partia e punës, në retorike shiten të gjithë tashmë si kundërshtarë të diktatorit apo të dashuruar me demokracinë perëndimore.
Shohim e dëgjojmë në studiot televizive shqiptare që mendimin analitik politik e dominojnë kryesisht bij e nipër të nomenklaturës së lartë diktatoriale, dhe "klasës së persekutuar" të ish bashkëpuntorëve të ngushtë të Enverit e fare pak e aspak shohim në televizione figura të respektuara demokrate e patriotike nacionaliste të djathta si z. Kostreci.
Sigurisht që kjo dukuri e ka arsyen e saj.
Diktatura enveriste eleminoi edhe fizikisht nacionalistët demokratë shqiptarë e bijtë e tyre që i shpëtuan kësaj masakre, nuk arritn të arsimohen për të qenë udhëheqës të lëvizjes demokratike të fillim viteve 90-të. Por ama kanë kaluar gati 30 vite e një pjese e madhe e tyre sot i ke të shkolluar në universitetet më prestigjioze të perëndimit.
Përse nuk thirren ata në studiot televizive por duhet të dëgjojmë vetëm analistë të rinj e të vjetër me prejardhje nga nomenklatura e lartë komuniste ?

ai20/04/2019 18:25

Pajtohem me mendimet e shprehura nga komentuesja "ajo" për emisionin "360 gradë" të Zhejit, veçanërisht për praninë e atij kastravacit që ngrefoset si aktor duke luajtur Robespierin e në fakt aktron me patetizëm diletanti lolon e oborit.
Zheji e motivon praninë e këtyre tipave si një pjesë e idesë së mendimit 360 gradë, pra mendimeve krejtësisht të ndryshme,
Ama sikur e tepron shumë edhe me praninë e figurës së neveritëshme të Fatos Klosit.apo të një "opozitari të djathtë" të. nivelit tepër të ultë intelektual të njëfarë Bedo.
Veç kësaj kam vënë re se sikur e ngushton shumë rrethin e 360 gradëve, duke e përqëndruar propogandën kryesisht vetëm tek një pjesë e opozitës, LSI-në , duke u shfaqur më shumë lsist sesa vetë LSI.
Sidoqoftë, nga fakti se Zheji e ka njohur nga afër Ramën që në rininë e herëshme, mund ta konsiderojmë se ai është gazetari që ja ka nxjerrë bojën e kallain më shumë se cilido gazetar tjetër .
Ndoqa në youtube një intervistë të para një viti që i kishte bërë Ramës.
Është i vetmi gazetar që e ka intervistuar dhe e ka vënë poshtë plotësisht fodullëkun e tij arrogant duke ja zbërthyer të gjitha marrëzitë e duke mos i lënë asnjë shteg në gënjeshtrat e tij të trasha..

Askushi20/04/2019 15:59

A thua se i kupton Leshi keto? Sigurisht qe jo. Leshi tashme edhte ne qiellin e shtate. Ai nuk kupton, nuk sheh, nuk degjone, nuk ndjene, ...
Nje njeri qe helmon femijet ne 6 te mengjesit, eshte nje kriminel i dobet. Sot ai eshte me i besuari i Rames. Keni vene re qe Rama kur opozita bente protesta me pare me ministrat e tjere, nuk largohej nga Tirana, ndersa tani, jo vetem qe nuk eshte ne tirane gjate protestave, por shkone fhe jashte shqiperis, pasi tani e ka besimin e plot tek Leshi.

Ajo20/04/2019 15:46

Me ne fund Zheji!
Do te deshiroja te te shihja si tek ky shkrim brilant tek emisioni juaj, 360grade. Nje keshille miqesore: e kuptoj qe jeni cinik dhe keni nje shije te holle humori, por kur luani rolin e avokatit te djallit ndaj Rames dhe onturazhit te tij kriminal ne emisionin tuaj live, ju lutem kijeni parasysh se nje pjese e konsiderueshme e shikuesve tuaj nuk e kuptojne, por e marin per te vertete ironine tuaj. Keshtu qe ju ndoshta pa dashur shtoni konfuzionin ne perceptimin e tyre per “ liderin boteror” dhe sejmenet e tij. Dhe dicka tjeter: ju pergjerohem hiqe qafe ate aktorin “ patriot” nga paneli i perheshem i emisionit tuaj se na hapi barkun. E kam fjalen per Laert Vasilin. Te pakten ki meshire per te, se eshte shnderruar ne nje Don Kishot, apo lolo ( mbase nga naiviteti apo adhurimi ndaj Rames, ia kryen sherbimin falas, por nuk besoj se eshte aq idiot! ) te oborrit te Surrelit.

Lesh Lleshi20/04/2019 15:35

Zoti zheji frymezimi ketij palo minister duket I vjen nga Pal Vata.Do thene ketij derri qe pushteti nuk mbahet me dhune ,dhe opozita nuk vdes kollaj,ta di mire ky dhe ai pafillua kryeminister bashke me Taulant Pallen ,dhe Elisa Spirokalin

Albi20/04/2019 15:26

A ka pergjegjesi ky njeri qe 90 per qind te atyre qe arreston i liron gjykata? Nuk e di si i mbron pd-ja, por nuk e besoj se ne te gjitha rastet arrestimet jane vleresuar te ligshem nga gjykata. Ky po vepron si kur eshte shpall gjendja e jashtezakonshme.

Shto koment

Denonco