Geni i babëzisë që po çon Shqipërinë për skrap

Geni i babëzisë që po çon Shqipërinë për skrap

Nga Gentian Gaba - 06/04/2019

Në një Shqipëri ku Parlamenti mblidhet i rrethuar me forca policie dhe tela me gjemba; ku kryeministri udhëton drejt tubimeve anti-opozitare me helikopterë, për të shmangur protestat, lajmet e bujshme kalojnë pa ndonjë hata të madhe.

Inflaksionim i lajmeve të këqija e ka shndërruar opinioni publik në një masë pësuese dhe rrallë herë reaguese. Ky fenomen quhet ‘shifting baselines’, në shqip mund të përkthehet “spostim i kufijve”. Termi përdoret në psikologjinë sociale për të përshkruar mënyrën sipas së cilës gradualisht dhe pa kuptuar, perceptimi ynë përshtatet në periudha të ndryshme kohore. Është një mekanizëm mbrojtës në funksion të ruajtjes së normalitetit psikik të individit. Sigurisht na shpëton nga dëshpërimi përballë abuzimeve; por gjithashtu është shumë i dëmshëm në raportin e individit me pushtetin, pasi prodhon qytetarë të bindur ndaj çdo abuzimi.

Një kut për të kuptuar përshtatjen e qytetarëve ndaj kufijve të reja të abuzimit me gjënë publike, është raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit  sipas të cilit, në vitin 2018, parregullsitë financiare dhe dëmi ekonomik i institucioneve shqiptare kap shumën e 1.7 miliard euro. Një shifër gjigante krahasuar me ekonominë tonë liliputiane. Për të cilën, çdo njëri me pak fantazi, mund të rrok më së miri tërësinë e gjërave që mund të zhvilloheshin, nëse kjo shumë marramendëse do të përdorej në dobi të interesit publik.

Mirëpo ky krim ekonomik duket se nuk po shqetëson asfare. Sikurse fare pak qeder shkaktoi edhe raporti vjetor që Departamenti Amerikan i Shtetit dorëzoi të enjten e shkuar në Kongres, mbi strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve. Ku në pjesën për Shqipërinë, ndër të tjera, DASH theksonte se korrupsioni është shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Nëse nga njëra anë flegmatizmi qytetar ndaj këtyre lajmeve tregon nivelet e reja të durimit karshi një pushteti të korruptuar në mënyrë absolute, nga ana tjetër rrëzon në mënyrë të qashtër retorikën e 2017-ës, atë të ‘timonit’ dhe ‘tepsisë’ me të cilën kryeministri ende shpërrallon nëpër Shqipëri.

Atëmot tepsia dhe timoni hynë në përdorimin ligjërimor për të zëvendësuar mungesën e bilancit dhe alternativave, ndërsa sot, me të dhënat e mësipërme, janë provat më flagrante për fajet e Ramës dhe ‘Rilindjes’.

Ai që kërkoi timonin i vetëm, për të ‘mos pasur njëri në prerë’, pasi sipas tij aleatët e kishin bllokuar në katërvjeçarin e parë; dhe premtoi se i vetëm në timon do të kishte çuar për skrap tepsinë, duke nënkuptuar korrupsioni që buron nga ndarje e pushtetit brenda koalicionit, është sot përgjegjës i vetëm për raportet e DASH-it dhe KLSH-së.

Nuk ka asnjë alibi, nuk ka asnjë justifikim, nuk ka koka turku për t’u sakrifikuar kundruall mëkateve të njëshit dhe zerove që ka nga mbrapa. Ka vetëm një çetë të drejtuar nga kryeministri që vepron nën ethet e genit të babëzisë. Një instinkt i rrënjosur thellë në ADN-në e politikës sonë, por që makutëria e një pushteti pa kontroll dhe balanca e çoi në oktavën më të lartë.

Një plaçkitje e paprecedentë që sot përpiqet ta kamuflojë me batuta dhe atlete. Anipse janë gjetje që nuk mund të mbajnë gjatë, pasi daullet e luftës politike tashmë gjëmojnë rreth tij, dhe raportet që terratisin qeverisjen janë barut për dyfekët e opozitës.  Këtë të fundit Rama është zotuar se do të çoj për skrap. Veçse me sondazhet që opozitën e konfirmojnë shumicë dhe mazhorancën pakicë, duket se e vetmja gjë që rrezikon të çoj për skrap është Shqipëria. Një arsye e mirë për ta ndalur përpara se të jetë tepër vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

cico06/04/2019 20:11

Qe kur i vura ne dukje nje redaktori tru kokalle se fjala THERJE, qe ky e pati perdorur ne dy lajme te kronikes, duke i spjeguar dhipllome blerit se kjo fjale perdoret kur vrasim nje kafshe dhe jo kur flitet per nje njeri, redaktori trukokalle dhe dhipllome blere, e mori shume per keq, ndoshta pyeti ndonje me te ditur se ai dhe ai do ti kete thene qe eshet e vertete verejtja! Keshtu qe trukokalla nuk i publikon me komentet e mia nga inati, qe zakonisht. kane te mefshet dhe mediokret. Me nje, fjale hakmerret sepse une i thash qe eshte nje gomar qe nuk njeh shqipen.... Dhe si trukokalle dhe provincial qe eshte kenaqet duke mos publikuar ato qe them une. Nuk me rruhet fare nga medioker e meskine si ti o hajdut i pages qe te jep agjencia e lajmeve ku punon! Problemi i rendesjishem i medias eshte te shkruaje qarte e me fjele gjetura, sepse media o trukokalle nuk eshte prone e dikujt qe mund te shkruaj si tek "shtate kazanet" e plehrave, ku punetoret e komunales mlidhen ne pushim per te ngrene buken qe kane marre nga shtepia, e duke folur astu siç flet ti, o tru kokalle! E ne fund o tukokalle, nese ke bithe bej debat me mua per shume gjera edhe per gjuhen dhe e dij se te mund keqas! Ps; mund te besh debat si nje lexues i kesaj agjencie siç jam une, nuk ka nevoje te jesh i x-si apo y-loni,sepse cilido qe te jesh une te bej pluhur ne debat, o ti qe fle me bythe e ec me koke!

Cuco06/04/2019 18:21

Babezi e shkaterrim i vendit.... si ky llum, vetem tradhetaret e bejne. Thuajeni; o kinse analiste, mos keni frike nga e verteta. Duhet te jeshe te jteper naiv te mendosh se ky vetem vjedh...jo...jo. ky shkaterron me vetedijen e nje bastardi qe ka inat me njerezit e vendin e tije., per problemet qe ka ai me veten e tije.. eshte i semure, por kjo nuk e justifikon. ..

krasasi tp06/04/2019 13:00

Gentian, 1.7 miliard euro dem ekonomik dhe zhvatje te gjese publike dhe ju alarmoni qytetaret.Te ngushellohemi qe nuk ishte dyfishi, se cfare do benim. Do ju rruanim trapin qeveritareve dhe kryetareve bashkive,sot.Po sa miliard jane zhvatur edhe nen qeverisjet pas vdekjes se Enver Hoxhes.Ne vitin 1987 Ramiz Alija filloj "reformat".Zevendesoj Keshillin Mbikqyres se Bankes se Shtetit me nje Keshill te Bankes ku emerimet i bente drejtori i Bankes dhe i miratonte Kryeministri.Dmth A.Carcani.Qe atehere e deri me sot, nuk dihet se sa, e se ku, kane shkuar, e shkojne kursimet e shqiptareve qe nga "koha e qepes"e deri me sot.Ndaj nderkombetaret nepermjet(shqiptareve) si "produkt" i Reformes ne Drejtesi mund te sjellin nje fillim te ri.dhe nje shprese per tu ber ky vend.

Shto koment

Denonco