Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

Nga Andi Bejtja - 05/04/2019

Dje, pyetjes së një gazetari të huaj ‘çfarë pret nga opozita’, iu përgjigja pa u menduar gjatë, instiktivisht, por në të njëjtën kohë thellë nga subkoshienca: pres një ofertë për ndërrim sistemi.

Them thellë nga subkoshienca, pasi në një moment më parakaluan para syve këto 30 vjet karikaturë e të ashtëqujturit ‘ kapitalizëm shqiptar’, që nga orët e stërgjata të pritjes së një rezultati zgjedhjesh çdo dy vjet, ndryshe dhe nga vendet që janë afërsisht në një stad ekonomik me ne në rajon e ku rezultati zgjedhjeve shpallet pa kontenstime brenda 24 orëve; që nga statistikat e vrasjeve ku mbi 70 % të tyre janë bërë për çështje pronash; që nga nga shkatërrimi dhe keqadministrimi i pasurive natyrore; që nga punonjës ish-kolegë të mi, operatorë apo shofera që kanë mbetur ekzaktësisht me të njëjtën rrogë si 15 vjet më parë e për t'u kthyer mbrapsht më erdhi ndërmend edhe ai skeçi i estradës që të gjithëve i ka ngelur në mendje ‘tanku i parë që do vijë në ndërmarrje ti do e marrësh’, kohë gjatë privatizimeve të famshme në vitet '90 kur ‘po te qëlloje të ishe shitëse merrje një pjesë të dyqanit’, ndërsa nëqoftëse qëlloje të ishe profesor apo mjek nuk merrje dot në shtëpi as stilolapsin dhe as uniformën e punës.

Tashmë aspak irracionalisht:

PO, nga opozita pres një ofertë për ndërrim sistemi. Shqiptarët e thjeshtë, qofshin punëtorë, shtresë e mesme apo intelektualë, nuk mund të ngrohen më thjeshtë dhe vetëm me protesta përbri, përballë dhe/apo anash Kryeministrisë apo anash/përballë Parlamentit.

Nuk zgjidh gjë në Shekullin e 21 as hyrja me forcë në Kryeministri apo në Parlament për një ditë apo qoftë dhe një muaj. Ka ardhur koha që tabela ‘Rama IK’ nuk ka kuptim nëqofëse mbrapa nuk ka një kundërofertë të qartë me pika të sakta për ndërrim sistemi.

Djegia e mandateve, ky akt unikal i paprecedentë, që në fakt e nxjerr një pjesë të madhe të klasës politike jashtë sistemit (po t'i referohemi sondazheve të fundit ata mund të konsiderohen dhe shumicë), ka kuptim si i tillë, jo thjesht si një akt i fortë mosbindjeje civile apo përplasje civile, quajeni si të doni....asgjë nga këto nuk do kishte kuptim, siç nuk po ka, në fakt pa një broshurë jo vetëm në xhep dhe në mëndje, por mbi të gjitha në zemër, me pika dhe pakte të përcaktuara qartë për ndërrimin e një sistemi që është përçudnuar ndoshta më keq se çdo herë tjetër këtë mandat e gjysmë të Rilindjes, por që, për hir të së vërtetës nuk ka funksionuar në dobi të shumicës së shqiptarëve në këto 30 vjet.

Opozita shqiptare ka hedhur një hap më të madh se vetvetja dhe nuk ka asnjë akt tjetër, protestë a jo protestë, që ta ngrejë në lartësinë e këtij akti dhe në fakt t'i japë kuptim këtij akti si një akt jovetëvrasës përveç një oferte për ndërrim sistemi.

Nga ana tjetër do të ishte fatkeqësi e radhës për këtë popull të rraskapitur nga komunizmi dhe demokratura që të kishim thjeshtë një datë zgjedhjesh të parakohëshme dhe të kishim fitues qoftë një rilindas Rilindas apo një rilindas Demokrat, pa ndërruar gjë nga ky sistem që në fund të fundit prodhoi vetëm eksod.

Dëgjova dje rastësisht gjatë një ndërhyrje telefonike në emisonin ‘Të Paekspozuarit’, të Ylli Rakipit, liderin e Partisë Demokratike që sikur i ka ca pika dhe ia ka prezantuar dhe të huajve që ka takuar.

Unë nuk e di çfarë janë këto pika, por kjo nuk është serioze, sepse të hartosh një ofertë për ndërrim sistemi krahas protestave, duhet të ulesh me njerëzit me çdo kategori dhe përpara se t'u thuash ‘të pres të shtunën në protestë’ duhet t'i kesh pyetur më parë çfarë duhet të ndërrojnë nga ky sistem dhe kur t'u thuash ‘të pres në protestë këtë fundjavë’, t'u kesh lënë në dorë dhe Manifestin për Ndërrimin e Sistemit e ndërkohë të kesh kërkuar falje dhe për pjesën tënde të mëkatit në gjithë këto vite tranzicion.

Është koha, madje është pak vonë që opozita të artikulojë qartë madje dhe si e sheh të ashtëquajturën qeveri të tranzicionit, sa gjatë duhet të rrijë ajo dhe çfarë duhet të marrë përsipër. A duhet të jetë një qeveri e përbërë nga eksponentë politikë apo jo?

Partiakë - ekspertë të fushave të ndryshme? A duhet të rrijë 6, 8 muaj apo një vit apo qoftë dhe më shumë për të përgatitur ofertën për ndërrimin e sistemit.

Fjala vjen, pas 30 viteve demokraturë unë nuk mund ta imagjinoj më Shqipërinë me një sistem zgjedhor ku votat i numërojnë militantët e partive politike dhe jo përshembull mjeket apo pedagogët.

Fjala vjen, unë nuk e kuptoj më dot Shqipërinë pas këtyre 30 viteve pa një Pakt të Madh për Eksodin, çka përkthehet në vetvete në një pakt të madh në luftën ndaj varfërisë dhe në fund të fundit në një Pakt të Madh të Administrimit të Burimeve dhe Pasurive Natyrore për të shkuar më tej, pse jo, dhe në një pakt të hapur kundra Oligarkisë.

Fakti që, me këto burime dhe pasuri natyrore jemi vendi i tretë nga fundi më i varfër në Europë duke lënë pas vetëm Kosovën dhe Moldavinë flet shumë. Fjala vjen, përshembull pas 30 viteve mosfunksionimi unë nuk e imagjinoj dot që Kontrollin e Pasurisë si organ ta zgjedhin vetë politikanët, por mund të jetë një organ i zgjedhur nga populli.

Fjala vjen etj, etj.....

Kjo krizë e paprecedentë dhe unikale në llojin e vet, na ka hapur në fakt një horizont të madh mundësish për të ndërruar një sistem demokrature që nuk funksionoi këto 30 vjet, ndërkohë, pse jo, mund të na vërë për mirë edhe pse jemi një vend i vogël në qendër të një debati të madh botëror, që ka kohë që ka filluar për gjetjen e një rendi të ri botëror.

A e bëjmë dot, a kemi kapacitetet e duhura ta bëjmë? Nuk e di, por fillimisht le ta ëndërrojmë dhe t'i shkojmë pas atij që do tentojë ta realizojë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kokepalari08/04/2019 23:14

KAM DY PYETJE PER ANDIN:
1- ne nje sistem te ri çfare do behet me sorosianet ?
2-çfare do behet me ish-sigurimsat ?
Per mua keto dy kategori e helmonje shume qeverisjen dhe po nuk i
ndalove te fusin hundet kudo si kane misionin rezulatet do jene katastrofike!!

Edvin06/04/2019 13:44

Jam absulutisht dakort me ju,perveçse ne nje pike.Ruajtja e numrimi i votes nga "mjeket" apo "arsimtaret" mund te kishte vlere,nese nuk behet fjale per Shqiperine.Sot pas 30 viteve demokraci,"mjeket" apo "aresimtaret" kane pesuar mutacion.Sidomos kategoria e arsimtareve,shumica e te cileve jane peng i emrimeve apo transferimeve pa merite.Ata ndjehen te pasigurte perpara nderrimit te pushtetit politik,ndaj jane te gatshem edhe te vrasin konkurente e pushtetit.Votimi dhe numrimi elektronik,,mund te jete zgjidhja me racionale per te kapercyer kete situate.Zgjidhjet e tjera,ne kushtet aktuale,nuk mendooj se prodhojne rezultat pozitiv.

Sbehet06/04/2019 13:05

Shkurt..sbehet me...

B06/04/2019 07:17

E vertete ai qe ka thene Andi. Ka ardhur koha te ndryshoje sistemi rrenjesisht dhe kam shume besim tek lideri basha qe mos ti ngjasoje as ketij sistemi qe prodhoi Edi Rama ,nje sistem kriminal por edhe ajo qe ishte me kohen e berishes mos ti ngjasoje por nje sistem qe te jete I paster demokracie, funksionale dhe ku me te aftet te drejtojne vendin .ku meritokracia te beje ligjin dhe mos te kane mundesi te nderhyjne askush, dhe kur behet ndrimi I pushtetit ,sistemi te mbetet funksionale demokratik dhe kjo arrihet nga njerzit e ndershem dhe te dijshem .E para lideri BASHA te prezantoje qarte me pika ashtu siq e kerkonin studentat dhe akademiket se do tu plotesoje nje nga nje 8 pikat dhe reformen do ta beje bashke me studentat dhe me akademiket e cila reforma ne arsim do te sjell ndryshimin rrenjesore te sistemit pra nje sistem te vertete ku mbizoteron vlera dhe dija ,ku e verteta do ta zhduke te koten .ku vetingu nga akademia e shkencave deri ne nivelet me te ulta ne cerdhe duke I zevendesuar me njerzit me te mire dhe te arsimuar me diplloma te verteta dhe me rezultate te larta reale.Ky ndryshim sistemi te ndryshoje ne te gjitha institucionet nga vetingu ne arsim ,drejtesi ,ne politike ,shendetesi ,polici,ekonomi,ne te gjithe administraten dhe pushtetet ku ligji dhe njerzit me integritet moral dhe me arsim te vertete te sundojne vendin ku askush nga I pari I vendit deri tek I fundit mos te kete mendjen te nderhyjne tek ligji dhe te behet qe ligji te veproje mbi ta ne menyre qe askush mos te kete ndikim ne te (ne dore).Kjo do te bente qe ligji te zbatohet dhe kush shkel ligjin te ndeshkohej dhe askush nuk do te kishte mundesi te ndihmonte shkelsit qofte presidenti ,kryeminister ,apo prokurore dhe gjykates sepse do te perballeshin me ligjin.Pra njerzit te kene frike vetem ZOTIN dhe ligjin se ska njeri to ndihmoje. 2 Pas kesaj reforme ,nje adminstrate te vogel dhe efikase ku shteti te trajtohet si kompani qe ne funde te dale me fitim ,4 TE ule taksat dhe te thithe gjithe investitioret serioze per investime ne shqiperi si vende serioz per investimet strategjike dhe te ndryshme ku biznesi eshte I sigurte ne fitimet e tyre .Nje qeverisje e ndershme ku ,kur e pyeten nje lider te nje vendi te suksshem qe beri histori ne vendin e tij dhe ky eshte Erdogan ,me nje fjali e permblodhi ,nuk do te vjedhe.Pra duhet vetem te jesh njeri qe don vendin tende.Keto pika duhet qe BASHA ti qartesoje dhe te kete mbeshtetje ne popull.

Benca05/04/2019 18:26

O krasas i gramoz rucit edhe ketu e nxorre koken o qelbesire e ndyre. I paska pelqyer edi bythes kjo analize e andit dhe ti menjhere del dhe e pershendet o maksara. largohu nga portalet se po u be kjo qe thote andi tu do te vije fundi dhe ndeshkimi shume shpejt, palaco i ndyre qe shetit si mi halesh nga portali ne portali. dukesh sikur fshihesh pas fustanit te gramoz rucit apo brekeve te meros gelbazes.

Albani05/04/2019 18:11

Lereni A din te dremite....
1. Per numurimin e votave Andi, thote se duhet t'i bejne ta zeme nje doktor apo pedagog.
Po ku do t'i gjejme keta njeres qe te mos jene, aktive ose jo, te partive politike ?
2. Te ulim varferine qe te mos kemi largime te popullsise jashte Shqiperise.
Varferija ne Shqiperi nuk mund te ulet apo permiresohet as dhe per 50 vjet te tjera.
Kryesorja per Shqiperine eshte qe qeverija te meret me masa rrenjesore ne drejtim te ekonomise dhe jo te zbatoje endren e nje kryeqeveritari qe per te lene gjurme te emrit te tij, shpenzon leket e buxhetit per " rregullimin" por ne fakt meret me percudnimin e qendrave te qyteteve.
Pra ne vend qe te investoje ne ekonomi, investon ne objekte qe nuk japin asgje per ekonomine e vendit. Pra prish buxhetin per kot.

Shqiptar05/04/2019 17:36

Bravo Andi, ka ardhur koha qe opozita te paraqese nje oferte te sakte dhe te qarre. Te filloje duke dhene mendimin per Kodin zgjedhor dhe te vazhdoje me te gjithe problemet e mprehta qe ka vendi dhe duhen zgjidhur. Nese Opozita kerkon te beje njerez per vehte, duhet te shpalose programin e saj dhe menyren se si mendon ta realizoje. Pra jo premtime boshe te tipit "shendetesia falas dhe e dime ne si do e bejme ose 300 mije vende pune dhe do i hapim me nje menyre sekrete qe nuk mund t'jua them tani", por me program te qarte dhe me menyren se si do realizohet ky program. Ne te kundert, do rrezohet pa e marre mire pushtetin.

t05/04/2019 17:18

Arritjet negative te rilindjes tashme jane saktesuar nga çdo analist objektiv e i paanshem dhe perseritja nga bejtja ishte e kote.Ajo çfare duhet eshte pikerisht ajo qe e thote bejtja me tri fjale:oferte per ndryshim sistemi.Ne kete drejtim opozita eshte akoma e paqarte dhe pa nje plarforme te sakte.Nuk mjafton "pa ramen km" dhe mbi te gjitha pa nje pakt kombetar.Kam pershtypjen se me shume i lexojme ne lexuesit keto analiza apo mendime te ketyre gazetareve se sa basha.Gazetare e analiste te ndyshem kane dhene plot mendime e sygjerime qe basha nuk do bente keq ti degjonte.Ka ardhur nje kohe qe asnje mareveshje apo pakt kombetar mos te behet jasht syve e vesheve te popullit dhe qe edhe vete populli mos ta lejoje kete.Jane boll 27 vjet qe vime vetdalle qe iken nje pale e vjen nje tjeter ,ata pasurohen kurse populli don te ike nga vendi vet.Dikush apo disa duhet te japin llogari e te pergjigjen per veprimet e tyre,ndyshe do kthehemi ne nje siri ne evrope.

peter05/04/2019 16:22

I vetmi problem ne themelet e cdo sistemi eshte prona. e cila sot ne shqiperi eshte ne duart e shtetit hajdut dhe administrohet nga pjellat e komunistave socialistave dhe demokratet, qe jane te gjithe veglat e sistemitt te rezuar,nethonjza. Shqiperia se ka provuar akoma kapitalizmin. Per keto 30 vjet jeton ne hajdute shtet i ndertuar nga komunistet per qellimet e tyre dhe shpresa se do vine prape. Ata jane ne qeveri ata jane klasa e pasur e re e krijuar mbi te vjedhurat e prones dhe pasurive kombetare. Pa u shkateruar kjo baze e re e ndertuar me ligjet e reja , Shqiperia nuk do te kete kure me ate qe enderojne , shqipetaret qe besojne se duhet te jetojne si gjithe bota , dhe kane te drejte se mendojne se jetojne ne shqiperi dhe se kane kuptuar akoma se jetojne ne palestine...q1e e quajne albania. Prandaj behuni shqipetare dhe beni shqiperine me pronaret qe kane emrin shqipetare dhe ndertoni e kapitalizminqe ka gjithe bota.. Ska kapitalizem ne mbreterite komuniste , socialiste o demokratike te hajduteve

X05/04/2019 16:01

Priteni priteni. Rruges eshte.

krist05/04/2019 15:51

ANDI,BASHKE ME SHUME SHOKE E SHOQE,"KE SHETITUR",lule me lule-pra sa ne nje medja,ne nje tjeter,pa pyetur fare,se cfare pronari,ka,vendas,apo te huaj,njeri i medias,apo i bisnesit,apo i politikes,cfare linje ndjek,eshte i ndershem (aq sa mund te kuptoni,se fundja jeni gazetare),apo mashtrues.Ne keto kushte,edhe ju vete nuk jeni "te ngurte",por si gazetaret ne pergjithesi,jeni "likuid"dhe edhe sikur te mos doni,do merrni me detyrim forrmen e bosit te rralles.(me perjashtime shume te rralla,si Shkullaku,apo deri diku edhe Lela),ne enen e te cilit keni pranuar te sherbeni.Por edhe ne analizat qe perpiqeni te beni,ju merreni ,kryesisht me opoziten dhe partite e saja dhe shume rralle,me maxhorancen,I analizoni partite,sikur rte jeni politologe.Detyra juaj,more zoti Andi,eshte qe duke u bazuar ne programin e sejciles parti,te nxirrni konkluzionet se ku,cfare ,sa,si,do jete rezultati i tyre.Me e keqja eshte se edhe kur viheni ne pozitat per te analizuar programin e maxhorances,ne fushate,premtimet e bera ne fushate,realizimin e tyre gjate qeverisjes,ju perseri i ktheheni opozites,duke thene se edhe opozita-kur ishte ne qeveri,nuk beri kete e ate.Me kete,ju e mbyllni analizen tuaj,duke e justifikuar maxhorancen (kushdoqofte ajo),per te gjithe mos realizimet e saja (ndersa,per demet e medha qe ka shkaktuar-nuk ndiheni fare,si c'eshte problemi i PPP,i tenderave,i lejeve te ndertimit,i lejimit te kanabisit,i kriminalizimit te politikes,te ekonomise,te administrates,shkaterrimi i policise,pervehtesimi i prones,i betonizimit,apo i pallatizimit te qyteteve).Konkretisht,te gjitha sa thashe,pasqyrohen shume qarte,ne emisionet qe beni,e qe jane shtuar si kerpudhat-mbas shiut,por sidomos te Opinioni,tek Open,tek Real Story,tek Tempora,apo 360 Grade,tek cifti Xhunga Hila.Tek keta emisione,shohim titu dhe tema shume"interesante",shume te "mprehta"shume "delikate"shume politike,shume Arsen Lupensa,por qe nga rremuja qe i karakterizot,te tera keto emisione,nuk e merr vesh i pari -te dytin.Por ama,publiku e shikon qarte,maskaraden e ketyre emisioneve,komandimin e tyre,nepermjet Celulareve,drejtimin qe i ndryshohet,po ndermjet tyre,e te gjitha bemat qe ju gazetaret,qe e keni bere zakon,i shkoni "si te ftuar" 'tek njeri-tjetri,pra publiku shikon po ato fytyra,ne te gjithe emisionet,natyrisht degjojne edhe te njenjtat mendime e mentalitete.Edhe nje film i bukur,rralle shikohet me shume se nje here,e jo te degjojme te njenjtet gazetare,te njenjtat tema,neper studio te ndryshme,dhe ne asnjeren asnje konkluzion.Andi se fundi,te analizosh,nuk don te thote te japesh mend,se nese ke mendje ndryshe nga te tjeret,qe beson se do i ndryshoje jeten shqiptareve,dil ne krye te njerezve dhe jepu drejtimin qe ata (populli) na e paska humbur.

krasasi tp05/04/2019 15:42

Bravo Andi.Nuk je "kadri".Ndaj kur ftohesh rrall ne ndonji studjo te "kazanit mediatik", "kadrijte e medias"nuk te len te flasesh.

vera05/04/2019 15:25

Bukur! Une them, kto gjana jane te realizushme, dhe ne si shqiptare, jemi te afte ti realizojme.

Shto koment

Denonco