Fjalimi i Bushatit si platformë zyrtare, që shpall luftën PS- Rilindje!

Fjalimi i Bushatit si platformë zyrtare, që shpall luftën PS- Rilindje!

Nga Poli Hoxha - 03/04/2019

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka flakur edhe nga gjuha zhgunin e diplomatit dhe nga foltorja e parlamentit ka lëshuar disa mesazhe të cilat nëse lexohen me kujdes, përveçse krizës që po kalon vendi u referohen më së shumti metamorfozës malinje që ka ndodhur sistematikisht brenda vetë Partisë Socialiste.

Kohët e fundit nga eksponentë të ndryshëm historikë të PS-së, (brenda, apo tashmë jashtë saj), është ngritur alarmi se kjo forcë e madhe politike është eliminuar nga ‘Rilindja’ e Edi Ramës dhe duhet të riformatohet, për t`u rikthyer në shtratin e saj. Zërave si Arta Dade, Arben Malaj, Pandeli Majko, etj, të cilët e kanë ngritur këtë shqetësim në mënyra të ndryshme, ashtu siç pritej u është bashkuar fare hapur ditën e sotme, edhe Ditmir Bushati.

Në fjalën e tij ai as që e zë në gojë ‘Rilindjen’, por përsërit vazhdimisht; Partia Socialiste, socialistë, progresistë etj. Duket se mesazhi është i qartë për vetë Edi Ramën dhe gjithë enturazhin e tij të katapultuar në parti, qeveri, pushtetin lokal e administratë, i cili nuk ka asnjë lidhje me traditën e PS-së, ideologjinë e saj dhe bazën e kësaj force politike.

Ky fjalim mund të quhet pa frikë edhe distancimi i parë zyrtar i atyre që besojnë te PS-ja tradicionale, përkundrejt sektit të ‘Rilindjes’, që ka vjelë në maksimum pushtetin e socialistëve.

Vini re çfarë thotë nga foltorja e parlamentit, Ditmir Bushati:

‘Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetë-përmbushëse. Ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, ne jemi socialistë, demokratë, progresistë. Ne duam të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë, më të mirë, për fëmijët tanë, por edhe për fëmijët e opozitës që nuk janë në sallë’.

Me pak fjalë ai u rikujton deputetëve të listës Rama dhe veçanërisht atij personalisht, se tagrin për vendime madhore që  kanë të bëjnë me vendin e kanë vetëm socialistët e vërtetë dhe askush tjetër që është maskuar si ata.

Por edhe në vijim të fjalimit të tij, ai kujdeset që t`u drejtohet me emër pikërisht atyre pak deputetëve të njohur si ‘socialistë të vjetër, e të thekur’, si Pandeli Majkos, Musa Ulqinit apo Gramoz Ruçit, duke mos denjuar të artikulojë emrin e asnjë ‘rilindësi’ dhe as të vetë Edi Ramës.

‘Ne jemi sot për sot në udhëkryq të madh. Lexova ‘Financial Times’, një prej gazetave më prestigjioze në botë. E dini me çfarë hapej në faqen e parë? Me foton selfie të kryeministrit të Maqedonisë me kryeministrin grek, për arritjen e madhe historike, pas tre dekadash. Dhe unë sot pyes, si ka mundësi Z. Ruçi, si kryetar i Kuvendit si politikan me eksperiencë, si ka mundësi Z. Ulqini, si ka mundësi Z. Majko e deri te kolegia që foli për herë të parë në këtë Parlament; përse kur grekët dhe maqedonasit e gjekan gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi për të gjejmë gjuhën me njeri-tjetrin? A jemi të gjithë shqiptarë? A jemi pjesë e një kombi? Përse e kemi kaq të vështirë të turpërojmë veten tonë lart e poshtë? Përse nuk e gjejmë dot ne gjuhën për të parë përpara? Çfarë do t’i themi ne sot një 30-vjeçari?’, u bën thirrje për të hapur sytë Bushati, socialistëve të paktë që kanë mbetur në atë parlament dhe jo rilindësve të Ramës.

Me fjalimin e tij duke vënë arrogancën qeveritare, një grusht njerëzish që zotërojnë gjithë pushtetin dhe pasuritë në vend (Rilindja e mistrave anonimë dhe e 4-5 biznesmenë ‘strategjikë’), përballë socialistëve progresistë që dëshirojnë; ‘një shoqëri më të drejtë, më të mirë, për fëmijët tanë, por edhe për fëmijët e opozitës që nuk janë në sallë’, Ditmir Bushati, hoqi kapakun e kazanit ‘të majtë’ që ziente prej kohësh. Ai shpalli  ‘de fakto’ luftën e PS-së kundër ‘Rilindjes’, e cila ka uzurpuar jo vetëm partinë e tyre, por gjithë pushtetet, pasuritë dhe ardhmërinë e vendit.

A ka një plan; a ka një grupim vërtet aq të fortë brenda socialistëve për ta shpëtuar partinë e tyre dhe që të paktën të shpëlajnë fytyrën e ndërgjegjen e njollosur keqas nga Rama?!

Në fund të fundit a do të ketë një aksion apo përpjekje që PS-ja të mos mbajnë mbi supe tradhtinë që i bëri ‘Rilindja’ jo vetëm Shqipërisë dhe votuesve të vetë, por edhe parimeve social-demokrate të kësaj force dhe të qindra mijë votuesve që prisnin më shumë mirëqenie për shqiptarët dhe jo për 4-5 miliarderët e majmur me prona e financa të përbashkëta?!

Është koha ajo që do ta vërtetojë, por tashmë një gjë është e sigurt; çdo ditë e më shumë Rama me krijesën e tij ‘Rilindje’, nuk ka përballë vetëm opozitën dhe shqiptarët e varfër e të dëshpëruar, por edhe një shumicë të madhe të socialistëve të ndershëm në bazë, të cilët të zhgënjyer panë, se kujt i shërbeu pushteti që i dhanë këtij kryeministri!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp04/04/2019 17:00

Per shokun "Kadri".Nuk i behet asnje sherbim te djathtes duke ngushtuar PD.Ju dhe te tjere kadrinj, thoni qe shoket,shoqet,miqte dhe bashkeluftetaret e Azem Hajdarit ,per permbysjen e sistemit monist, jane te padenje qe te kontribojne dhe te marin pergjegjesi ne qeverisjen e vendit.Ju i quani armiq te gjithe ata dhe aq sa elektorat kane pas vetes, opozitaret e sotem ne kuvend.Per ju, ish ballistet, ish legalistet, ish pronaret,ish te persekutuaret, ish demokristianet, jane te padenje te gjitheperfshihen ne PD, apo ne nje koalicion te djathte se bashku me PD, per ta rrezuar qeverisjen e majte.Djegja e mandateve nuk po mbeshtetet as nga nderkombetaret dhe as nga qytetaret.Ndoshta edhe ata vete jane ber pishman.Flukse te tjera nga elektorati gri,qe mund ti bashkangjiten PD apo se djathtes, nuk i pranoni ju.Pra ju shoket "kadrinj"jeni qe, e djathta dhe PD te katandiset "kokoshi nje thel",ama partija, ata qe ka, i ka militante te thekur, roje te porta, apo te portali , rol qe mund te mos jua kete ngarkuar askush.

Krist04/04/2019 16:26

Poli,analiza juaj,eshte korrekte,per nje idealist,qe beson,shpreson dhe perpiqet qe te ndjeke hulline pozitive.Por i ndjeri Arbnori,nisur nga pervoja e jetes se veshtire te tij,thoshte:Keta jane jo vetem socialista,por keta ,me shume jane "specialista".Fjalet e Ditmirit,vertete na bejne pershtypje,se jane te pa zakonta,kur thuhen nga nje anetar edhe i rilindjes (qe kurre nuk e ka vene ne diskutim,e jo me ne dyshim.).Por fjalet "ngjisin"fort,kur thuhen ne kohen e duhur.Vendin e ka gjetur ,sakte,por kuvendin (Parlamentin)Ditmiri,aty e ka patur,prej 6 viteve,pse na u kujtua tani (qe te shtryllur ne maksimum),e hodhen si nje mbeturine,dhe si nje qilizem,po ja shkulin edhe gjurmet qe ka lene ne punen e tij.Kur te vijne mendte,nuk i hane as qente-thote populli.Edhe Blushi-dikur-filloi te hedhe shkelma,vetem kur e pa vehten te perjashtuar-de fakto-nga llokmat fitimprurese.Por edhe atehere,nuk pame as nje socialisto-rilindas,ta ndiqte (perjashto shkencetaren,te ciles kur e pa keq punen e vet,i dha edhe asaj nje shkelm shume te purpshem,sepse e kish ndjekur "te pabesin"duke marre parasysh edhe rreziqet.).Shiko,kujt i kerkon vemendjen: Rucit-E dime se nga erdhi,por e dime se edhe ai eshte shkaktari kryesor,qe Rama,mbas shume manipulimesh te felliqura,te dy bashke,rrezuan gjithca ne PS dhe i dha Rames krejt Partine.Apo Musa Ulqinin-lavatricen-sic e quante Fatos Nano, qe e perrjashtuan,dhe pa piken e turpit pranoi te rikthehej ne PS,megjithese ishte i ndergjegjeshem se kthimi i tij,behej vetem per r'i pastruar sado pak fytyren Rames.Por deri me sot,nuk ja kemi degjuar kurre zerin,per kunder-jo,e jo,por as per po.Ndersa Majko,pamvaresisht qe fati e ndihu te ndodhej rastesisht ne kohen dhe vendin e duhur (sidomos me problemin e kosovareve),eshte si ato kurrvat (jo ne kuptimin e keq),qe e dredh,bile edhe kur don te pergjigjet ndonje pyetjeje,qe ndonje gazetar i ben,i thote,si me te qeshur:ama edhe ti,pse me ve ne siklet,(e ka fjalen per koleget),me keto pyetje,je shejtan i madh-dhe ja keput nje te qeshure,si nje idiot-cilimi,pa personalitet,dinjitet-jo,e jo.Dhe Ditmiri,e din edhe vete,se prej ketyre tre "musketjereve",por pa shpata,jo pergjigje ,por as ndonje sinjal,qofte edhe me sy,-nuk ka per te marre.Pra,kjo eshte nje perpelitje,mendoj e fundit e Ditmirit,per t'u ndjere i gjalle,por ja qe te dale i lare nga bemat e rilindjes,ku militoi deri me sot.

Llazi i lushnjes04/04/2019 11:10

Nimut Musai,gollovesh,Rudina e vetingut te mamit galloshe,Ralf Gjoni sumriq Gjuz aragosta pallavesh Lefter Maloqi,surrat kolor,Myslim Murrizi qenef,etj halera opozita e re e Edvin kellires

Askushi04/04/2019 10:02

Rilindja eshe banda qe rrem eu partin socialiste me ne krye Ramen. Rilindja nuk eshte force politike, por nje bande kriminelesh e mafjozesh qe duke manipuluar socjalistet e vertet, kan zaptuar gjitheshka ne kete vende. Ata shume shpejt do te kthehen ne Stalin apo Putin. Alarmi i rrezikut ne shqiperi eshte ne kulmin e vet. Shqiptaret si te majte e te djathte duhet te bashkohen per te zhdukur mafjen shqiptare. Shqiperije ne rrezik.

Daj Jaku04/04/2019 09:08

Me të vërtetë e besoni se Ditzi Bushati i detit grek po krijon "opozitën e socialistëve të vërtetë" në Parlament dhe në PS, kundër Rilindjes? "Puna e komisarit ishte lojë" thoshte i madhi Ndrek Luca. Kjo është farsa që shpërndan EDrama për të krijuar idenë se ka "dhimokraci" në Shqipëri. Të gjithë derrat një turi kanë, kanë 6 vjet në pushtet që kanë mbushur xhepat sa po i pëllcasin duke lëpirë bythën e EDramës, pa pipëtirë, sot që më në fund u ndez zjarri i protestave të popullit, ata po na dalin në "opozitë" bashkë me Kujtim Gjuzin dhe Rudinën e mamit. Derri do plumb ore miq, nuk hiqet me lojra theatri dhe skenare të pështira. E keni parasysh "Fermën e Kafshëve" të Orwell? Kur njerëzit (e Europës) menduan ta demokratizojnë Fermën e kafshëve ku komandonin derrat, u ulën në tryezën e bisedimeve me derrat që komandonin, jo me gomarin dhe kalin që punonin, as me delet që bënin be be be, as me qentë që ruanin qetësinë. Njerëzit demokratizimin ja besuan derrave. Pas këtaj, derrat filluan të ecin me dy këmbë si njerëzit, ndërsa gomari dhe kali vazhduan të punonin, qentë vazhduan të ruanin, ndërsa delet të bënin be be be. Mos ti presim ndryshimet nga derrat, as nga Europa. Derrat nuk e ndryshojnë turirin, as zakonin, duan vetëm të hanë, të sundojnë, të vjedhin, të shkretojnë vendin, të ardhmen, gjithçka për barkun e tyre, edhe pse bëjnë gjasme sikur po ecin me dy këmbë si njerëzit. Derrat duan plumb, ndryshe nuk ka shpëtim. Më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund me derrat komunistë mbi krye .

Loni nga fieri03/04/2019 21:55

Nga zanati qe ke o kasap duhet te jesh idrejt me prerje dhe ne kandar.Po ca opozite legjitime thua mor te keqen aman Rudina galloshja qe I tha sot vrasesit meqe I vrave mbaj nje minut heshtje ,apo Lymi nga lushnja o se harrova Lefter maloqen ,apo ai golloveshi Patosit,,Ralf Suma,Gjuz Atlantiku ,Nimut Musai kjo eshte opozita jote more pallavesh keshtu e do opziten ti dhe soja jote.Po se levizem ne leven ai km qe kemi do ta kthej shum shpejt ne diktatur shqiperine te Baba yt shpirteror Dull haleja Po shqiperia ska vdekur per burra te mire dhe te ndershem emira Ka per te fituar Ne qenef plehra Kane per te perfunduar

Benca03/04/2019 18:40

O qelbesire nga Tepelena qe nxorre perseri koken per te mbrojtur edhe ne 2 prill Gramoz Rucin e Edi Spiro Koleken (Rama). O maskara qe kerkon te hedhesh tym permes fjaleve pa kupptim qe shkruan ne faqet e syri.net. O qelbesire e fshehur ne breket e Gramoz Rucit apo brekushet e Edi rames se ky i fundit i vesh brekushet pa breke. O prositute e Mero Bazes qe futesh ne portalet e opozites si provokatoret e lleshit ne mitingjet e opozites. Askush nuk te beson me kur shkruan ne kete portal dhe kam marre si detyre te te nxjerr bojen se here te futesh te syri.net

krasasi tp03/04/2019 17:17

Sot kur Parlamenti "punonte" dhe Opozita "protestonte", TV Klani ju drejtohej qytetareve "a je ti supersticioz"?.Ku qendron "fuqija" e mazhorances dhe "dobesija"e opozites te vetedjegur?.Une gjykoj, te marreveshja e fshehte e "Parise se Tiranes" Kjo u duk qarte sot ne debatin mbi ligjin zgjedhor.Opozitaret sot ne parlament jane legjitim, persa kohe ata mbeshtesin ligjin zgjedhor ku te dy grupimet mazhorance- opozite per nje 1 vite, ja bene "topin" mu ne mes te tavolines, duke mos e mbledhur asnjehere ngaqe ju interesonte ruajtja e domeneve parapolitike, dhe alternimi i pushtetit me marreveshje dhe jo me zgjedhje te lira te drejta e te ndershme.Konstatimi i Znj.Hajdari dhe Z.Murrizi eshte i drejte sipas meje..Duket qarte qe Edi Rames dhe krejt grupit parlamentar te PS, nuk i hyne ne pune prezenca e opozites se re ne parlament, perderisa ata e paskan seriozishte, per mos tu kthyer ne fasade te ujdive Rama-Basha-Kryemadhi.Prezences se opozites ne parlament z.Rama nuk e dashka per te bashkepunuar per reforma per integrim, sic jane ato per krijimin e strukturave te reja te sistemit te drejtesise, as per ato te reformes zgjedhore as per reforma te tjera qe na perafrojne me BE.Thjesh zhgenjim.Media e kazanit dhe kadrinjte e medias, ose na pyesin ne jemi supersticioz, ose na kthejne te shikojme e analizojme "revolucionin ne gote" dmth percarjen e PS.

Shto koment

Denonco