O Skënderbeu i Elisës!

O Skënderbeu i Elisës!

Nga Ilir Demaliaj - 25/03/2019

O Skënderbe, do të të lutem shumë, mos e përmend më që jam nxënës i Konicës dhe Nolit!

Konica nuk pranonte derrkucë dhe derra injorantësh, xhahilësh e katilësh, hajdutësh e banditësh, kriminelësh e bedelësh, siç je rrethuar ti, o Skënderbeu i Elisës, që mban pranë atë që e di se Don Kishoti i Servantesit është personazh i Hasan Zyko Kamberit dhe Servantesin e di Zyko Kamber!

Nuk po hyj ketu për derra-xhahila e katila si Ruçi, Balla, bedelësh si Pandi, Olta, me banditë dhe hajdute si Gjiknuri, Ahmetaj e pafund një ‘Fermë derrash’ që quhet Rilindja e llucit!

Shkurt, O Skënderbe, lëre Konicën rehat dhe mos e bëj të luaj në varr, duke thënë që je nxënësi i tij! Si vepron dhe me kë rrethohesh je një nxënës i Haxhi Qamilit dhe i binduri i Erdoganit me thirrjet ‘Dum Babën’!

Konica, kur i afroheshin njerëz si këta që ti rrethohesh e bashkëpunon, lajmëronte policinë t'ia largonin si ndotje fizike, akustike e ambjentale.

Ja si i përshkruan njerëzit si ti Konica, o Skënderbeu Elisës:

‘Një i mbushur me mllef e mëri, në mendjen e tij anemike, rrokullis mendime të tmerrshme’ (Albania 9, 1898).

Ndërsa për derrat e derrkucët e llumit tënd Konica na shkruan:

‘Ka njerëz që shiten tek një qeveri për të pështyrë gënjeshtra’ (Albania 16,15-31 korrik 1898).

Ti, në etapën e fundit të ‘mbretërimit’ tënd më kujton Haxhi Qamilin me propagandën dhe demagogjinë e llumit të derrave kur thoshte:

 ‘Kush qekan kta fuqitë e mdhoja’?

Ai qe po i jepte vendimet e fuqive të medha i përgjigjej: ‘Londra, Parisi, Berlini...’

Haxhi Qamili, ia kthente: ‘…ne kemi Peqinin, Shijakun, Pezën...’

Sa për Nolin, dje ne Kongresin e sheshit më kujtove nga Noli Marshin e Barabait!

 ‘O i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,

Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju

Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,

Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barababa’!

Pra, të lutem, për ti lenë të qetë Konicën e Nolin në varr, të lutem, mos thuaj më jam nxënës i tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ervin26/03/2019 17:42

Ta bofte zoti Hallall o Ilir!
Nga gjithe shkrimet e tua ky me ka pelqyer me shume. Eshte ashtu me gjuhen e thjeshte e mendim jo te perpunuar ,e vetmja gjuhe qe ju pershtatet derrave.
Te falenderoj per karakterizimin fantastik te grupimeve ne PS. I pelqyeri im eshte bedelet Pandi ,Olta & co.

Rami Kristaq Murrizi25/03/2019 20:03

Ore ky vend ska vuajtur per rilidas ja vini re lymi Murrizi,lefter Maloqi,Nimut Musai ,Rudina Galloshja,Ralf Suma,Gjuz Palla etj.Keta po Jane pasardhesit eKonices,dhe Nolit pa keta ne sbejme dot para .Prandaj dhe Ramiu shine si te doje se Jane keta qenefer

kuri25/03/2019 14:22

Qe eshte nxenes i Konices e i Nolit diskutohet, ajo qe nuk diskutohet eshte se ky eshte jashteqitja e tyre!!

Isufi25/03/2019 12:42

Ok te tjerst por kete paris londer berlin duhet ta kesh per lulin besoj

Shto koment

Denonco