Ka vetëm një zgjidhje

Ka vetëm një zgjidhje

Nga Ylli Manjani - 07/03/2019

Përpjekja e krahëve politikë për të gjetur rrjeshta në ligje apo në vendime gjykatash, për të justifikuar sjelljen e sotme është kot. Kohë e humbur!

Kjo situatë erdhi nga mbajtja e zgjedhjeve të 2017-ës jashtë shtratit Kushtetues dhe ligjor. Kushtetuta dhe ligji u anashkaluan nga marrëveshja politike e 17-18 majit 2017.

Me këtë marrëveshje u shty data e zgjedhjeve; u menaxhua KQZ; u ndaluan koalicionet e madje u shty edhe orari i votimit. Krejt në kundërshtim me ligjin!

Marrëveshja solli devijimin çudibërës të rezultatit të zgjedhjeve, ku 48% i votës popullore u shndërrua në 55% të vendeve në Parlament.

Marrëveshja pra prodhoi qeverinë moniste dhe bëri të pa rëndësishme opozitën parlamentare.

Edi Rama u bë kryeministër monopartiak si rezultat i asaj marrëveshje dhe jo nga zgjedhjet e ndershme.

Tani që marrëveshja ka rënë, llogjikshëm pasojat janë të pashmanshme. Opozita e ndëshkoi veten duke daë nga ky sistem absurd. Lulzim Basha e pranoi gabimin.

Me të njejtën llogjikë i kërkohet edhe Edi Ramës të bëjë të pranojë faktin se marrëveshja që e bëri Kryeministër nuk është më. Rregulli e do të kërkojë votën popullore për të qëndruar aty ku është!

Përpjekjet për të na shitur individë të surrofjepsur si Opozita e re, janë dëshpërim me pasoja edhe më të rënda.

Nuk ka ligj që zëvendëson opozitën, kot lodhen! Ka ligj që zëvendëson mandatet individuale, por jo opozitën.

Ndaj ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është politike: zgjedhje të reja!

Kush t'i fitojë, t'i gëzojë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp07/03/2019 13:29

Kujdes Z.Manjani kur ben vrapin nga liqeni, se mos nuk e ke mendjen dhe i futesh liqenit mes per mes .Nderkohe qe denon marreveshjen e 17-18 majit 2017,si jashte shtratit kushtetues dhe ligjor,i rekomandoni kete here krahut tjeter, te bjer ne te njejtin gabim.Te ler mandatin qeverises ne mes, pa krize parlamentare,Cila ishte arsyja qe Z.Basha dhe Znj.Monika e nxoren opoziten jashte sistemit.Nderkohe qe priteshin reforma me qasje integruese euro-atllantike.Po pse nuk e dine qytetaret, nuk kane qene ketu kur Z.Nano e "telendiste"Z.Berisha se sa te dilte nga burgu do i punonte qindin.A nuk i bente ben Z.Berisha Z.Nano se veç mos u befte edhe nje here nuse, se te gjithe ata qe "lahen ne vaska floriri" do i rraste ne kokerr te burgut.A nuk u betua Z.Rama se do kthente pushtetin te qytetaret dhe se do rilindete Republiken.Po nuk u ngopen qytetaret me retorika politike dhe me batuta politikanesh, nderkohe qe partite dhe politikanet zihen diten dhe "shkerdhehen" naten , duke ndar interesa .Ajo qe qytetaret i mban me shprese, eshte se mos partneret nderkombetar e kane seriozisht, ti japin nje dore ketij vendi.Besimi te Edi Rama rrenoet çdo dite ne projeksion arithmetik dhe mos besimi te opozita ndjek te njejtin ritem per mos te thene me shume.Po e do me shkoqur, dyshimi se marreveshja e 17-18 majit 2017 midis Edi Rames dhe Lulzin Bashes po vazhdon. dhe se,dalja jashte sistemit te opozites, eshte nje konspiracion per te penguar Reformen ne Drejtesi si dhe per te shtyre per ne kalendat greke proçeset integruese.Radikalizimi i situates ja vlen te behet ne interes te Rilindjes , pasi vetem keshtu opozita mer ne zgjedhjet e ardhshme shumicen qeverisese dhe te korruptuaret e sotem apo te djeshem si nget njeri.Qytetaret e kane deren te hapur, per te ikur sigurisht.

Shto koment

Denonco