Djegia e mandateve, akt historik

Djegia e mandateve, akt historik

Nga Bujar Nishani - 18/02/2019

Dorëzimi i mandateve parlamentare nga opozita është një akt historik në shërbim të një triumfi për kthimin e Shqipërisë në një rrugëtim normaliteti, për nisjen e një projekti të madh të një Shqipërie ndryshe.

Ky akt i demonstrimit të përgjegjshmërisë më sipërore civile shënon marrjen në dorë dhe udhëheqjen prej opozitës të një Lëvizje madhore qytetare të rëndësisë dhe përmasave të Lëvizjes së vitit 1990, por sot me mjete dhe akte më të ndryshme.

Historia e shoqërive njerëzore, për fitimin dhe vendosjen e standardeve dhe garancive të lirisë, të së drejtës dhe oportuniteteve për zhvillim, na ka treguar se nuk ka pushtet që të mund ti imponohet shumicës dërrmuese të qytetarëve në marshimin dhe lëvizjen e tyre për çmontimin e atij pushteti, për rrëzimin e modelit të dhunës, grabitjes, mashtrimit, komprometimit dhe kalbëzimit të shoqërisë, zhbërjes së vlerave dhe besimit të një populli të tërë.

Nuk mund të ndodhë dot kurrë që një pakicë pushtetarësh të inkriminuar dhe oligarkësh të përçudnuar të asgjësojnë besimin dhe shpresën e një populli të tërë.

Kjo mund të ndodh vetëm nëse një popull shuhet totalisht, nëse një komb zhbëhet përfundimisht, nëse një vend copëzohet e shitet i gjithi.

Pas 107 vitesh që nga krijimi i tij, Shteti Shqiptar u agresua dhe linçua pikërisht në këtë formë të paparë kurrë më parë.

Në këto 6 vitet e pushtetit të një sekti i vetëquajtur ‘rilindje’, i cili shfrytëzoj bazën e Partisë Socialiste si koperturë dhe krimin e organizuar si kolonën bazë për të marrë pushtetin, ky rrezik u shfaq realisht.

Një sekt që tashmë qartësisht i evidentur që jo vetëm ka tradhtuar e s’ka asnjë lidhje me ata mijëra votues të së majtës apo socialistë shqiptarë por definitivisht identifikuar si një ngrehinë e grupeve të krimit të organizuar, oligarkësh spekulantë dhe pastrues parash, si një ngrehinë lidhur ngushtësisht me qarqet më obskure albanofove.

Institucione të rëndësishme ndërkombëtare dhe media prestigjoze ndërkombëtare më së fundi kanë publikuar dhe denoncuar fakte të rënda ku vërtetohet se qeveria aktuale ka tjetërsuar vullnetin politik të popullit shqiptar gjatë zgjedhjeve të fundit politike në 2017 duke provuar publikisht dhe formalisht se kjo qeveri nuk e ka legjitimitetin e shumicës qeverisëse, se vendet e maxhorancës në parlament në masë të konsiderueshme nuk janë produkt i vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë por të dhunës, agresivitetit, grabitjes së grupeve të krimit të organizuar, parave të pista dhe veprimeve antiligjore të detashmenteve nga policia e shtetit dhe degët operacionale (në kuptimin e kontaktit dhe shërbimit me publikun) të administratës shtetërore.

Ky zgrip 6 vjeçar i detyroj shqiptarët drejt një emoragjie migratore parandalim dhe imponimin e perceptimit se shpresa nuk ekziston më, besimi nuk vlen, e ardhmja nuk i përket vullnetit dhe lirisë së individit por të pushtetshmit, të dhunshmit, vrasësit, grabitësit.

Por ky zgrip historik solli dhe misionin e pergjegjësinë historike te opozitës.

Opozita shqiptare ka sot një përgjegjësi dhe detyrë historike.

Sëbashku me shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë të nisë një rrugëtim ndryshe, të ri dhe serioz të Shqipërisë.

Të kthej besimin, shpresën, normalitetin e shtetit dhe njerzillëkut për shoqërinë e popullin.

Opozita ka ndërmarrë sot një hap që sakrifikon një privilegj nominal të përkohshëm siç është mandati i deputetit por që po investon dhe angazhohet në shërbim të një interesi madhor për të nesërmen e çdo shqiptari pavarësisht se çfarë statusi ka në shoqëri, rend institucional, besim religjioz apo përkatësi partiake.

Opozita me këtë akt të përgjegjshmërisë më të lartë nis të udhëheq një proçes që për alternativë të vetme ka një Shqipëri të nesërme pa banditë e trafikantë në Parlament, pa vrasës e gangsterë në administratën shtetërore.

Një Shqipëri ku detyrën, sjelljet, të drejtat, detyrimet e gjithsecilit i përcakton, rregullon, mbron e gjykon ligji dhe Kushtetuta jo Kryeministri dhe të fortët përreth tij.

Një Shqipëri ku qytetari, i moshuar apo fëmijë qoftë, i pasur apo i vobektë qoftë merr shërbime normale e të drejta kudo, në spitale, shkolla, bashki, në tatime, hipoteka, kudo në çdo zyrë.

Një Shqipëri ku miku dhe sponsorizuesi i qeveritarit të mos mundet më të fus dorën në xhepin e të pambrojturit.

Një Shqipëri ku dhe më i pamunduri e i vobekti nuk ndihet i përdhosur e i marrë fund.

Ky rrugëtim nuk është i lehtë. Aspak!

Por i mundshëm.

Sot, i domosdoshëm.

Kjo sakrificë politike e opozitës dhe Lulëzim Bashës sot është shërbimi më i përunjur ndaj nevojës madhore të shqiptarëve për shpëtim.

*Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp19/02/2019 17:25

Ajo, ta dija se do meziteshe kaq shume, nuk do "katranosja" asnje rresht.Ndjese motra.Ju jetoni jashte, ndaj do benit mire te ktheheshit per pak kohe, sa per te qene ne radhet e para te revolucionit.Jam i sigurt qe as Z.Basha, as Znj.Monika dhe as me te "vegjlit" nuk e kane seriozisht lenien e mandateve.Po aq i sigurt jam qe asnji nga Ata, nuk eshte merzitur sa Ti,per komentin e mesiperm.Kryeministri me shume dhe Kryeopozitari me djegjen e mandateve jane problemi.Komentet e qytetareve nuk demtojne askend ,aq me pak ato qe postoj une.Fakti qe une "flë" here ne krah te majte dhe here ne te djathten e ka nje shpjegim.Do ta shpjegoj nje here tjeter, ne te vetmin portal syri.net ,ku ka vend edhe per ty edhe per te tjere.

Ajo18/02/2019 19:16

Eh c’ na merziti ky krasasi tp, i punesuari full-time ne portalin syri.net ( nje zot e di se sa pseudonime te tjera ka! ) prej Rames. Pasi mbushi portalet nga pese- gjashte here ne dite me komente sa nje carcaf, ky gjoja opozitar i Rames, nuk e kurseu ndihmen tejet “ te cmuar” dhe “ modeste” per te ndricuar opoziten. Game is over ( loja ka mbaruar zoteri! Ju bashke me Reformen tuaj te ZhDrejtesise shkofshi ne djall. Se qush sot dhe tutje fatet e vendit i merr ne dore populli i vjedhur dhe i varferuar sebsshku me opoziten e bashkuar. Perrallat me Reformen e Drejtesise ruaje t’ja tregosh Rames, Gjiknurit, Dakos, Tahirit, Spiropalit, Beqes, Ahmetit dhe gjithe krimineleve te Rilindjes kur te jene pas hekurave. Mos harro te nanurisesh edhe Arta Markun me Donika Prelen kur t’ju bashkohen krimineleve qe iu sherbyen me besnikerine e qenit ne burg.

krasasi tp18/02/2019 15:37

Djegja e mandateve, nuk eshte nje akt historik.Por bllofi, eshte nje akt i forte mirfilli politik.L.Basha duhet pergezuar.PD si partija e pare opozitare antisistem,(1990) nuk e besoj se ka humbur rrugen.As misionin si force politike transformuese e shoqerise dhe integruese ne strukturat Euro-Atlantike.Ne kushtet kur kerkohet dialog, zgjidhje dhe pajtim midis Serbise dhe Kosoves, partite politike te ne, nuk duhet ti drejtohen dhe as ta udheheqin shoqerine drejt konfrontimit.PD ka te gjithe te drejten qe diten e pare qe mblidhet parlamenti te kerkoj me force ate qe ka kerkuar me kohe.Sejcili nominalisht te shkoj ne foltore dhe te deklaroj hapur, se nuk kerkon asnje mbrojtje nepermjet imunitetit per çeshtje qe ka hapur apo hap prokurorija per lidhje me krimin dhe korrupsionin.Nominalisht te shprehet se eshte i gatshem qe ne ate moment te bashkoj votat me te 139 deputetet e tjere per ndryshime ne Kushtetute nese kjo kerkohet.Qe ne kete moment fillon numurimi para i ores per shoqerione , dhe numurimi mbrapsht i ores se te korruptuarve dhe te lidhurve me krimin.Ja keshtu goditet Z.Rama , ministrat dhe ish ministrat.Do kete "viktima' edhe mes jush, por siç thote populli: "nuk ka dasem pa mish".Ne te kundert çdo djegje e mandatit, do ishte i disfavorshem per opoziten dhe do ti nxiste nderkombetaret drejt zbatimit te skenarit C, per te arrit aty ku e ka nis, skenari B.(R.D).Nese shkohet drejt konfrontimit dhe hyrjes ne parlament siç u la te kuptohet ,ay do shikohej si skenari i Gruevskit, ku kriminelet me prapavija politike anti perendim gjakosen kreun e opozites dhe Z.Talat, Kryeparlamentarin e sotem.Nese dikush do me kujtoj se Gramozi nuk eshte Talati,kjo nuk eshte argument per dhune, sikur te gjithe ne PS te jene Gramozer, pasi te gjithe jane te prezumuar.Ja pse RD do ndaj "kashten nga koqet" .

Shto koment

Denonco