Përdhunim alla Spiro-palkatik!

Përdhunim alla Spiro-palkatik!

Nga SYRI.net - 10/02/2019

Lajmi se një vajzë e mitur në Kavajë ishte përdhunuar e më pas shantazhuar nga i dashuri i saj që të kryente marrëdhënie me djem të tjerë,e me paratë të blinte video-game, ishte tejet tronditës.

Statusi i ish-kryeministrit Berisha me qytetarin dixhital (se mos bën vaki ndonjëherë e gënjen), mori dhenë, dhe shahu policesk mori fund. U kapën mat si torra bën lëvizjen e zgjuar...

Na rezultoi se ngjarja kishte ndodhur ditë më parë, se na ishin arrestuar ca djem pa kontroll e të hormonizuar pasi lajmi pushtoi mediat, se mësueset e dinin historinë dhe turpin me bukën e mbanin përditë në çantë, se drejtoresha e dinte fije për pe, por shshsht se turp... na gjuan me shkelm partia!

Një furtunë politike u ngjall pas kësaj, sigurisht si çdo herë pas skandalesh që mbulojnë njëra tjetrën, e sa del një gjë, harrojmë atë tjetrën...dini gjë cfarë u bë me Lotin 1, 2,3,4,5,6 e me radhë? Apo qetësohesh me një deklaratë ‘Ballukeje’ mbi syçka të eksituar drejt e në ekran TVerrori!

Ministri që mësoi djallëzinë shpejt, e që sorollatet si kaposh e pranoi, Aleluja se e kishin mbajtur të fshehtë, me pretendimin se një një ngjarje e neveritshme s’duhej publikuar! Por thumbi kundër Saliut, a duhej patjetër publikuar? Po drama për një arrest me lidhje telash energjie a duhet medoemos informuar?

Ehh e kuptova, ndoshta e mendoi ashtu se me qejfe ministritë, sot ço duaç, nesër të më ...ç! Prita versionin zyrtar të Policisë dhe ç’mu servir, një skenar për “Deal” . Se nëna dhe vajza kanë kërkuar anonimitetin dhe policia ja ka garantuar...e më pas kanë bërë denoncimin. Posi zotrote se nga ekranet po dilte tymi.... e ndryshe si do mbulohet smira e llumi.

Po kushedi thashë, injorante jam e s’marr vesh nga policeskët, as filmat si kam qejf. Por mina plasi kur një Spiropalkë me të kuqen e perdes u shfaq në ErrorTV, ku tregonte se kishte takuar gjyshin dhe se i qeveria e saj e mbështet, po pra haha.. me shpatulla pas muri, përdhunim tamam për së prapthi!

Kushedi thoja unë e mjera, është prekur e ngrata, mendoja prapë kështu unë budallaqja, por farsa e gjithë kësaj historie mori fund, mashtrimet e gjithë këtij skenari kriminal u zbuluan. Të dëshpëruar, të marrosur, të eksituar nga ligësia i nxorën fytyrat e të shkretëve, për interes të tyre, se komshinjtë nga zinxhirët i kanë lëruar me gojë gati për të kafshuar.

I nxorën ata për të cilët deri dje u çorrën se është turp, se janë të ngarkuar, janë me dhimbje e të shkatërruar!

Në Parlament e pamë Pupacen e Skënderbeut se si imitonte Kadriun e tij, si kishte mësuar fjalë, se sa shumë filma kishte parë, me shumë përdhunime, sa kjo në Kavajë nuk është asgjë! Po mo, se dije ti? Histori të tilla janë bërë filma plot!

Po identiteti i asaj familje ku iku? Po nderi? Po qetësia? Po vajza po privatësia? Po përdhunimi, po shoqëria....po Drejtësia, po justifikimi, po llumi, po Arsimi?

Po qe për këto jemi super viktima përdhunimi!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

cuco13/02/2019 16:16

Jo vetem kjo, o AY, por shume qen e gore si kjo feliqesira!!

Ay11/02/2019 00:30

Kjo kurve e ndyre nuk kishte dale e gjalle nga shpia ime Po te vinte.

Shto koment

Denonco