Gjenerali që pështyu mbi spaleta

Gjenerali që pështyu mbi spaleta

Nga Agim Xhafka - 06/02/2019

Mbrëmë vonë gjeneral Lleshi qëlloi nga Twitter i tij.

Jo mbi kriminelët, por mbi deputetin dhe liderin historik të PD-së zotin Sali Berisha. E quajti monstër, njeri që nuk i mbyllet goja nga që ky personalitet kishte disa ditë që ngrinte zërin për përdhunimin e një të miture në Kavajë nga tetë bashkëmoshatarë të saj e ngjarja mbahej e fshehtë nga shteti, nga ministria e Brendshme dhe policia e vendit tonë.

Pasi nuk u bë gjallë kush në fund u trazua ‘këneta’ dhe gjenerali ministër në vend të një falënderimi, siç e do zakoni i vendeve progresiste në këto raste, sulmoi lajmësin, jo dhunuesin.

Në ato çaste u revoltova pa masë dhe bëra gati plot shrrje ku e ku më të rënda nga të gjeneralit, por m’u kujtua një episod i para ca ditëve te lulishte ‘Tajvani’ që i shkon për shtat sjelljes së Sandrit ministër.

Dy tavolina para meje po pinte lëng portokalli një vajzë e bukur yll. Me flokë të zinj, me syze dielli të modës, me një të qeshur si dielli, me buzë plot lëng e dhëmbë smerald.

Isha duke e shijuar këtë perëndeshë kur një çast ajo vuri gishtin te vrima e majtë e hundës dhe e shkrepi me të djathtën. Njësoj dhe me vrimën tjetër e më pas një të fshirë krejt poshtë hundën me gishtat e hollë lyer me ngjyra ylberi.

Stomaku m’u ngjit lart dhe vrap te banja e lokalit.

Njësoj m’u pështiros dje Lleshi ynë. I mendoj gjeneralët njerëz të ditur jo vetëm për artin ushtarak, të lexuar dhe në letërsi e plot dije në art.

Në mendje i rendis në majë të inteligjencës.

Kështu më dukej dhe gjenerali ynë, sidomos kur e shihja dhe me syze. Një djalë i përsosur për të qenë në çdo post. Derisa Rama i prek dhe si Çirçe i kthen në derra. Nën hyqmin e tij gjithë ministrat flasin e sillen njësoj.

Sikur në mëngjes ushqehen me përshesh fjalësh të pista. Ulin kokën e supet nga diktati i njëshit dhe harrojnë që me mund dhe lodhje kanë krijuar një emër dhe një dinjitet.

Sali Berishës mund t’i thuhen plot e plot gjëra, të qëna e të paqena, por ai në rastin e Kavajës tregoi me emër e mbiemër një akt kriminal.

Në këtë rast gjenerali duhej ta nderonte publikisht. Por ja që në vendin tonë merr sharje dhe fyerje nga kushdo ofiqar nëse prek mafien e fuqishme.

E kam provuar vetë, zoti Lleshi.

Më quaj dhe mua monstër, por sa herë telefonoj policinë se poshtë pallatit bëhen koncerte live edhe deri në katër të mëngjesit ma mbyllin ata të komisariatit.

Sa herë i drejtohem policit se te shkallët e banesës hyrjen ma zënë makina ardhur nga lagje të tjera nuk ma var njeri.

Sa herë njoftoj se po priten pemë te lulishtja ngjitur askush nuk më ndihmon. Në fakt duhej të ndodhte ndryshe,se jemi shtet,nuk jemi pyll. Por ja që kur ministri të ‘qëllon’ me plumba fjalësh se thua një të vërtetë mendo se ç’të bëjnë policët!

Të dhunojnë e s’të kërkojnë falje.

Zoti Lleshi, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, mbrëmë duke fyer një deputet që kallëzoi një krim ti ke kryer një krim të rëndë. U ke mbyllur gojën shqiptarëve të thjeshtë që dashje apo pa dashje janë e do jenë dëshmitarë të akteve të dënueshme.

Ndërsa për fjalorin që nxore nga goja them se kreve një turp ndaj vetes,pështyve mbi spaletat e tua dhe u ç’gradove në sytë e mi.

Nga sot gjeneral nuk do të të quaj s’ka se si, do të të thërras thjesht: ‘Kapter Sandër Lleshi.’

Por monstër nuk do të të quaj kurrë se pastaj do i ngjaj asaj gocës te ‘Tajvani’.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

PATRIOTI dt. 7 SHKURT 201907/02/2019 08:17

ME kë po meresh z. XHafka me NASTRADININ gjeneral të ushtrisë së vdekur ?...

Tarasi06/02/2019 23:12

Kulaçi me i forte se kerbaçi per njerezit pa karakter. Mund te kesh nje emer te nderuar te fituar me mund e djerse dhe bie menjehere ne fund. Po si ? Duke pranuar nje ofiq nga Ram tepsia menjehere ke nenshkruar ç'burrerimin tend se gjuha eshte e jotja por mend jane te Ram tepsise

Skrapari06/02/2019 20:29

I nderuar z. Agim! Shkrim shume i goditur por kujt ja thua. Njeri me ordiner se ky katoliku i peshtirosur i Mirdites une personalisht nuk kam njohur. E kam thene edhe njehere me pare qe ky njeri eshte pa piken e kultures. Pjesen me te bukur te jetes se tij paska patur momentin kur ne dore i paska rene nje reviste ushtarake e kohes se Dulles" 10 korriku" kur ka qene ne klasen e tete dhe pas kesaj i paskesh lindur ideja per tu bere oficer. Ky or mik vec mberthim zberthim pushke dhe rregullore ushtrie zor se di gje tjeter. Kjo eshte ripjerdhja edviniane. Une personalisht edhe titullin kapter Leshi besoj e ka shume.

Sk 06/02/2019 20:27

Ke shume te drejt ,Saliu eshte i vetmi ze ne parliament qe denoncon.Deri tash te gjitha denoncimet kane dale te verteta.

Shto koment

Denonco