Ndarjen nuk ua sollëm ne…atë e gjetëm në mesin tuaj!

Ndarjen nuk ua sollëm ne…atë e gjetëm në mesin tuaj!

Nga Syri Kosova - 24/01/2019

Këndej e andej kufirit, janë ca arrogantë që u duket vetja si Skëndërbeu. 

Fati i keq i shqiptarëve, është se këta të marrë, nuk janë thjesht të plasur në një qoshe, por përdridhen në majën e shtetit.

Të vetëshpallur baballarë të kombit, ata janë shndërruar në gogolët e demokracisë dhe lirisë. Kushdo që u del para, është armik. 

Një shpurë e vogël mercenarësh e servilësh, u shkon nga pas, për të mbuluar çmenduritë e tyre. Fshati që duket, nuk do kallauz! 

Ajo që bëjnë Edi në Tiranë e Hashimi në Prishtinë, është kulmi i idiotizmit politik. Fabula e tyre monstruoze është publike tashmë. 

Ilustrimi më i freskët është rasti Caka. 

E propozoi Batoni, njeriu i Serbisë, sigurisht me pëlqimin e shefit, e emëroi Rama pasi bëri rrokadën e turpshme pas refuzimit nga presidenti Meta. 

Padronët e dy regjimeve autoritare, tani i kanë mashat e gatshme për veprim, Pacollin këndej, Cakën andej. Një tandem i shkëlqyer, për dyshen despotike Thaçi-Rama.

Skëndërbejtë tanë, shpatë nuk kanë, por prejnë mbrapshtë sa herë u jepet mundësia. Caku i radhës dihet. Territori i Kosovës. 

Akti final i kësaj aventure, s’është aq i lehtë, sepse duhet një farë legjitimimi, sado i zbehtë qoftë. Dhe ky do të jetë plani i radhës. 

Mediat e pushtetit bombardojnë publikun, kundërshtarët anatemohen me gjithfarë mënyrash. Në fund, shfaqen burrecshtetasit tanë, si dishepuj, të zgjedhur për të udhëhequr në momente historike.

Të mësuar me copëtim, ndarje, rrudhje, shqiptarët mund të përballojnë edhe këtë. 

Kështu, mendojnë ata. Gjergj Kastriotët e orëve të fundit. Beteja e tyre, nuk është më për marrëveshjen, sepse duket të jetë punë e kryer.

Si matrapazë të rryer në politikë, e dinë se ndarja duhet shitur sa më paqësisht. Prandaj nuk do të kursehen, do të blejnë opozitarët, do të shantazhojnë të pabindurit, do të vërshojnë internetin…

Dhe në fund, nëse gjithçka ecën sipas skenarit ogurzi, pasi ta vulosin aktin e tradhtisë, si zogollianë të kohëve moderne, bashkarisht, triumfalisht, do të shpërthejnë….Si Skëndërbegë apo Donkishotë, pak rëndësi ka….

“Ndarjen nuk ua sollëm ne, atë e gjetëm në mesin tuaj”

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

tradita24/01/2019 14:51

Syri. kosove. akoma ju me histerografin ee Enver Hoxhes
Ju shpreheni si zogolljane moderne. Ahmet Zogu nuk ka fale as shit nje cm te Atdheut. Turp t'ju vijne qe krahasoni Ahmet Zogum me kete lapangjos.

Daj Jaku24/01/2019 13:57

Përse e dhjet në fund këtë artikull të goditur duke futur një term komunist, në vend që të thuash "enverianë" gabon vrimën dhe shkruan "zogollianë". Në vend që ti biesh ballit shkon e i bie bythës.

Shto koment

Denonco