Shqiptarët mobilizohen në kohë të vështira, liria i çakordon

Shqiptarët mobilizohen në kohë të vështira, liria i çakordon

Nga Jakup Krasniqi - 03/01/2019

I shkruar enkas për ata që e duan leximin dhe kanë kulturë leximi.

E gjithë historia e shqiptarëve, sidomos nga epoka e Skënderbeut dhe krejt deri në ditët tona tregon shumë qartë se mobilizimi i këtij kombi më histori të lashtë ka ndodhur vetëm në kushte të rënda robërie (pushtimi). Jo vetëm kaq, por shqiptarët e kanë një aftësi të çmendur, dinë t'i kontestojnë e mohojnë epokat më të lavdishme të historisë se tyre, traditën kulturore më të avancuar si dhe personalitetet më kontribuues për komb e atdhe. Kësaj çmendurie nuk i ka shpëtuar as Skënderbeu, madje edhe në ditët tona, natyrisht që nuk i shpëtuan edhe shumë personalitete të tjera që kanë vulosur periudha të lavdishme të historisë sonë, krejt deri të Adem Demaçi e Adem Jashari – flijuesi më i madh në historinë më të re të shqiptarëve. Një pjesë jo e vogël dinë të rreken për epoka historike, personalitete të huaja e të kontestuara dhe kultura të huaja që më asgjë e bash më asgjë nuk lidhën me kombin e historinë tonë të lavdishme. E sidomos kjo çështje e prapët fillet i ka që në dekadën e dytë-tretë të shekullit XX e sidomos në këto vitet e para të shekullit XXI.

Cilat janë argumentet për ketë që e thash?

Për Epokën e Skënderbeut e kam mendimin më të mirë të mundshëm, por, është thënë nga autor të ndryshëm, se ishin konfliktet e fisnikëve shqiptarë të shekullit XIV-XV që i ftuan osmanët që të ndërhynin në çështjet e tyre të brendshme, duke e pranuar vasalitetin e më pas edhe pushtimin. Pas ati pushtimi u deshtë dalja e Skënderbeut në skenën politike e ushtarake për t'i bashkuar fisniket shqiptarët në luftën çlirimtare kundër Perandorisë Osmane. Pas epokës së lavdishme të Skënderbeut, populli dhe kombi ynë i përjetoj shekujt e gjatë të robërisë. Nga ajo epokë (e Skënderbeut) popullit e kombit tonë i kanë ardhur porosi të qarta, por, nëpër kohë edhe nuk kemi ditur t'i lexojmë e më gjasë nuk po dimë as sot e kësaj dite. Pra, nuk kam asnjë dyshim se ajo Epokë ishte e lavdishme, por gjithkund e kudo, lavdia historike e akëcilit komb, popull a etni ju ka kushtuar shumë, ashtu siç na ka kushtuar ne shqiptarëve lavdia shumë herë deri më tani. Dhe kjo më e freskëta e viteve 1981/99.

Populli shqiptar i Arbërisë ishte më fat, pse, nga gjiri i tij, në gjendje robërie e nxori njërin nga katër komandantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në Globin tonë – Gjergj Kastriotin - Skënderbeun. Por, nuk mund të them se populli ynë dje, e kombi ynë sot në kohë lirie mund të nxjerr udhëheqës të përmasave të tilla, që i përkushtohen pa hile kombit dhe atdheut. Përmasa që jo vetëm nuk i zbehin shekujt, por, Skënderbeut veç sa i dhënë fuqi të mbi njeriut ose të njeriut me aftësi të veçanta. Një gjë është më shumë se e sigurt se Gadishulli Ilirik në epokën e re të njerëzimit nuk ka dhënë një Gjeneral të përmasave të tilla ushtarake, një njohës të tillë të punëve të qeverisjes dhe një Mbret me urtësi njerëzore tepër të veçanta. Kjo padyshim që popullin shqiptar e bënë Hyjnor e Skënderbeun personalitet me përmasa hyjnore. Natyrisht që çapaçulet e sotëm të trullosur nga ideologji mesjetare e mjete financiare që ju vinë nga dreqi dhe i biri, sëkëlldisen sa herë që dëgjojnë vlerësime të tilla panegjirike për Gjergjin tonë dhe burrat e mëdhenj të kombit. Është vetëm Gjergji ynë dhe udhëheqësit si ai që na mbushin me krenari për shqiptarizmin dhe Shqipërinë.

Përsëri në shekullin XIX, robëria nxjerr në sipërfaqe vlerat tona kombëtare dhe personalitetet e pa kontestueshme

Pas shekujsh robërie, lindën idetë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare se bashku me Gjergj Kastriotin – Skënderbeun e rilindur nga dy mendjet më të urta të Letërsisë se Rilindjes, nga Jeronim De Rada i Kalabrisë dhe Naim Frashëri i Frashërit të Dangëllisë. Që të dy kryemendjet e Rilindjes shqiptare për burim e kishin mendjendriturin e pavdekshëm të Shkodrës – Humanistin, Marin Barleti. Përsëri në robëri, rilindi Skënderbeu se bashku me idenë e Kombit të veçantë, me gjuhë e shkollë të veçantë dhe për një shtet të bashkuar shqiptar në Gadishullin e Ilirikut Perëndimor. Aty ku jetonin shqiptarët e nuk kishte njeri tjetër, e ata jetonin se bashku me Detin, me Tokën, me Diellin, me Ajrin e me Hënën. Përsëri në robëri linden idetë politike, iluministe e çlirimtare, ide që i dhanë shpirt e jetë – Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Përsëri shpirti nismëtar i këtyre ideve ishin jeta dhe vepra e Skënderbeut. Këtyre ideve politike, arsimore, kulturore, çlirimtare e shqiptare, ju dhanë zë e orientim tri mendjet e ndritura, tre vëllezërit nga Frashëri i Dangëllisë: Abdyli, Samiu e Naimi të ndjekur këmba këmbës nga Vaso Pashë Shkodrani, Naum Vicilharxhi, Andon Zako Qajupi, Ndre Mjedja, Ymer Prizreni, Suleman Vokshi, Haxhi Zeka e trima të tjerë të cilët ideve të Rilindura ju dhanë zë e jetë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (10 qershor 1878). Lidhja Shqiptare e Prizrenit e vulosi ekzistencën e veçantë të kombit shqiptar me idenë për shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe krijimin e shtetit shqiptar në hapësirën e cila kapte mbi 80 mijë kilometra katrore. Kjo hapësirë përfshinte Çamërinë nga Preveza, Arta, Janina Negovani e Kosoturi, Ohri, Prilepi, Shkupi me Shqipërinë e Toplicës, Krushumli, Tutin e Novi Pazar, Rozhaj, Podgoricë e Tivar. Krejt këto troje ishin Shqipëri. Zgjimi i vonë, shërbimi për të huajin nëpër histori, na e zvogëloj shumë Atdheun. Kjo na ka lënë vesin e keq për të qenë ”mish për top” të huaj edhe sot e kësaj dite. Rilindësit na bënë të veçantë dhe nuk e patën lehtë të na bënin të tillë. Se edhe atëherë edhe sot në mesin tonë kishte mohues të shumtë të kombit shqiptar, të kulturës e të traditave të tija shekullore.

Pas Pavarësia i risjell në pushtet antivlerat kombëtare

Shekullin e XIX, në saje të mendje ndriturit Sami Frashëri populli ynë e mbyllë shekullin më Programin Kombëtar të përmbledhur në veprën e Kryemendimtarit tij: “Shqipëria çka qenë, ç’është e çdo të bëhet”. Tjetër Program, shqiptarët nuk krijuan dhe nuk kanë as sot. Po të ecej në atë gjurmë, në gjurmët e Programit të Rilindjes, në maje të tjera do të ishim në si komb e si shtet/e. Këto maje i ndoqëm deri te 28 Nëntori i vitit 1912, ku që jetësuar mëvetësia e popullit shqiptar nga mendjendriturit e pavarësisë si Ismajl Qemajli, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Fan S. Noli, Isa Boletini, Bajram Curri, De Gjo Luli, Vëllazërit Topulli, Mihajl Gërmeno etj. etj. Por, tepër pak kohë pas Pavarësisë, pushteti me ndihmën edhe të të huajve u rrëmbye nga Pashallarët që tradicionalisht kishin qenë në shërbimin e sundimtarëve të huaj. E gjithë Lëvizja Kombëtare Shqiptare, krejt deri të Pavarësia që drejtuar nga mendjet më të ndritura të kombit e në krye të shtetit shqiptar – Shqipërisë së lirë erdhën shushunjat e Shqipërisë në krye me Toptanin e Zogollin të cilët ishin tipik analfabet potencial, por shumë dinak. Njerëzit që i njihnin të gjitha monedhat e Botës për t’i bërë “rrush e kumbulla” trojet shqiptare e sunduar popullin liridashës me një egërsi më të madhe se paraardhësit e tyre pjellë e të cilëve ishin.

Në vitet 1924/25, populli shqiptar i Shqipërisë Londineze i pati të gjitha mundësit që në krye të shtetit të venin mendjet e ndritura të kombit, si Noli- Gurakuqi – Prishtina etj., por pushteti u rrëmbye nga satrapi e bashibozuket e tij, që pushtetin e morën me ndihmën e bandave serbo-greke dhe popullin e sunduan me kërbaç e mjerim të skajshëm. Pushteti i satrapit arriti ta gjunjëzoj për një kokërr misri, malësorin që se kishin nënshtruar shekujt e robërisë anadollake. Shqiptarin e mbyste varfëria, analfabetizmi, malaria e kapedani. Dhe kjo egërsi vazhdoi deri sa Shqipëria u la në duart e fashizmit italianë e më vonë ati gjermanë. Mjerimi e pushtimi përsëri po i nxirrte në shesh njerëzit që mendonin për kombin dhe atdheun.

Sundimi i ri përsëri sjell njerëzit me integritet në ballë të luftës çlirimtare

Thuhet, “ne furtuna shqiponjat i hapin flatrat e tyre” e njerëzit “në kohë të vështira e tregojnë integritetin e tyre”. Dhe integriteti askund nuk flenë më mirë sesa të njerëzit që kanë ideal dhe udhëhiqen nga idealet liridashëse të drejtësisë, barazisë e të solidaritetit mes njerëzve. Dhe aso kohe idealët çlirimtare ishin të përqendruara të njerëzit që ishin edukuar me ideale komuniste, njerëz që e bënin vdekjen si me le! Brumi i këtyre idealeve të brumosur edhe me idealët kombëtare, domosdo që do të luftonin e çlironin Shqipërinë e 28 mijë kilometrave katrore, duke dhënë një Dëshmor në një kilometër katrore. Lufta që udhëhequr e bërë nga grat e burrat idealist, ata njerëz treguan edhe cilësi të larta burrshtetase në ndërtimin e mbrojtjen e shtetit edhe në rrethana tepër të vështira. Nuk ka dyshim ata u udhëhiqen edhe nga porosia e Skënderbeut, i cili në fjalimin e fundi të tij para fisnikëve shqiptar u pat thënë:

“Mos kërcënoni Romën, kur ajo nuk ju kërcënon. Por shpallni luftë ndaj kujtdo që mundohet të prishë harenë e popullit, dhe legjitimitetin e fronit”. Edhe Republika Popullore e më pas Socialiste e Shqipërisë, pas Luftës se Dytë Botërore nuk e kërcënonin as një vend të madh apo të vogël, por nuk iu nënshtrua asnjë Fuqie të Madhe apo atyre të Ballkanit. Ata e mbrojtën fuqishëm lirinë dhe sovranitetin e shtetit të vet. Por si kudo në botë e në çdo sistem shoqëror edhe në periudhën e socializmit, qëndrimi i gjatë i njerëzve në pushtet i bënë të “pa gabueshëm”, ajo i ndodhi edhe udhëheqësve të Shqipërisë Socialiste, të cilët pa dyshim i patën sukseset e shumta, por edhe gabimet që më në fund i rrënuan edhe ato që pa dyshim i patën arritur në shumë fusha e drejtime të jetës. Të arritura që i përkasin vetëm asaj kohe. Që në ketë rast ndoshta ia vlen të cekën si në:

Siguri Kombëtare, në zhvillim ekonomik e bujqësor, në arsim e shëndetësi, në art, letërsi, medie, kulturë, gjuhësi, në shkenca shoqërore, humanitare, teknike, miniera e energjetikë e diplomaci. Në këto fusha, krahasuar me të kaluarën, arritjet ishin të mëdha dhe nuk kam si mos t’ua kam zili edhe sot. Ndonëse përfundimi i ati sistemi ishte me pasoja të mëdha për qytetarët e Shqipërisë, pasoja që nuk po mund t’i sherojnë as sot edhe pas tridhjetë viteve. Ishte kështu se në politikën shqiptare të asaj kohe kurrë nuk pat një debat për të bërë një reformë për t’ia dhënë vendin kahen e duhur të orientimit kombit. Është për të ardhur keq, se edhe sot në shoqërinë shqiptare jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni, nuk është duke u kultivuar kultura e debatit shoqëror se nga duhet të ecën vendi/ vendet e kombi ynë në përgjithësi. Përkundrazi, mënyra e debatit dhe e komunikimit në jetën politike shqiptare se sa për debatin shkencor as mos të flasim, është e pa kulturë, refuzuese dhe deri në armiqësi që nuk e kanë me asnjë armik potencial të vendit e kombit. Kjo armiqësi ndershqiptare nuk prodhon asgjë të mirë për kombin e shtetet tona.

Çka solli pushtimi i gjatë serb e jugosllav dhe lufta çlirimtare e Kosovës

Pushtimi gati një shekullor serb e jugosllav në Kosovë solli edhe një rezistencë të vazhduar të shqiptarëve përmes formave të ndryshme të organizimit sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë këtyre viteve ju dalluan shumë personalitete që kontribuuan pa kursyer asgjë, as edhe jetën e tyre për të mbajtjur të gjallë rezistencën aktive të shqiptarëve. Prej këtyre personaliteteve në ketë rast do t’i veçoja, Adem Demaçin dhe Adem Jasharin. Për koincidencë që të dy i mbajnë emrat e njeriut të parë, sipas Biblës e Kuranit – Ademit (Adamit).

I pari u dënuar tri herë për çlirimin e bashkimin e shqiptarëve, për të mbajtur gjallë ndër breza ketë vepër fisnike të shqiptarëve. U dënua tri herë dhe mbajti rreth tridhjetë vite burgu, pa u gjunjëzuar asnjëherë sa edhe vdekjes i bëri rezistencë stoike. Tri decenie burg, një jetë të tërë në shërbim të idesë se Lirisë, të Çlirimit e të Bashkimit Kombëtar, pak herë u vlerësua si duhet nga bashkëkombësit e tij dhe jo atëherë kur lypsej e vendit i duhej më se shumti – pas çlirimit. Jetoi i pa gjunjëzuar e i pa korruptuar ndonjëherë politikisht, moralisht apo financiarisht. Në çdo kohë eci e qëndroj vertikalisht me pastërtinë e shenjtorëve, ndonëse e pëlqeu vetëm jetën njerëzore. Shikuar në këto përmasa ai ishte e mbetet shembulli unik në historinë e popujve që ju deshtë të gjakonin rrugën e Lirisë kombëtare. Ishte kështu se agjemillëku i “komandantëve” nuk dashen të njohin vlera e merita vizionare dhe urti udhëheqjeje për drejtim e zhvillim.

I dyti, për nga përmasa e veçantë e integritetit dhe e konsistencës koherente - Adem Shaban Jashari, në skenën politike del atëherë kur shqiptarët pas viteve të rezistencës aktive e pasive të Lëvizjes Kombëtare Klandestine për Çlirim e Bashkim Kombëtar, kur shqiptarët masivisht do të shkëputeshin shpirtërisht e fuqishëm nga vargonjtë e pushtimit serb e jugosllav. Nuk ka asnjë dyshim, gjenerata e Adem Legjendarit është ajo që pa ekuivokë e filloi një epokë të re, Epokën e Luftës Çlirimtare për çlirim e bashkim kombëtar. Por, shqiptarëve si zakonisht do ju përsëritët historia e pas pavarësisë (e pas vitit 1912/13), se nuk dinë e nuk donë që historinë ta kenë mësuese të jetës! Ne, na u përsëritë historia, përsëri në krye të vendit vijnë sehirxhinjtë e analfabetët potencial.

Tani le të shpresojmë e të besojmë që të na ruhen frytet e luftës çlirimtare dhe duhet qw t’i ruajmë si sytë e ballit, që gjeneratat e ardhshme ta bëjnë ndryshimin progresist të zhvillimit e të shtet-ndërtimit të shtetit të drejtësisë që kombit ia kthen dashurinë e perspektivën e jetës në atdheun tonë të lirë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Vlora06/01/2019 22:46

Ne si Komb kemi shume virtyte. Po kurre nuke kemi ditur ta respektojme te Verteten, dhe ta pranojme ate. Ngjarjet qe ka perjetuar kombi jone gjithmone i ka mbrojtur Populli Fukara. Klasat e pasura bashke me disa nga te derguarit e klerit e kane tradhetuar Atdheun.

Angjelini Mirdite.05/01/2019 22:25

Ne respekt te viteve te burgut te z. J. Krasniqi. Saktesim per idealistet e LANQ. Ideatoret, organizatoret e udheheqjes, ( mentor ), ishin dy te derguarit e J. Titos, D. Mugosha dhe M. Popovic. ' Eksperienca 'e tyne pajtoj gr. komunist te Korqes me gr. kom., te Shkodres. Pas mbarimit te luftes 28 nandor 1944 - 1948, keta idealist fitues ne zbatim te ideve te, te derguarve te sh. Tito, kane kryer aq krime ne Shqiperi, qe ne njesi kohe nuk jan kryer ne Kosove nga regjimi i Titos. Per kete fitore te Shqiperise, ish misionari Anglez gjate luftes, R. Hibbert, shkruan librin "Fitorja e hidhur" !

Jeton04/01/2019 10:13

Jakupi,edhe Gjergjin e Madh e ka permendur si mjet per te arritur qellimin,relativizimin e te keqes komuniste.
Bravo Ilir Demaliaj!Po ku kane shqisa keto shpirtshitur te kuptojne vlerat e Gjergjeve,Kastrioti,Fishta,etj

toni03/01/2019 23:24

syri ,,,sduhet me i puplikuar disa shkrime selektive ku disa pena bejne shum keq ne batagun ku na kan futur kta psiko analiste qe me mire ti quajme psiko psiko, psiko dhe as nje here analiste.

Skrapari03/01/2019 20:51

Me vjen shume keq per portalin Tuaj qe ka rene ne nivelin e shokut Jakup dhe ka botuar nje artikull qe per nga niveli nuk e kalon nje mesues historie te nje shkolle 8 vjecare te kohes se diktatures komuniste. Pa pike Turpi shoku Jakup anatemon nje nga figurat me te spikatura te historise sone sic eshte mbreti Zog. Flet per te ashtuquajturen lufte nacionalclirimtare dhe i qendron besnik asaj qe ka thene diktatori se na paskeshin rene 28 mije deshmore. I them ketij truthari se eshte shume e thjeshte te nxjeresh numrin e deshmoreve te luftes shko ne cdo rreth ku ka voreza deshmoresh mblidhi dhe jam i sigurte qe ky numer nuk i kalon nga 4000-6000.

Emri 03/01/2019 18:17

nuk i cakordon ajo qe ti quan liri. i cakordon fakti qe mudnohesh dhe te qeshin ne fytyre. me pas behen bashke dhe punen tende e pervetesojne dhe ti ngelesh me kar ne dore duke pare ca hajvane te diktatures komuniste qe te bene leksione dhe moral. madje tani i ka hypur vetja ne qef se kane mesuar gjera te reja ( ose keshtu kujtojne )

Ilir Demaliaj03/01/2019 14:50

I rekomandoj shokut Jakup Krasniqit të lexojë këtë shkrim të Ilir Demaliaj.

Më 30 dhjetor të vitit 1940, në moshën 69 vjeçare, pas një plomonie që kishte marrë gjatë një vizite në Troshan, në fillim dhjetor 1940, atje ku kishte filluar jetën shërbestare dhe letrare, kthehet në Shkodër, i sëmurë rëndë, dhe pushon për të shkuar në amshim, Ai, i cili sundoj për gati gjysmë shekulli letrat shqipe, politikën, diplomacinë,

Ai që na dha alfabetin latin në Kongresin e Manastirit si kryetar i Komisisë letrare të Alfabetit, i cili, me dijen, autoritetin, dashurinë për vendin dhe kombin, detyroi kongresin që mos futeshin harfet turke dhe ciriliket, por, alfabeti i Shoqërisë Bashkimi krijuar nga kleri franceskan, Abati Mirditës Prenk Doçi dhe nga Ndoc Nikaj e Pashk Bardhi dhe at Fishta. Vigani-veriut, me alfabetin latin e niste Shqipërinë nga Europa Perendimore nën pushtimin Otoman 500 vjeçar.

Para se me mbyllë sytë, Vigani Veriut At Gjergj Fishta, i rrethuar nga françeskanët e populli i Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të përlotur për dhimbjen që po i shkaktonte njeriu që kishte punue për pese dekada për popull e komb e vend të vetin, At Fishta lëshoj këtë testament:

‘Nuk po më vjen keq se po des, mbasi të gjithë atje do të shkojmë, por deka po më vjen e randë, se tan jetën e kam shkri për me pa një Shqipni të lirë e në vedi, ndërsa sot po e lâ të shkelun prej ushtrive të huaja.

Po des. Ju tash keni me mendue për salikim, por edhe kombi ka të drejtë për rreth meje.

Po des konden (i kënaqur) përse kam punue për fe, Atdhe e për provincën tonë. ‘

Në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe atë botërore nuk mund të gjëndet një figure kaq e larte, kaq poliedrike.

Meshtar, politikan, poet, publicist, linguist, arkitekt, piktor, diplomat, filozof të gjitha këto në një shkallë të epërme

Këtë Vigan të tokës shqiptare e gjen kudo.

Si maratonomak i pavarësisë.

Si njeriu i alfabetit shqip.

Si mbrojtës i çështjes shqiptare në Kancelarite Europiane dhe deri në Washington me argumentet dhe charmin e tij tronditi kancelaritë.

Si mësues që hapi shkollat shqipe dhe përgatiti një program brilant për sistemin shkollor, në një kohë që 90% e shqiptarëve nuk dinin shkrim e këndim. Me që jemi në aktualitetin e krizës universitare, ja çfarë shkruan Vigani Veriut ne programin e tij:

‘Po këtu, gjithkund e prej gjithkujt po bahet politikë… E mbas këso qëllimesh politike e fetare kjo ministri ep bursat shkollore, emnon mësuesit e drejtorët e shkollave, dan materialin shkolluer

Unë,ma tepër Ministrinë e arsimit e padis se shkollat nuk i çilë mbas nji kriteri të arsyeshëm, të caktuem e të parashkoqitun mbas interesave të përbashkëta t’Atdheut, por mbas hamendjes së Ministrit apo të këshilltarëve të tij, thue se në këtë veprim ishin tuj përdorue gjanë e pasuninë e vet e jo të komit’

Të flasësh për at Fishtën poetin që ka 64 mij vargje e dyti botë mbas Nekrasovit të Rusisë, dhe për njeriun që ka pasuri leksikore të pakrhasueshme, 14 mij fjalë në veprën tij, i dyti mbas Shekspirit, i cili ka 17 mij fjalë, do të duhen fashikuj pafund gazetash e librash.

Le ta kujtojmë sot këtë njeri që i dha aq shumë kombit dhe ende nuk e ka një monument!!! Është njësoj sikur Italia mos të ketë monument për Dante Aligerin, Gjermania për Gëten, Anglia për Shekspirin, Franca për Balzakun, Rusia për Nekrasovin apo Pushkinin, e…

Shtëpia ku jetoj vigani rrënohet, varrin ja shkatërruan komunistët të cilët e ndaluan çdo gërmë të veprës së tij, sa nu e përmendnin as si kryetar i Komisisë Letrare të Kongresit Manastirit.

O Zot, -shkruante Vigani,- pse gjuen me rrufe lisa e male kot?!

Tradhëtarët na lane pa atdhe.

Le ta kujtojmë sot me çfarë kanë thënë për Padren e madh, elita e mendimit europian dhe shqiptar për të thyer heshtjen e qeverive qe bëhet për këtë vigan, të cilin e nderoj Europa me titujt ma të naltë dhe në 1936 ishte kandidat për çmimin Nobel, megjithese nuk i përmndet.

Kurorë Argjëndi, nga Klubi ‘Gjuha shqipe’ i Shkodrës (1911).

Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912).

Dekorata Ritterkreuz, nga Mbretëria e Austrisë (1912).

Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913).

Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).

Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan (1929).

Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).

Anëtar i shtatë akademive europiane, të Francës, Austrisë, Malit Zi, Greqisë, Italisë, Turqisë, Kroacisë.

Ja çfarë thonë për At Fishtën të cilin elita francize e ka quajtur ‘Tirteu Shqipërisë’

‘Pak kush kujtoj, në letërsi të mbarë botës, ia del at Fishtës si poet satirik, si i tillë me nji furi të çuditshme ther e pren aty ku djeg.’

Albanologu Fulvio Cordignano,

‘Fishta është ndër të parët e ndër më të mëdhenj atdhetarë, të cilët në kohë më të vështira bënë çmos për t’a mbajtur gjallë lëvizjen kombëtare kundër dhunës barbare të qeverisë turke, kundër lakmisë dhelpërake serbe dhe kundër propagandës greke. Kudo që shtrohej çështja e Shqipërisë, At Fishta gjëndej aty pranë e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinë e tij të gjallë, zgjonte nga gjumi më të plogështit dhe mbante gjallë gjithmonë shpresën e ardhmërisë.’

Geatano Petrotta

‘Fishta, shikuar n’atë qënien e vet, pa dyshim është krejtësisht romantik. Rëndësija e tij mbi kombësin, zgjedhja e lëndës, fuqija, gjallnija e nderimi i shprehjevet të tija, sidomos trajta e përmbajtjes së veprës së tij kryesore Lahuta e Malcís – me mbishkrimin tërhjekës të dokeve e të zakoneve kombëtare e bëjnë dëshmí mjaft t'qartë … Fishta, ky gjenueni i rrënjosun në tokën amtare të popullit shqiptar, qi për shkak të njohjes së thellë të tij mbi literaturën e popujve klasikë e mbi jetën shpirtnore të kombeve të tashme të Evropës, u kap në majë ma të naltat të kulturës.’

Prof. Dr. Norbert Jokl

‘… Lahuta e Malsisë e Gjergj Fishtës, jo vetëm që ka rândësi në pikëpamje artistike, por ajo, porsi vêna e mirë që sa mâ shumë vjet kalojnë aq mâ vlerë merr, tue qenë se ajo âsht pasqyra, magazina e kopja besnike e jetës, e shpirtit, e dëshirave e përpjekjeve, e luftës dhe e vdekjes së shqiptarëve: me nji fjalë, Lahuta âsht shprehja mâ e kjarta e dokeve të fshatarëve, banorë të Maleve të Veriut. E prejse doket e lashta të fiseve malore janë gjykue të zhduken nga tallazet e forta të civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesërm kanë për t’ia dijtë për nder në dhetë a qindvjetët e ardhshëm Poetit, i cili në Lahutë të Malsisë na la nji ritrat (portret) të shqiptarit, të përshkruem nga goja e dëshmitarëve njikohsorë, ashtu si këta e gjetën në agimin e shekullit të XX-të, me atë ndryshim të vogël që shqiptari pësoi ç’prej kohëve të largëta të iliro – thrakëve.’

Shqipnia pat nji fat t' madh e t'jashtzakonshem, shka nuk e paten popujt e tjer, veçse mbas qindra vjetsh të nji jete letrare, pat të madhin, të naltuemin përmbi t'gjith, atë, qi u pshtet në popull t'vetin e n' gjuhen e tij e qi me vjersha t'veta ndezi flak zemrat n'popull, pat zhenin poetike t'At Gjergj Fishtes

I rrënjosur krejtësisht në popullin e vet, Fishta ka dashur të përgjonte si flasin burrat e gratë e maleve. Ka marrë prej tyre mënyrat e nëmëve, të mallkimeve e të urimeve dhe çdo gjë e ka shkrirë me mjeshtri në poezitë e veta’.

...’Koha e ardhshme ka me dijtë me çmue edhe ma mirë randësinë e këtij njeriut, sidomos kur vjershat e tij të jenë përkthye ndër gjuhe ma të përhapuna.

Maxmilian Lambertz

Aq sa mund të kuptohet Greqia pa Homerin, Italia pa Dante Aligerin, Anglia pa Shekspirin, Gjermania pa Eposin e Nibelungëve, Franca pa Balzakun, aq mund te kuptohet dhe Shqipëria pa At Gjergj Fishtën.

Gustav Mayer

‘Patër Fishta njihët si poeti më popullor i shqiptarëve, si poeti më i përzemërt i këtij populli... Si këte kemi edhe një të madh tjetër: Rabindranath Tagora.’

Erwin Stranik

‘Patër Fishta...me veprat e tij në poezi e në prozë arriti të kurorëzohej me dafinë si më i madhi poet kombëtar, ai është tharmi i poezisë popullore shqiptare dhe më i kulluari shkrimtar i Arbërisë.’

Anton Baldacci

‘Fishta mori prej popullit gjithçka që gjet të hijshëm, të madhnueshëm e të fuqishëm, e porsi një piktor i Zoti, e shndrroi në shpirtin e vet, tue e riprodhue në një mënyre e cila asht vetëm e tija, prandej, origjinale.’

At Anton Harapi

‘Atë Fishta është marrë me secilën gjini letrare dhe në

të gjitha ka qenë i suksesshëm. Mirëpo, jashtë Shqipërisë ai është i njohur vetëm si autor i Lahutës së malcis’, një epope pastorale e kalorsiake, përkthimi gjerman i së cilës botuar në Laipsig është i dobët, meqë nuk ka qenë e mundur të përkthehet muzika e ritmit Fishtës dhe coloriti tij.

Kot së koti përpiqen grekët e sotëm të kërkojnë në letërsinë e tyre një vepër më të plotë se ‘Lahuta’ e Gjergj Fishtës.’

Faik Konica

‘Tue lexue Lahutën e tij, përplot me teprica kangësh rapsodike të pa emën, të duket se je tu e vështrue popullin shqiptar kah i këndon vedvetit, me fjalët e Fishtës, ma t'kulluetën kangë, e cila shpërthen nga një gjak misterioz që rrjedh në zemrën e tij Ilire’.

Ernest Koliqi

‘Shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar,ky është si të thesha monopolitetioliteti’ gjenetik i artit të Fishtës, kështu do t’i thesha me dy krahasime paralele gjithë poezisë që na ka falur ky vigan i kombit…

Gjithë vepra poetike e shoqërore e At Gjergj Fishtës u pat zhvilluar rreth postulatit fetar dhe kombëtar. Me të vërtetë, ku ka ide dhe ndjenjë më të madhe, më të denjë për të derdhur dhe kënduar në art, se sa ideja e Zotit, ideja e Atdheut!

Fishta e ka veshur lirizmën e tij të vërtetë si tërë kryeveprën epike në një stil thelbësisht origjinal të shkulur për rrënje nga trupi dhe nga truri i racës, dyke fituar me këtë atavizmë artistike gjithë të drejtat e përjetësisë ndaj Kombit- anasjelltas dyke i dhënë Kombit privilegjin e mburrjes dhe të mbështetjes së kurdoherëshme mi Këngëtorin e math të fateve të tija. Sikundër e pat lënë shprehursisht për trashëgim me verbin solemn të gojës së vet përmes shokut të pandarë At Pal Dodajt dy ditë përpara vdekjes, të Premten më 27 Dhjetor 1940, ora 3.30? pas mesdite, në Spitalin e Shtetit në Shkodër: trashëgim i shqiptuar për kuptim të math në gjuhën paralajmëronjëse dhe të djegur për Atdhe të Dantes: … fundi i fundit, dhè Kombi ka të drejta mi mua

Lasgush Poradeci

Ne vitin 1935 At Fishta pat përfunduar ‘Lahutën e Malcis’. Ati i dërgon Lahutën Eqerem Cabejt i cili ishte në Viene sëbashku me një kartolinë urimi për Vitin e e Ri. Pas dy tre muajsh Cabej i kthen përgjigje At Fishtës, ku ndërmjet të tjerave i shkruan:

‘Padre, të falenderoj për urimet e Vitit te Ri, por të falenderohem njëmijë herë për veprën që më dërgove Lahuta Malcis, të cilën, pasi e lexova dhe rilexova mbi 100 herë, jam dashurue aq shumë e këtë vepër sa po më detyron të bëhem katolik.’

Në vitin 1936, gjuhëtari i shquar dhe studiuesi i letërsisë, albanologu më i madh, Eqerem Çabej në studimin ‘Për gjenezën e literaturës shqipe’, kur flet për Fishtën dhe veprën e tij, ndër të tjera shprehet: Një provë që nuk e kishte bërë me sukses letërsia shqipe më parë, bëhet me sukses të jashtëzakonshëm nga ky autor. Me Lahutën e Malcisë, Gjergj Fishta na tregohet poet me fuqi epike të lindur, rrëfimi i tij është plot gjallëri dhe rrjedhje. Vepra e këtij autori është e mbështetur në këngët e veriut mbi trimëritë të cilat në veprën e re thuren duke u përsosur e fisnikëruar.

Fishta zë fill me njësinë e vogël të fisit për të mbaruar në njësinë e madhe të kombit, ia fillon me bariun e moçëm Marash Ucin dhe mbërrin ke Abdyl Frashëri me Lidhjen e Prizrenit. Duket qartas përpjekja e tij të zgjëroj botën në një brendi më fort nacionale, të ngrejë kështu veprën në sferën në një brendi kombtare. Kështu vepra e tij ka marrë karakterin e një eposi kombëtar

… duke qenë njëkohësisht në një farë kuptimi edhe një eposballkanik. Një dritë jete homerike shkëlqen mbi veprën e tij: si nëdukje të zanave që u përngjajnë Dianës e Atenës

Gjergj Fishta është bërë sidomos me Lahutën e Malcisë përfaqësuesi më i parë i literaturës së sotme shqiptare.

Eqerem Çabej

‘Lahuta e Fishtës çfaq ndjesitë më të thella dhe karakteristikat me të kristalizuara që i ruajti raca shqiptare përmes shekujve plot shtrëngata...Shqipëria e tërë përfshihet e dehur nën vargjet e kësaj Lahute, e cila bëhet pronë kombtare, mish e gjak, ndjenjë e mish i përbashkët’.

Sterio Spase

‘Si vetimë u përhap an’ e kand të Shqipnisë lajmi i hidhët i vdekjes së poetit t’onë Kombëtar, At Gjergj Fishtës dhe e mahnitun mbeti sot mbarë bota shqiptare, tue kujtue emnin zamadh të autorit të ‘Lahutës së Malcisë’ që ka këndue, si dikur Omeri, burrnin e besën e fisit tonë, që ka ndezë zemrat e Shqiptarëvet, si dikur Tirteu, i vjetërsisë. E me të drejtë i kan thënë Fishtës ‘Tirteu i Shqipnisë, se sikurse ai me elegjitë e tij ndezi zemrat e Spartanëve për luftë, njashtu dhe epopeja e ‘Lahutës’, odet dhe elegjitë e ‘Mrizit të Zanave’ e të poezive të tjera kanë mbledhë në zemër të djelmnisë sonë dashuninë e pamasë për truellin e të parëve dhe për gjuhën amtare. Këto dy ideale: Atdhedashunia dhe rujetja e gjuhës si dritë e synit, lavrimi dhe përdorimi e saj kanë qenë polet rreth së cilave shtrihej vepra e çmueshme e Fishtës. E s’ka kush tjetër veçse ne arsimtarëve që kemi pasë e kemi nëpër duer edhe ua kemi mësue nxënësve poezitë e tij, që e çmon ma mirë veprën zamadhe të tij, e cila sot si një far i madh dritëdhanës ka ndriçue mendjen e djelmënisë sonë, si një Ungjill shkëndimadh morali ka zbutë e ka edukue zemrën e saj’

Aleksandër Xhuvani (Fjala e tij ne varrimin e Fishtës)

‘ Fishta është elefant i mbuluar nga pluhri gjatë regjimit komunist’

Petro Marko

‘Lahuta Malsisë’ një vepër për analfabetët, për çobanët, për ambientet pastorale, për antishqiptarët, proitalian, për zyrtarët, që nuk u pononte truri për me gjetë thelbin e saj monstruoz. Siç ndodhte shpesh me krijimet që kanë vulën e nacionalizmit, vepra e Fishtës, e sidomos ‘Lahuta Malsisë’, fitoi një popullaritet të veçantë, qoftë me rrethet zyrtare, sidomos ato proitaliane e më pas kuislinge, qoftë me shtresa të prapambetura e disa herë analfabetë të popullsisë, të cilat nuk ishin në gjëndje të kapnin thelbin e saj, por e shihnin ate pjesërisht si një zinxhir episodesh.

Veprës së Fishtës, sidomos ‘Lahutës së Malsisë’ i u ngrit një kult e iu u bë një reklamë e tillë , saqë rrezikonte ta kthente në një gur varri sa ti merrte frymën gjithë letërsisë shqipe.’

Sazan Skuka03/01/2019 12:26

Kam vetem nje pytje per ju Z.Krasniqi.
Pse ju dhe te tjere kur vendosni te thoni emra qe kane vendosur emrin ne historine e kombit harroni figura qendrore siç eshte edhe rasti i kryetarit te Lidhjes se Prizrenit Iljaz Pashe Dibra(Qoku).Eshte e ngritur nje permendore ne oborin e shtepise ku u themelua Lidhja dhe Iljaz Pashe Dibra mungon.
Une e kam nje mendim,ju jeni i lexuar por ne shumice ne mendjen tuaj ka zene vend historia e shkruar ne kohen e komunizmit,kjo duket ne rreshtat e shkrimit tuaj.
Diktaturat ne çdo kohe jane per t'u harruar jo per t'u lavderuar.

Daj Jaku03/01/2019 08:02

Fole mirë për Gjergjin e Madh por e dhjeve fare me mburrjen e epokës komuniste, që nga gënjeshtrat monstruoze të 28 mijë dëshmorëve (në fakt nuk ishin as 2.800) të luftës civile ku shqiptarët vranë njeri tjetrin me urdhër të Beogradit, deri tek hymni i ndërtimit të socializmit, si dhe njeriut të ri servil dhe spiun deri brenda familjes, pra shkërdhimi total i karakterit njerëzor, më keq se milingona, që e vuajmë keqas edhe sot. Ke sharë ose ke harruar disa njerëz të mëdhenj të kombit dhe kontributin e tyre gjigand për Kombin. Asnjë fjalë për Gjigandin Fishta, Gjergji i dytë (apo sepse katolik, të cilit tradhëtarët e kombit, komunistët edhe varrin ja zhdukën, eshtrat në Drin, me urdhër të Beogradit). Asnjë fjalë për Lef Nosin e madh, sot bota na rradhit si të drejtë midis kombeve, faleminderit Nosit që nuk lejoi gjermanët të çfarosnin hebrenjtë. Por ti qënke komunist more beu i ynë që lëvdon kohën e Enverit, kohën e tradhëtisë së madhe ndaj kombit, 5000 shqiptarët e masakruar në Tivar nuk të bëjnë përshtypje (janë vallë edhe këta të llogaritur tek ai 28 mijëshi komunist?). Dhe në fund nuk thua asnjë fjalë për tradhëtinë e madhe që po bëjnë sot ushtarët e Sorosit, HashimEdvin me Batonrat dhe çiliminjtë ministra në shërbim të rikthimit të Jugosllavisë së Madhe në Gadishullin Ilirik (sot Ballkan), nën udhëheqjen e bax-hellës sorosiane Federica Mogherini. "VFLP Jakup".

Toni03/01/2019 07:45

Krasniq e lexova me kujdes, nostalgjk i sistemit me te ndyre qe kapasur nje komb eshte sistemi komunist socjalist , si mundet melenè te madhin fishte jasht cdo reshti qe ke shkruajtur, te lè dhe mendoj se me dashje padashje je me ?!.

Shto koment

Denonco