Pusulla: ‘Kur të çlirohet Shqipëria’

Pusulla: ‘Kur të çlirohet Shqipëria’

Nga Agim Xhafka - 26/12/2018

Ka afro një muaj që Edi Rama u premton studentëve se do u plotësojë jo vetëm tetë pikat e tyre,por edhe më shumë. Gati sa nuk nxjerr nga goja se dhe dashnore do u gjejë,vetëm trembet se e di që ata nuk ia përtojnë helmit të tij. Por pas këtyre premtimeve i mbarohet “karburanti” dhe aty ngec. I shuhet motori.Nuk bën hapin e dytë,të ndryshoja shifrat në buxhet që studentët ta besojnë. Të shohin sa para ka ndarë për bursa,sa për konvikte,sa për biblioteka,sa për... Po nga ky vesh kryeministri ynë nuk dëgjon. Premton në erë si ata aktorët në film që luajnë rolin e pijanecit ama regjisori i dend me gota uji.

Qeverisjet e majta në thelb kanë mashtrimin. Kështu e nisi punën qeverisja e 1944. Shkoi shtëpi më shtëpi për grurë,misër,bagëti e bulmet dhe të mos quhej hajdute e grabitëse u la në dorë viktimave një pusullë me shkrim distrofik,me pesë fjalë:”Do paguheni kur të çlirohet Shqipëria.”

 Në fakt edhe pas 50 vjetësh nuk u dha një qindarkë.Me Edi Ramën ky fenomen ka marrë përmasa gjigande. U dha naftëtarëve statusin dhe si shpërblim kur të çlirohet Shqipëria. U pëmbytën gjashtë herë fermerët nga Vjosa dhe dëmshpërblim,kur të çlirohet Shqipëria. Prishi ndërtesa ngado e asnjë lekë s’dha për pronarët e tyre.

Tani guxon dhe vazhdon njësoj,me po atë melodi.

Studentëve do u plotësoj çdo kërkesë,çirret. Po me ç’para? Me ç’buxhet?

Qeveria nga që gënjeu plot shtresa këto vite mendon se do i funksionojë loja: “Kur të çlirohet Shqipëria “

Edvin,studentët nuk e mbyllën protestën. Po ndodh si me mishin para pjekjes. Marinohet dhe lihet ca kohë ashtu në qetësi. Pastaj javën e parë të janarit hidhet mbi zgarë të piqet. Me studentët nuk pinë ujë pusullat. Se ata ndaj u ngritën,së pari të çlirojnë Shqipërinë nga mashtruesit. Dhe ti je kokrra e Pinokut. Ata e dinë aq mirë sa dialogun me ty e quajnë kohë të humbur e të thërrasin :” O,usb e prishur!”

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

toni28/12/2018 09:12

po ky hallin e ka ke vetja ,se ministaqa e ministreqe po i ndrroka cdo tre mujor .ta kuptoi mire se"" nuk mundet me e kaluar si byroja e partis dikur ca koka turku,,, dhe ja hodha.ky eka hallin tek vet vetja dhe askush tjeter. kte rradh do marr me vete edhe rucin me shoke kta jan fasad ,jan si dhe me keq se ato qe u rrezuan nevitet90.kta kujtojn me shum per fasada dhe sheshe ,me keq se ato te djeshmit qe e quanin veten i vetmi shtet ne bot qe ndjek rrugen esocjalizmit fitimtar.kta kujtojne se jan zhdukur dhe nuk mendojn me shtresat e dhunuara dhe te presukutuara jo pak por 50e ca vite ,ju jeni akoma me mentalitetin se vetem ne dhe asnje tjeter dim te drejtojme ne vjedhe dhe mashtrime.kta zotrit ta din se kjorrinija e sotit nuk ka frik eka inteligjencen shum me larte se ao" ,QE ivendosi tek kto (DEKANE) uneversitetesh.shpresojm se nuk do te ndalen ,ndalesa ndalon shpresen dhe rrit presekutimin e atyre qe protestuan,kto jan klyshet e sistemit qe e shfrytezoj dhe mbajti popullin ne erresir ku edhe sot shum jan akoma te verbuar.populli do jete gjthmon me to.kto jane pasardhesit e atyre qe na verbuan ,kto kan ardhur vetem per te vjedhur djersen e popullit dhe do zhuken vete, kta duhet te ndalohen dhe detyrohen ti kthejn popullit ate qe eshte e tij.

Miu te kiu27/12/2018 11:02

Gjindje e ulet.

Shkodrani i varfer26/12/2018 23:04

Drejtori i Rilindjes me Q7....
Kur erdhi se drejtor i Bujqesise ne Shkoder, Mustafe Kraja ,kishte nje bmw veture te vogel, por sot ,si pasoje e rilindjes ka nje Q7....kjo ka rritur edhe performancen e bujqesie ne rajonin e Shkodres, jane rritur prodhimet dhe fermeret jetojne me te lumtur...Vjen ne pune me Q7, kur vjen ndokush nga ministria perdor nje makine zyrtare te bardhe. per 5 vite nje gram nafte nuk e ka harxhu per llogari te ketij shtetit te shperdredhur fatkeqesisht.....tashme eshte bere dhe drejtor i madh, mbasi mbulon agjensine e Ekstensionit per tre qarqe...Shoferi qe kishte dfejtoria punonte cdo dite si laavzhier i makines se dejtorit....njehere tjeter do te shkruaj me gjate per rilindasin zotin Kraja!

Shto koment

Denonco