Beteja e pashmangshme...

Beteja e pashmangshme...

Nga Kastriot Islami - 25/12/2018

Situata në vend është alarmante se

  • të varfërit po shtohen dhe gjëndja e tyre po përkeqësohet…
  • klasave e të mesme po zhduket…
  • të rinjtë kanë pa mundësi të arsimohen dhe s’kanë asnjë shans po të punësohen…
  • mjekët po largohen dhe shërbimi shëndetsor po degradon…
  • bizneset po mbyllen dhe ekomonia po rrënohet…
  • pensionistët nuk përballojnë dot blerjen e ilaceve dhe cmimet e ujit, energjisë, ushqimeve…
  • qytetarët masivisht po emigrojnë dhe duan të largohen nga vendi…
  • kriminelët po shtohen dhe po lidhen ngushtësisht me qeverisjen…
  • oligarkët po pasurohen cdo ditë duke grabitur djersën e mundin e të varfërve…
  • oligarkët dhe kriminelët kanë marrë peng zgjedhjet…
  • oligarkët kanë komprometuar zyrtarë të rëndësishëm ndërkombëtarë…
  • qytetarët nuk kanë më asnjë shpresë se gjëndja do të ndryshojë…
  • modeli i së keqes është kthyher në model suksesi…
  • vëndi po vdes duke u zbrazur, duke u boshatisur…

Arsyet janë tashmë evidente për cdo shqiptar të ndershëm:

  • Rama erdhi në pushtet nga oligarkët dhe kriminelët…
  • Rama e mban pushtetin duke blerë votat me oligarkët dhe kërcënuar votuesit me kriminelët…
  • Rama ndan buxhetin dhe pasurinë kombëtare me oligarkët dhe kriminelët…
  • Rama ju jep tenderat, koncensionet dhe PPP-të oligarkëv dhe kriminelëve…
  • Rama kontroll biznesin dhe median me oligarkët e kriminelët…
  • Rama kontroll drejtësinë për të mbrojtur oligarkinë dhe kriminelët…

Shkurt: Rama është bosi i oligarkisë e krimit, oligarkët e kriminelët kanë marrë peng Ramën..

Nga njëra anë:

Pasurinë kombëtare dhe buxhetin e shtetit e kontrollon një grusht oligarkësh e kriminelësh që përbëjnë vetëm 0,01 përqind të popullsisë, ndërkohë që një kupolë e vogël, disa dhjetra, jetojnë në luks bëjën jetë përrallore, duke grumbulluar pasuri qindra milona euroshe.

Nga ana tjetër:

  • Qytetarët janë kthyer në skllevër, që punojnë vetëm për bukën e gojës dhe s’zotërojnë asgjë
  • Qytetarët janë në shumicë të papunë…
  • Qytetarët jetojnë nën pragun e varfërisë ose mbijetojnë…
  • Qytetarët mbi 60 përqind duan të emigrojnë…
  • Studentët, të gjithë pa përjashtim protestojnë për pamundësinë e arsimimit të tyre…
  • Studentët nuk kanë asnjë shans të punësohen sipas meritës..
  • Studentët, mbi 70 përqind duan të largohen nga vëndi…
  • Policët nuk përballojnë dot më kushtet e punës…
  • Policët në masën 70 përqind duan të emigrojnë…
  • Gjeologët e naftëtarët janë në protesta për gjëndjen e tyre të mjerueshme…
  • Pensionistët po vdesin nga pamundësia për të paguar ilacet, ujin, dritat, ngrohjen, ushqimet…

Zullumi është trashur aq sa është këputur nga qeveria e Rilindjes. Edi Rama, zullumqari tinzar kërkon ta shtyjë me mashtrime e arrogancë. Me shfaqje prej kllouni. Me mono-dialogje. Ndërkohë që dera e emigrimit po shfaqet e mbyllur cdo ditë e më shumë, përballja mes të oligarkëve dhe qytetarëve të varfër, të papunë dhe të pashpresë duket e pashmangshme, ndonëse shumëpak e besojnë se kjo përballje mund të ndodhë duke menduar se qytetarët do të nënshtrohen e përshtaten me të keqen. Madje përballja mund të jetë shumë e fortë dhe shpërthyese, me pasoja të paimagjinueshme. Ajo është e pashmangshme…

Syri.net/ 25 dhjetor 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Valbona27/12/2018 21:47

O Kimi qe nuk ke guxim te shkruash as emrin e vertete dhe as te vendosesh foton merr guximin te shkruash me nje fjalor prej injoranti budallelleqe qe vetem ti i kupton. Ti je nga ato qe te kane djegur akuzat per argatin e Beogradit dhe nuk e kupton se ke dale lakuriq si miku i argatit lakuriqi zhgarravites. Nejse nuk ja vlen te merret njeri me nje idiot si opuna tende se te jep kot se koti vlere nderkohe qe ti meriton vetem injorim dhe shperfillje. Te ruajte zoti se me kete koke qe po te cahet nga budallalleku.

kimi27/12/2018 08:31

O Ky kemi mendue qe eshte nifar Analisti po ky Islamisti o bo Lop si Salihu e Luli po me duket ja ngjiten gripin tash e tutje eshte i infektuar me sindromin Schpifs...........

Valbona26/12/2018 07:02

O Kio, duket qe je injorant dhe banal nga menyra sesi shkruan. Do te ishte mire te lexoje dhe degjoje profesorin se eshte turp qe merr guximin dhe shkruan marrezi. Ti dashje apo dashje ben punen e nje anetari te Aleances se Qelbesirave. Edi Rama thote se te gjithe jane njelloj te keqinj prandaj do te qendroj une ne pushtet. Lexo me se pari! Nese ke ndonje ide se cduhet bere shkruaje! Dhe po te jesh akoma me i afte dil ne proteste. Dhe nese ke edhe aftesi, drejto ndonje proteste. Dhe nese mendon se kjo aleance e qelbesirave nuk rrezohet me protesta, shkruaj si e mendon ndryshimin. Se vetem te shash me fjale te ndyra ben punen e Edi Rames...

Onkezmi26/12/2018 04:18

E drejta e Kastrioit ështe të dritësojë mendjen e liliputëve që qarkullojnë me bollek në të ghitha grupet politike e jo të ngrijë popullin e të rrëzojë me dhunë shtetin...Ta k@lexojmë Islamin dhe të mësojmë prej tij.Kjo është detyra jonë...

tomi25/12/2018 23:41

Cfare na keshillon ti Kio? Dhe cfare nenkupton, pervec lehjes, me reagim te opozites???

kio 25/12/2018 22:23

Ju gjoja opoziçkaret, beni opozite virtuale dhe beni sikur nuk e kuptoni se opozita nuk behet me fjale! Vazhdoni te hani pesheshin qe ju jep kryedoçi, dhe ate kur ju jep urdher ai! P...t..hu qelbesira njesoj si ai, e me keq, sepse trdhetoni popullin tuaj qe gjoja i qani hallet vetem duke lehur si qeni henenzes! Llum, llulm , llum! Ps; nuk ka rendesi sa te verteta jane ato qe ju thoni, rendesi ka qe nuk veproni dhe fjalet pa veprim jane tradheti njesoj si e kryellumit! Kellira! E kam me te gjithe opoziçken jo vetem me ty o Kaç!

Shto koment

Denonco