Eksperimenti vdiq, tani të rikthehemi te politika!

Eksperimenti vdiq, tani të rikthehemi te politika!

Nga Çim Peka - 24/12/2018

Shihni me vëmendje se çfarë po ndodh në skenën e politikës shqiptare, veçanërisht nën dritën e zhvillimeve të fundit. Një paradoks logjik dhe moral, po bluhet me mjeshtëri nga makineria gjigante e propagandës së Rilindjes dhe punëtorët “e pavarur” mediatik të saj.

Qeveria dhe media pranë saj po i kërkojnë Presidentit të Republikës, që të mos politizojë (mos) dekretimin e ministr(ave)it, apo ligjeve të miratuara nga mazhoranca, madje as të mos bëjë deklarata politike. Në të njëjtën logjike i kërkojnë opozitës, që të mos politizojë protestën e banorëve të Zharrës, Unazës së Re, apo dhe protestën e studentëve. Madje sipas tyre, nuk duhen politizuar as aferat e korrupsionit, koncensionet dhe dosjet e trafikut të drogës. T'u kërkosh aktorëve dhe faktorëve politike që të mos bëjnë politikë është njësoj, sikur t'u thuash futbollistëve të çdo lige profesioniste; mos luani futboll, por bëni sikur vërtiteni pas topit në fushë.

Duke shfrytëzuar pakënaqësinë dhe zhgënjimin e qytetarëve ndaj klasës politike në përgjithësi (Për hir të së vërtetës, simptomë kjo jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjitha demokracitë perëndimore), propaganda e qeverisë kërkon të de-politizoje reagimin qytetar, duke shkuar aq larg sa bëhet thirrje për një klasë të re politike që nuk duhet të vijë nga politika!

Thuhet hapur se studentët duhet të marrin vetë fatin e tyre në dorë, por me një kusht;  nuk duhet të përzihet politika!

Por se çfarë mund të bëhet duke marrë fatin në dore pa u përzier me politikë, këtë nuk e thonë. Skema është e qartë. Nuk duhet që kriza e gjithanshme që ka kapluar vendin, të kanalizohet drejt një zgjidhje politike. E ashtuquajtura Klasë e Re Politike, që duhet të dalë mbi ujë, nuk duhet të përfshijë partitë politike dhe politikanët opozitare; vetëm Ai më i gjati duhet të rrijë i pacenuar.

Sepse vetëm atij i plas shpirti për studentet dhe sot pas 5 vitesh në pushtet gati absolut është jo vetëm “mbështetës” i kërkesave të studenteve (Vetë ka krijuar problematikën, po vetë nuk i ka realizuar kushtet dhe të drejtat), por edhe më agresiv se vetë kryengritësit.

Pra sipas këtij paradoksi logjik, politik dhe mbi të gjitha moral, ai që ka shkaktuar sëmundjen malinje në sistemin imunitar është njësoj viktimë, sa dhe studentët që u ngritën pasi kapën fundin. Por pavarësisht kësaj të vërtete, ata nuk duhet ta politizojnë sepse kanë Edi Ramen jo vetëm në krah, por edhe si “mjekun” e vetëm që mund të bëjë operacionin shpëtimtar.

Në fillim e nisi qeverisjen, me idenë e 'emergjencës kombëtare'. Nëse ju kujtohet, në vitet 2013-2014, si emergjencë kombëtare ishin rendi dhe siguria, financat, ekonomia, arsimi, mjedisi, bujqësia, infrastruktura...

Pra me një fjalë; gjithçka!

Pasi 'emergjencës kombëtare' i doli boja shumë shpejt, pakënaqësia në rritje e qytetarëve duhej të kanalizohej tek armiku i përbashkët, jo vetëm i popullit por edhe i qeverisë (sepse nuk e linte qeverinë të punonte siç donte): sistemi gjyqësor. E keqja nga buronte gjithçka që nuk shkon mirë në këtë vend, ishte drejtësia dhe vetëm ajo. Prandaj pakënaqësia popullore duhej të kanalizohej drejt saj, dhe jo qeverisë e cila ishte “viktimë” për vete.

Në muajin Korrik të vitit 2016, më në fund u miratua Reforma në Drejtësi. Duke qenë se edhe kjo kauzë u ezaurua shpejt duhej gjetur një armik tjetër, këtë herë më specifik: gjykatës dhe prokurorë individualë që ishin të korruptuar. Për një vit me radhë, e gjithë makineria e propagandës qeveritare i lëshoi bataret drejt tyre dhe procesit 'shpëtimtar' të vettingut.

Aq shume u banalizua dhe u fut në paradoks logjik e moral kjo fushatë si pjesë e diskursit politik dhe mediatik, sa që edhe trafikanti e përdhunuesi, Elvis Roshi, sulmet e opozitës ndaj tij i konsideronte si përpjekje të opozitës për t'ju shmangur vettingut!

Vazhdojmë më tej. Gjatë fushatës së vitit 2017 dhe deri në vjeshtën e po këtij viti pjesë e diskursit ishte faji i LSI, e cila nuk e paskësh lënë PS-në të qeveristë siç donte dhe si duhej. Me këtë rast u shpikën një turli termash populistë si; tepsia, tenxherja, kusia, legeni, e me radhë.

Por ndërkohë që koha kalonte dhe qeverisja e Rilindjes shkonte keq e me keq, sulmi ndaj LSI nuk po ngjiste më. Duhej një  “armik i ri” dhe ai do të ishte; media e kazanit. Tashmë ajo i kishte të gjitha fajet, që “punët e mira” të qeverisë  kritikoheshin dhe pasqyroheshin si një makineri që punonte për një grusht njerëzish dhe jo për qytetarët.

 Kur edhe kësaj alibie i doli boja dhe shqiptarët filluan të ngrenë krye nëpër sheshe, kryeregjisori Edi Rama, më në fund e kuptoj se të gjithë “personazhet-fajtorët” të këtyre 5 viteve të mbushur me filma-propagandë nuk i pinin më ujë. Paradokseve të shndritshme të simuluara fortë në eterin mediatik u doli varaku; zullumi shpërtheu nën dritën e diellit, kurse qytetarët e çliruan mllefin e ndryrë në shpirt dhe filluan, ta marrin vetë situatën në dorë. Fajtori me emër të përveçëm, nuk ka më as edhe një gjethe ku të fshehë “veglat”, me të cilat për 5 vite rresht ka “përdhunuar” dinjitetin dhe mirëqenien e nënshtetasve të vet.

Dhe ja ku erdhëm te faza e fundit, që të kujton fundin e  historisë së çdo autokrati dhe kleptokrapi në pushtet. Në mungesë të armiqve jashtë oborrit të vetë, nis të gërmosh për mëkatarë të brendshëm; brenda politikës.

Qytetarët e revoltuar “kanë të drejtë” që të bëjnë gjithçka, por sërish vetëm me një kusht; nuk duhet të përzihet politika në kauzat e tyre. Kështu FRESSH-ët dhe marksistët e tij të infiltruar në protestën studentore u ngarkuan me vetëm një mision: të mbanin politikën dhe opozitën larg. Aq shumë u stimulua fryma anti-politikë, sa që u hodhën teza që të shkrihej e gjithë klasa politike (opozitare), vetëm e vetëm që opozita në tërësi dhe Lulzim Basha në veçanti, të kompleksoheshin dhe të mos “guxonin” që të bëheshin faktorë.

Fabula dhe synimi është i qartë: duhet një lëvizje popullore (lexo; populiste). ku reagimin qytetar duhej ta drejtonin njerëz dhe formacione jo politike, njësoj si me Lëvizjen “5 Yjet” në Itali, Makronin në Francë, apo me Tcipras në Greqi. Pra, sipas Edi Ramës dhe propagandës së tij, edhe Shqipëria duhet të eksperimentojë me lëvizje dhe individë, që vijnë jashtë politikës.

Por, si me çdo gjë që ka bërë deri më tani duke ja hedhur fajin të tjerëve dhe duke u kujdesur që veten ta mbajë të distancuar nga skena, ai është sërish në paradoks historik, politik dhe moral. Po kërkon që të shpikë diçka, e cila tashmë ka ndodhur në Shqipëri.

Madje edhe më herët se në Itali, Greqi, Francë, SHBA, Angli (me Brexit). Shqipëria e ka tejkaluar këtë eksperiment, pikërisht me Edi Ramën dhe Rilindjen e tij. Me Erion Veliajn dhe G99 e tij (karroceri e Rilindjes).

A nuk startoi Rilindja si një lëvizje populiste, 'Pertej së Majtës dhe të Djathtës'?!

 A nuk është Edi Rama, ai artisti që po bën politikë?!

A nuk kemi për kryeministër një individ, i cili deri vonë nuk linte intervistë në mediat ndërkombëtare dhe këmbëngulte tu mbushte mendjen shqiptarëve këtu brenda, se nuk është politikan race, tipik, tradicional, por artist?!

Njësoj si Bebe Grillo në Itali; Filozof, njësoj si Makroni në Francë; marksist i moderuar dhe i përshtatur në këtë epokë të kapitalizmit, si Tzipras në Greqi?!

Slogani, 'Përtej së Majtës dhe të Djathtës`, i Rilindjes së Edi Ramës nuk ishte thjesht elektoral, por shqipërim i filozofisë së re politike, 'Rruga e Tretë' e shpikur nga Bill Clinton e Tonny Blair (mentori dhe këshilltari i tij politik), dhe i vazhduar me Macron, Tzipras,  Grillo.  Filozofia e 'Rrugës së Tretë' ose ndryshe 'As majtas dhe as djathtas', doli si nevojë e adoptimit të partive të majta ndaj degradimit të socializmit, i cili përthithi parime nga dy krahët politike dhe ideologjike: majtas dhe djathtas.

Nga rruga majtas merrte parimin e shtetit social dhe nga ajo djathtas, më të mirat e kapitalizmit. Në mes si pykë, ishte futur parimi i Partneritetit Publik-Privat (PPP e famshme apo koncensionet). Edi Rama si biznesmen i ushtruar fort në këtë profesion si kryetar i bashkisë së Tiranës për 3 mandate, nga të gjitha parimet e 'Rrugës së Tretë', përzgjodhi vetëm PPP-të. Pra koncesionet, që tashmë çdo shqiptarë e dinë se çfarë janë.

Edi Rama pra, së bashku me Rilindjen e tij dhe Erion Veliaj së bashku me 'G99' e tij, e kanë ezauruar eksperimentin e populizmit dhe drejtimin e vendit nga jo-politika. Eksperiment, që dështoi në mënyrë spektakolare!

Ky model nuk ka çfarë të japë e të mbledhë më, në skenën politike të Shqipërisë. I ka ngelur vetëm një fazë e fundit për të konsumuar dhe ajo mund të zhvillohet, vetëm në bankat e drejtësisë!

Tani është koha, të hedhim pas krahëve këtë eksperiment dhe të kthehemi tek politika tradicionale. Tek Partitë Politike tradicionale dhe tek politikanët tradicionalë. Tek opozita dhe lidershipi i saj. Nëse edhe këta si pjesë e establishmentit duhet të pastrohen, ka vetëm një mënyrë efikase: dekriminalizimi dhe vettingu në gjithë shtresëzimet e politikës shqiptare. Le të bëhet, sepse është jo vetëm gjëja më e mirë që mund të bëhet për këtë vend, por edhe e vetmja si zgjidhje përfundimtare.

Studentët, le të vazhdojnë të protestojnë. Janë në të drejtën më themelore të tyre, por kërkesat që kanë nuk janë dhe nuk mund të jenë dot, thjeshtë ekonomike. Formën le ta kenë “ekonomike, por thelbin nuk jua ndryshon dot askush dhe aq më shumë Edi Rama; janë politike dhe pikë!

 Prandaj si të tilla, mund dhe  duhet të zgjidhen vetëm politikisht. Shfuqizimi apo ndryshimi i Ligjit për Arsimin e Lartë është akt politik, ndaj vetëm si i tillë duhet të trajtohet. Eksperimenti me artistë në qeverisje, e ka mbyllur ciklin. Çfarë la pas e dinë shumica e shqiptarëve, që e vuajnë në xhepat dhe shpirtin e tyre. Tani ka vetëm një kohë; ajo për t`ju kthyer politikës reale dhe të bëri politikë sipas traditës më të mirë të demokracive në botë. Dhe këtë e ka për detyrë dhe mund ta bëjë, vetëm opozita.

Në parlament; Në rrugë; Në sheshe... Edhe në marrëdhënie të kushtëzuara, apo djegie mandatesh nëse është nevoja. Opozita është e dënuar që ti dalë zot, pakënaqësisë dhe revoltës popullore, që po rritet në mënyrë të paparashikuar nga “profesorët”.

Kjo është zgjidhja. Eksperimenti dhe e shkuara, e kishte emrin Edi Rama; politika e ka emrin Lulzim Basha!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ajo27/12/2018 12:37

Zoteri... shqiptar, nuk ju ngaterrova aspak me shqiptari, e kisha repliken dashamirese pikerisht me ate zoteri, jo me juve. Sa per mendimin tuaj te cilin e respektoj, dalloj vetem ne nje pike: nuk deshiroj dhe shpresoj qe te mos linde nje force politike e re e ekstremit te djathte, e cila ne shume drejtime eshte po aq e rrezikshme dhe e demshme si edhe lindja e nje partie komuniste te tipit Organizata Politike e Qorrit. E kuptoj shume mire se ne kushtet ne te cilat ndodhet vendi, lindja e partive te te dy ekstremeve mund te ndodhe, ashtu sic sot ne Europe dhe Amerike po forcohen shume partite e ekstremit te djathte, nuk duhet te na cudise. Por thelbi i asaj qe dua te them eshte se nuk mund ta bazosh analizen tek fantazia dhe deshira, por tek realiteti. Ka plot qe therrasin e mallkojne kete klase politike te korruptuar, por askush deri me sot nuk po mundet te krijoje dot nje parti te re, apo klase politike te re qe do te shpetonte vendin. Nga do te dilnin keta politikane te kulluar? Perse ne duhet te besojme se do te jene me te mire se paraardhesit, nese nuk ndryshojne rregullat e lojes?
Apo duhet te brohorasim nje parti te re ( shembulli me grotesk eshte Libra e Blushit!) e cila mund te jete akoma me e keqe se te vjetrat?
Prandaj zgjidhja duhet te konsistoje tek rishikimi i Kushtetutes dhe ndarjes se pushteteve, tek ndryshimi i formules se zgjedhjeve dhe i kontrollit financiar te partive ne fushata zgjedhore si dhe tek demokratizimi i partive egzistuese. Do te shohim pastaj qe gjerat do fillojne te ndryshojne, parti te reja do lindin natyrshem dhe klasa politike do rigjenerohet dhe do behet shume here me e kujdesshme ne veprimtarine e saj.

toni26/12/2018 20:02

pak per ajo ,dheshqiptari,nuk shruhet per rilindje,komunizmi apo marksizmi,apo cdo lloj ideje opo paramendimi per ekonomin e tregut dhedemokracine.tek ne po ndertohet nje NEO DEMOKRACI ,ku ne sistemin etregetis te lir eshte shum me i rrezikshem se diktaturat pos komuniste.kta qe kan ngritur sistemin neo demokrat tek ne duhet te largohen nga skema politike,mundesisht duke ju sekustruar te gjitha te ardhurat e fituara me korrupsjonin,.kta qofshin majtas apo djathtas,ai profesori ,,,qorri,eshte jasht xhdo lloj loje politike tek ne,por! televizoret tek ne jan sic dihet. kto dy forca kush me shum e kush me pak kan detyruar jo pak por gjysemen e kombit te behen qytetar grek,italjane etjer.sot behet fjale per resistencen dhe mos tjetersimit te rraces tone,ku te paret tone e ruajten per mijra vite,tani kemi nje piktor bojagji ti themi,qe drejton vendin kemi njepushtet qe jo qe lufton krimin por qe drejton ate.kombi e ka jet gjatesin tek,,materniteti dhe tek uneversiteti,uneversiteti eshte ai qe i jep shepresen nje kombi.por jo nje piktor dhe nje trgtar fiqesh qe brodhi mbasmenderes organizatash si sorrosi etjer,kta nuk ruajn komb por ckombtarizojn komb.shprea eshte tek kta te rinje qe zoti i bekofte,kta duhet ti nxjerrin jasht sistemit te korruptuarit si majtas dhe djathtas te menduarit dhe jo ndarjes.Dhe heshtja epopullit ka nje domethenje te madhe,ka oshum frik ,oshum te paguar qe jan nje pjes e verber,o sikur vullkani qe ne fillim oshperthen dhe merr cdo gje perpara,one fillim tymin,,postaj erruzjonin ku merr perpara majtas djathtase kudo neper oligarkite.

shqiptar26/12/2018 10:46

Për komentuesen me pseudonimin "ajo" !
Kam përshtypjen se më ngatëroni mua që jam paraqitur me pseudonimin "shqiptar" me zotërinë që komenton me pseudonimin "Shqiptari".
Ndonëse tek ky komentues gjej disa të vërteta që përkojnë me mendimet e mija, ka një diferencë të dukëshme të qëndrimeve.
Në komentin që kam paraqitur këtu, shfaq habinë se si është e mundur që në Shqipërinë që kaloi 46 vite në modelin stalinist, modelin më të egër të diktaturës komuniste, në vënd që të lindëte një lëvizje e një të djathte ekstreme, siç po ndodh në gjithë Europën, po ngrejnë krye lëvizje me ideollogji marksiste të luftës kundër të pasurve, pra kundër sistemit demokratik kapitalist. Nuk është problemi vetëm tek disa personazhe të njohur në publik si Arlind Qorri, që ka fakte se në kritikën kundër Ramës, nuk sheh politikanin e korruptuar që është lidhur me bizneset e mafies së drogës, por me te personifikkon "rrezikun" që i vjen Shqipërisë nga kapitalizmi, nga të pasurit.
Fakti që media e gazetarë që nuk kanë hequr dorë nga nostalgjia e regjimit komunist, po na e thërrasin thuajse çdo dite këtë Qorrin, si një alternative "e re" politike.
Nuk është ndonjë çudi që këto media, siç janë "të dashuruara" me marksizmin e Arlind Qorit, janë po aq të dashuruar edhe me Patozin, Bregun, Topallin e të tjerë si këta kritikë të PD apo të Bashës.
Nuk ka sepse të krijohet dyshimi se lëvizjen e protestave të studentëve, po e drejton ky grup marksist. Ishtë në të vërtetë ky rrezik në javën e parë kur qëllimisht protesta ishte ngushtuar vetëm para ministrisë e jo pa qëllim.
Por studentët i flakën tej protestës ca grevëthyes si Qorri apo Marka e protesta u zhvendos para kryeministrisë ku nuk pinin më ujë parullat komuniste.
Greva e studentëve, veçanërisht në Tiranë, u kalua në vënien e drynave universiteteve.

toni26/12/2018 09:35

mos mendohet aq shum per ate qe lind ,,,por per ate qe duhet te zhduket nje here e mire te pakten tek ne,ate qe ka bllokuar deren,,,e maternitetit ,,,.ky i ndimuar edhe nga presukatori i kombit tone nuk pranon lindje ,por,, edhe po sterminon edhe oto pak zera qe ndigjohen ne fund te tunelit tone yte erret ku jemi si komb.

Ajo25/12/2018 21:33

Zoti... shqiptari perse prisni qe dikush tjeter ta krijoje ate parti dhe pastaj ti bashkangjiteni edhe ju?
Mua gjithmone me kane pelqyer komentet tuaja, nuk e ve ne dyshim qe jeni njeri i shkolluar dhe i drejte, perderi sa shqetesoheni per situaten politike ne vend.
Gjithashtu edhe mua do te me pelqente shume qe te lindte nje force e re politike e qendres se djathte e pamolepsur nga komunistet dhe mendesia e dominimit qe dashur padashur PD- se iu bashkengjit qe prej themelimit te saj. Per me teper shqiptaret e 2018 jane shume here me te emancipuar dhe te pergatitur per nje demokraci ( gjithmone flas per njerezit e shkolluar por edhe masat e thjeshta paten shansin te jetojne ne perendim apo te jene te ekspozuar me ekonomine e tregut dhe me sistemin zgjedhor multipartiak.). Problemi eshte se nje force e re politike e vertete nuk mund te linde artificialisht, perndryshe kthehet ne nje parti fantazme me nje kryetar, nje nenkryetar dhe pese pasues, por qe regjistrohet si parti politike dhe vegjeton ne kurriz te taksapaguesve. Nje force e re politike qe te nxjerre ne pension qofte PS apo PD tani per tani nuk duket ne horizont, keshtu qe duam s’ duam do qeverisemi ende prej njeres prej tyre, perndryshe do shpertheje anarkia. Shpresoj qe presioni popullor, shoqeria civile ( nuk di a ka te tille vertet! ) ti detyroje keto parti te rigjenerohen dhe te pastrohen nga elementet e korruptuar dhe te paafte. Duhet patjeter te rishkruhet kushtetuta dhe te ndryshoje sistemi zgjedhor ne mazhoritar, si edhe te ndahen pushtetet: ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqesori duke u zbatuar parimi : check and balance!
Do ta shohim atehere se politikanet tane arrogante nuk do tallen kaq lehte me popullin dhe do t’ ju duhet te punojne vertet fort si sherbetore publike jo si sundues te tij. Gjithashtu doja te theksoja se politikanet tane nuk na kane rene nga qielli, jane pjese integrale dhe produkt i kultures sone te paket demokratike dhe llogarikerkuese.
Mos te na genjeje mendja se nje force e re politike me fjale te bukura duhet te na beje te vrapojme pas saj me sy mbyllur. Njerezit kudo jane njelloj, qenie lehtesisht te korruptueshme( cdo rregull ka edhe perjashtime! ). Ajo qe ben diferencen ne demokracite perendimore jane rregullat e forta te lojes dhe veprimi i ligjit.

Shqiptari25/12/2018 18:10

Nuk kam ndermend te bej komentuesin e komenteve, por me terhoqi vemendjen komenti i komentuesit me pseudonimin "Shqiptar prej vrteti". Se pari ju them, si demokrat prej verteti, qe e respektoj maksimalisht cdo mendim te tjetrit dhe reflektoj nese mendimi im eshte i gabuar, por nuk ka kurre mendim te gabuar por mendim alternativ apo relativ sipas nivelit te intelektit. Me nje popull te tille kaq te lodhur nga varferia dhe me kete niveli kaq te varfer kulture demokratike qe ka ne Shqiperi, te ashtuquajturat "parti te medha" gjithmone do te sundojne dhe nenshtrojne kete popull mjeran. Faji nuk eshte e ketyre "partive te medha" qe kane 27 vjet qe poshterojne dhe grabisin me radhe kete popull, por eshte faji i njerezve dhe votuesve me mentalitetin e ketij "shqiptarit prej vrteti", dhe ne fakt me te vertete fatkeqesisht, 75% e shqiptareve jane si ky "shqiptari prej verteti", qe cdo perpjekje per te krijuar nje parti te re te vertete demokratike, e quan particke qe nuk merr me teper se 1.5% te votave. Pra nese del dikush the u ben thirrje: O shqiptare! A doni sy? A e doni jeten tuaj? A e doni lirine dhe demokracine? A doni te jetoni si evropianet me dinjitet? Del ky "shqiptari prej verteti" dhe thote: JO! Nuk duam particka, jemi mesuar te na e fusin keto te medhajat dhe sa me shume te na e fusin, me mire na vjen! Kemi 27 vjet qe jemi mesuar te hame mut, na del ky "shqiptari" dhe kerkon te na jape mjalt! Pastaj dikush komentues me pseudonimin "Sulejmani" me pyet, nese do te krijohet nje parti e re demokratike e vertete qe do t'iu japi shprese endrrave te shqiptareve, a do t'i bashkoheshe? PO i nderuar Suljeman, do t'i bashkohem me shume deshire dhe perkushtim dhe si intelektual, i arsimuar, i pakorruptuar, i drejte, i ndershem dhe i ndergjegjshem, i afte per te permbushur me sukses cdo detyre shteterore dhe detyrim qytetar, do te jap kontributin tim te pakursyer per nje Shqiperi si e gjithe Evropa e perparuar!

koi25/12/2018 14:20

Duhet te linde nje parti (ose te fuqizohet nese egsiston ) partia e legalitetit, e cila i solli Shqiperise mereqenjen dhe begatine qe vendi nuk e ka pasur kurre ne historine e tije! Te gjithe formacionet e tjera politike jane shkaterrimtare, hajdute e tradhetare! Vetem regjimi monarkik e shpeton Shqiperine. Te gjithe te tjeret majtas e djathtas, (sidomos majtas) , jane vetem hajdute e tradhetare! Rrofte monarkia! Poshte llum politika!

Ajo25/12/2018 12:53

Disa therrasin dhe anatemojne te dyja partite e medha duke vene shenjen e barazimit mes tyre, gje qe per mua tregon jo vetem naivitet, por me shume besoj behet me qellim nga ata qe duan te mbajne ne pushtet Ramen. Zoterinj doni apo nuk doni ju ky eshte realiteti: pushteti politik do mbahet nepermjet votes( uroj qe nje dite te jete e lire) prej njeres prej dy partive kryesore, sigurisht edhe me pjesemarrjen e LSI-se si koalicion pragmatist. Perderisa nuk egziston nje force e re politike ( ende) qe te kete nje mbeshtetje te gjere ne popull, boll leshuat thirrje ne ere dhe pa sens logjik per zhdukjen e kesaj klase politike ne total dhe menjehere. Kjo klase politike do te rinivohet dhe pastrohet gjate rrugetimit te saj vetem me voten e lire dhe te mencur te njerezve, te cilet duhet te mendohen thelle kur ta hedhin voten. Gjithashtu duhet te kthehet patjeter sistemi maxhoritar i votimit dhe t’ ju hiqet kryetarve te partive kryesore monopoli i katapultimit dhe komandimit te politikaneve sipas preferencave dhe interesave personale te tyre, per tu evidentuar politikanet me te zote!
Per mua, psh nje deputet dhe politikan i tipit te ri qe pelqej dhe uroj te behen me te shumte jane Z. Shehaj dhe Znj. Tabaku te PD-se.
Perndryshe, kush eshte vertet i neveritur nga kjo klase politike dhe do te beje nje revolucion ne politikeberje, perse valle nuk e ka krijuar ende, ate “ partine” e vertete qe do na i zgjidhte hallet si me shkopin magjik???
Ku jane keto forca te reja politike se une nuk shoh gje ende? Studentet e protestes, jane tejet larg prej artikulimit politik. I vetmi rezultat i kesaj proteste qe Rama ne mos e percau plotesisht, e dobesoi shume, mund te jete faktorizimi politik i Arlind Qorrit me Che Guavaristet e tij. Dhe nuk besoj se ky popull, viktime e komunizmit edhe sot nen thundren e neo- komunisteve te kthyer ne kapitaliste te eger te PS-se, ka nevoje per nje Arlind Qorri me shoke.

toni25/12/2018 08:50

ne vendin tone duhet nje grup imirfillte akademikesh pa perkrarje politike, nje grup drejtuesish te ndershem qe ta drejtojn vendin per me shum se nje dekad,deri sa te shduken oligarket,dhe menyra e ndyre ekorrupsjonit ,korupsjon qe dikush me shum edikush me pak ,por politikanet tone ,si majtas e djathtas jane fondatoret e kesaj mortaje kombetare.

ervin25/12/2018 01:08

Cimo, ty te shajne shume, qorro-rilindasit, pikerisht sepse analizat e tua dhe filli logjik i pakundershtueshem qe ti ndjek eshte shigjete qe helmatis zeemrat e tyre te gurta e te perbaltura. Ataj gjejne gjithmone armikun per te mbajtur pushtetin. Kam sh shoke qorra qe akoma vazhdojne te thone se Rama eshte e keqja me e vogel. Per shkak te megapropagandes nuk e shikojne ende hatane qe i ka bere ketij vendi. Nderkohe qe fiku i tij mburet me ato pllakat e skaduara me te cilat ka arnuar sheshin me te shemtuar ne bote qe pas muzgut ke frike te kalosh se ne erresire mund te te grabise kushdo. Cdo shqiptar sot qe nuk e kupton se mbeshtetja e opozites sot eshte hapi i pare drejt cmontimit te nje sistemi ologarkik qe ja dhuron Shqiperine nje grushti (vete Rames me sakte) eshte nje viktime e propagandes. Sa per forcat politike ato nuk lindin nga hici. 5 anarkiste nuk mund te marrin ne dore fatet e vendit. Une te falenderoj nga zemra sepse je nga te paktet qe ben analiza te drejta.

Albi24/12/2018 22:39

Puna eshte qe studentet jane alternativa e opozites qe gjithmone e me shume i largohet e pushtetit. Ne politike asgje nuk eshte e dhene njehere e pergjithmone. Nuk mund te jesh opozite serioze dhe alternative pushteti vetem se ke emrin PD dhe ke qeveris vendin per 12 vjet. Politika sot me shume se kurre ne perendim dhe kudo, qofte edhe ne Korene e Veriut, ka nje dinamizem perfekt. Konceptet dhe partite politike po ripercaktohen me shpejtesi. Nqs PD ashtu sic duket nuk eshte ne lartesine e sfides ,pasi eshte e pamohueshme qe studentet ne teresi nuk e duan dhe nuk e shohin si alternative, fusha nuk mund te rrije bosh dhe nuk eshte cudi qe ti hapet syri per pushtet edhe Arlind Qorrit.

shqiptar24/12/2018 20:49

Me thënë të drejtën, ky komenti i "shqiptarit" këtu, më solli ndërrmend që Shqipëria mbase ka nevojë për një parti tjetër politike, jo ate "tradicionale" demokratike me qëndrime liberale, por një lëvizje të fuqishme të së djathtës ekstreme, për tu përballur nga virusi i murtajës komuniste që nuk po i shqitet këtij vendi, edhe gati tre dekada pas përmbysjes së sistemit diktatorial njëpartiak..
Pothuajse në të gjitha vendet e Europës, në ato perëndimore e lindore, tashmë mund të thuhet se si nevojë e përballjes së revanshit komunist, kanë lindur e po forcohen lëvizje të tilla duke u fuqizuar edhe si parti në ngritje të numurit të deputetëve në parlamente.
Vetëm në Shqipërinë që kaloi deri në 1992 modelin më kriminal stalinist të diktaturës komuniste, e që reaksionin antikomunist duheta ta kishte më të fortin në Europë, ka ngjarë e kundërta.Po rizgjohet e majta ekstreme enveriste.
Nëse flitet për eksperimente politike, siç e përmend z.Peka, kam përshtypjen se dikush e diku kërkon të bëjë eksperiment me Shqipërinë se deri ku mund të varfërohet e të durojë një popull komunizmin.të mpleksur me korrupsionin "modern" të trafikut të drogës.

krasasi tp24/12/2018 18:59

syri.net ka zhvilluar per hire te se vertetes, nje lufte te madhe per ta çkallaisur kazanin qeverises rilindist te mbushur me deshtime dhe kunder reforma.Por nga te njejtat pozicione ka edhe media te tjera qe kane kontestuar qeverisjet ne keto dekada, qe gjithsesi nuk kane qene katastrofe si Rilindja.Por edhe Rilindja nuk ka shkelur ne shtigje te reja, monopateve ku nuk ish shkelur kemb njeriu."Lirine" per te ndertuar nje administrate te mbushur me militante e gjeti ketu."Lirine" per ta kthyer qeverisjen ne nje eksperiment, ku edhe punon me nje dore dhe korrupton e korruptohesh me tre gjymtyret e tjere, ketu eshte gjetur dhe sigurisht eshte çuar perpara me ritme me te larta nga Rilindja.Zoterinje te syri.net, mos u mundoni ta kanalizoni levizjen studentore si nje levizje politike neo marksiste, sidoqe qe ka grupacione apo individ te cilet kerkojne ti ringjallin apo ti institucionalizpjne kerkesat ,bindjet apo idealet e tyre.Here here kjo ka qene efikase edhe per te djathten posaçerishte per PD, ku lideri i sotem i PD Z.Basha u zgjodh Kryetar Bashkije i Tiranes me votat e komunisteve te te ndjerit Milloshi.Analizoheni levizjen studentore dhe tregouni realiste.Pakenaqesija e studenteve, eshte pjese e pakenaqesise qytetare .Po sigurisht kunder estabilishmentit, te politikaneve qe kane alternuar pushtetin ne keto dekada.Frika juaj se mos partite traditcionale humbin rolin udheheqes ne protestat studentore dhe qytetare nuk eshte pa baza.U kerkua nga qytetaret me rastin e armeve kimike qe te iknin dy lideret Z.Berisha dhe z.Basha nga protesta dhe kjo nuk e pengoji protesten ti realizonte objektivat dhe ta ulte ne gjunje Z.Rama.Marreveshjet midis estabilshmentit aktual ,per te definuar reforma per modernizimin e shtetit dhe per integrim=zhvillim kjo klase politike nuk i deshiron, pasi ka shprese qe te ruaje statukuone dhe alternimin e bute te pushtetit me marreveshje te fshehta.Kjo klase politike eshte e "denuar me vdekje"qe te bashkepunoje per reforma gjitheperfshirese, ose te hape krahun nen diktatin studentor dhe qytetar.Ka edhe te tjera diktate te natyres konstitucionale ,etj qe ju me siguri i kuptoni dhe nuk e kuptoj se çfare nevoje ka patur te ktheheni se fundmi nga nje politike editoriale ne krahe te PD, ne nje zedhenese e estabilshmentit politik.

Lir24/12/2018 18:57

Mos ti paragjykojme studentat,se paragjykimi eshte genjeshtra me e madhe keshtu thote ZOTI NE nje ajet kuranore.QELLIMI I tyre eshte shume I paster dhe behet vetem per te miren e shqiperise dhe te ishte perzier politika (JO se nuk e duam ndryshimin e politikes e cila duhet zhdukur nje ore e me pare dhe jemi te sigurte qe kjo politike e kesaj mazhorance e ka shkatru kete arsim dhe kete vende dhe kete e kupton cdo njeri)por qe ti mbaj ti motivuar dhe te bashkuar studentat ne kauzat e tyre te drejte e cila do te sjell nje arsim cilesore dhe rrjedhimisht do te sjell nje shqiperi te vertete sepse aty ku ka dije ka zhvillim.Po te ishte perzier partitet politike do te ishte cenuar qellimi i larte dhe I mire I studentave dhe mazhoranca do ta percante kete proteste duke ditur se njerzit kane edhe pakenaqesi ndoshta me pak edhe me opoziten per shkak te gabimeve te saj prandaj edhe protesta e studentave ka rezultuar e sukseshme deri tani prandaj ta mbeshtesim derisa eshte proteste e vertete dhe ne qellim eshte kunder kesaj qeverie te genjejshtert dhe rrezimit te saj por duhet durim dhe mbeshtetje dhe pastaj eshte rradha e opozites qe te marre rolin e saj prandaj mos e humbin toruan dhe te jemi te vemendshem dhe te kujdeshem.ZOTI E NDIHMOFTE SHQIPERINE NGA KURTHET E SHEJTANIT.AMIN

sulejman24/12/2018 18:06

Po ti, kritikues " shqiptari", a do te ishe i gatshem t'i bashkoheshe nje grupimi te tille politik...?Ti dhe kolege te tu...qe keni ide brilante se si duhet shpetuar Shqiperia,a keni nje fytyre te vertete per t ' bindur shqiptaret se ju jeni nje pjese e te ardhmes...Tregohu qe je nje guximtar kur shpreh publikisht idete e tua...

Cen Tujoni24/12/2018 16:57

Amon o Cuf, se s'dumë as ujë, as bukë, as drita, veç unitet e spiunllik ene mos t'na bjeri qeveria!

Shqiptari prej vrteti24/12/2018 16:55

Falënderoj komentuesin me pseudonimin "Shqiptari", që e vërtetoi plotësisht atë që thotë Çimi në shkrimin e tij. "Ka plot Shqipëria", thotë, duke iu referuar partiçkës së radhës që pritet të krijohet, ndërsa ka 28 vjet që krijohen partiçka pas partiçkash që të gjitha bashkë mesatarisht marrin 1,5% të votave. Kjo skemë garanton që të rrijë PS-ja edhe 50 vjet në pushtet. Po këtyre s'u prish punë, se PS-ja dhe PD-ja u duken njëlloj, edhe pse pohojnë se PS-ja s'ka bërë kurrfarë të mire, ndërsa të mirat kanë ndodhur gjatë kohës së PD-së nuk kanë lidhje me PD-në, por na kanë rënë nga qielli dhe na i kanë dhuruar Amerika e Evropa për sevap. S'i ha kush këto. Ajo që thotë Çimi është e vërtetë. Përrallat me partiçka në tentativë kanë mbaruar. Është koha për politikën, është koha për opozitën.

Skrapari24/12/2018 16:38

Shoku t! Do apo nuk do ti politika emrin e ka Lulzim Basha. Une e di qe ti je pjese e klanit te spiuneve te PD. Por koha jote dhe e atyre qe ti u shkon pas ka mbaruar.

t24/12/2018 15:24

99% dakort me kete analize,vetem se politika nuk e ka emrin L:Basha,dhe kete mbi te gjitha e vertetoi cadra

emidrantus24/12/2018 14:44

Edhe sikur pushtetin ta marrin forca te mirefillta dashamirese dhe me ideale te pastra...Prapseprap me marrjen e pushtet...DO DEGJENEROJNE SI PARAARDHESIT...Pushteti te verbon...te pasuron ...te ben arrogant...e marrrin ne dore dallkauket dhe e vervitin si tu doje qejfi dhe interesi...Pastaj cila eshte ajo force politike qe do na mbushe mendejen se jane...''DJEM TE MIRE''...?Laj thaj ...kemi PS-PD..dhe LSI...si ajo kurva qe ja jep here njerit dashnou dhe here tjet..KY VEND KA VAJTUR PER LESH

Ajo24/12/2018 14:38

Kjo eshte rruga e vetme qe duhet te ndjeke PD-ja! O sot, o kurre!
Neser do te jete vone!
Nuk ka pse te kompleksoheni nga thirrjet e “ sirenave” te tipit, Mero, Nano, Vangjeli, Kazhani, Bushati, Zheji, apo me keq akoma, Patozi, Topalli, Imami. Koha punon per PD dhe liderin e saj Basha. Ka ardhur koha qe shqiptaret ta kuptojne se politika behet vetem nga politikane serioze, mbase jo edhe aq karrizmatike ne dukje, aq edhe me mire, por te pajisur me dije dhe vullnet politik per te bere shtet. Populli shqiptar gjithmone e ka pesuar prej te ashtuquajturve lidera karrizmatike, te batutes vulgare, te veseve por ama me permtime marramendese! Kujtoni pak Nanon, aventurat e tij dashurore dhe shkaterrimin i familjes se tij, nje dembel qe e kalonte kohen duke pure xhin dhe luajtur kumar neper kazino, apo Ramen, piktorin- deshtak, bohemin thonjpalare nudist, braktisesin e femijes se vet, njollosesin e atit te vet, letrarin amator, politikan edhe me amator pa asnje bindje politike, por me nje ambicje tejet te rrezikshme per te uzurpuar kreun e nje partie, nuk kish rendesi se cilen, derisa shtiu ne dore PS-ne me shume kusure nga e kaluara e saj e erret komuniste, por me disa anetare te kupoles nen aureolen e se majtes se moderuar europiane, qe vertet po perpiqej ta demokratizonte Ps, sigurisht duke ruajtur bazen komuniste per vota.
Pra shqiptaret edhe pse i dinin shume mire veset e ketyre te dyve, prape i votuan dhe u besuan fatet e tyre, rezultati i ketij besimi nje katastrofe e vertete.
Dikush do me hidhet ne gryke e do cirret duke perdorur klishete e dala boje: po Saliu qe na vrau e preu?
Per mua( s’kam qene anetare e PD- se !) Dr. Berisha eshte nje figure e tille komplekse qe me shume se sot do ta gjykoje e ardhmja. Ka bere gabime? Sigurisht! Gabimin me te madh i quaj se nuk ka ditur shpesh here te zgjedhe njerezit rreth vetes, te cilet pasi i ben te rendesishem, uzurpojne poste dhe privilegje dhe ne fund i kthehen kunder atij, por cfare eshte me e keqja demtojne PD duke e gerryer dhe ushqyer mitin: fajin e ka Saliu!
Z. Basha? Me duket politikan serioz, me nje durim proverbial, qe ashtu mes etiketimeve bajate: artist qe fle gjume, i pazoti te udheheqe opoziten, apo i hijezuar nga Berisha apo kunati i tij(!!!), po ia heq tullat nje nga nje bazamentit te Rilindjes se artistit te deshtuar!
Per ata qe nuk duan te shohin, apo bejne me qellim sikur nuk shohin apo kuptojne, situata e ndezur protestuese, qofte edhe e studenteve, eshte rezultat logjik i punes tejet te veshtire te opozites qe ka perballe nje shtet te kriminalizur, media te shitur dhe te kriminalizuar gjithashtu, oligarket e lidhur me Ramen dhe nje zot e di se sa kriminele- bizesmene.
Populli shqiptar nuk duhet ta paragjykoje Bashen por ti jape shansin te vere nje jete platformen e tij. Koha punon per te.

cuf dabjoni 24/12/2018 14:18

Rrnoftë Lulzim Basha !!!
Fol Lulzim te lumte goja
Fol e mbro te drejtat tona !!!

Shqiptari24/12/2018 13:41

I nderuar Cim! E lexova 3 here, me shume kujdes analizen tende mbi eksperimentin e fundit famekeq rilindas-sorrosian, qe ne fakt eshte rivdekja e Shqiperise. Por nuk ke permendur te gjitha eksperiemntet post-komuniste qe jane bere mbi kurrizin e popullit shqiptar nga te gjitha qeverite pararendese te kesaj te fundit. Disa e justifikojne "qeverisjen e mire" dhe politiken atdhetare me suksesin e heqjes se vizave dhe levizjen e lire, por te kufizuar per qytetaret shqiptare, apo me hyrjen e Shqiperise ne NATO, por harrojne se kush klase politike dhe qeverisje e coi vendin drejt luftes shqiptaro-shqiptare te 1997. Heqja e vizave dhe hyrja e Shqiperise ne NATO ishte me tepr nje dhurate gjeo-politike per popullin shqiptar dhe Shqiperine. A nuk eshte kjo klase politike majtas dhe djathtas qe ka ngelur qindra here ne klase nga vleresimet nderkombetare? A nuk eshte kjo rrace e ndyre dhe e korruptuar politike dhe pasardhesit e tyre qe po mbajne peng Shqiperine dhe po e rrjepin dhe grabisin sistematikisht me metoda te ndryshme popullin shqiptar? Ti z. Peka, mendon qe Shqiperine mund ta shpetojne dhe ta ringjallin po ata politikane "ustallare" qe e vrane dhe e varrosen Shqiperine? Nuk them qe ne Shqiperi te dalin levizje te tilla populiste apo neo-marksiste si ato qe ti permend ne analizen tende. Por mendoj se ne Shqiperi vertet ka ardhur koha qe te linde nje parti e re politike, demokratike e vertete, qe te bej realitet endrren e kahershme te shqiptareve, jo me karagjoze apo me intelektuale fallco apo lakenj e sherbetore te kesaj klase palitike, por me njerez te ndershem dhe patriote, me intelektuale te ndershem, te afte dhe te devotshem. Mos ki merak, Cim, ka plote Shqiperia, mjafton nje nisme dhe ke per ti pare. Po ti a do t'i bashkoheshe nje grupimi te tille politik? Ti dhe shume kolege te tu beni analiza te mira, beni kritika te ashpra shume te drejta ndaj qeverisjeve te mbrapshta dhe politikes mediokre te dites dhe te kaluares, jepni me fjale neper media te shkruara dhe audio-vizive ide brilante se si duhet shpetuar Shqiperia. Por a jeni gati te perfshiheni seriozisht ne nje grupim te ri politik qe ti jepni shprese popullit shqiptar per nje te ardhme te sigurte?

Shto koment

Denonco