Miliarda për oligarkët & thërrime për studentët

Miliarda për oligarkët & thërrime për studentët

Nga SYRI.net - 23/12/2018

Arsyeja e protestës së studentëve në Shqipëri është zemërimi i grumbulluar për shkak të polarizimit ekstrem të shoqërisë.

Shumica e varfër, mbi 90 për qind, një pjesë e madhe e së cilës madje jeton nën pragun e varfërisë, po varfërohet çdo ditë duke shkatërruar edhe filizat e një klase të mesme që sapo kishte filluar të lindte.

Shumica e të rinjëve janë të papunë por edhe ata që janë të punësuar jetojnë pa dinjitet sepse të ardhurat nga puna, për shkak të korrupsionit dhe taksave të larta, i detyrojnë ata të bëjnë një jetë të pasigurtë, për të mos thënë mizerabël.

Një grusht të pasurish dhe të korruptuarish, që formojnë oligarkinë e vendit, qeverisin, nuk janë më shumë se 0,01 për qind e popullsisë, kurse pjesa e tjetër e popullsisë, mbi 90 %, po varfërohet, me shpejtësi marramendëse këto 5 vitet e fundit. 

Kupola oligarkike, e përbërë nga disa dhjetëra individë kontroll gjithçka.

Rama është edhe drejtues edhe peng i kupolës së oligarkisë. Prandaj s’ka asnjë shans që Rama të plotësojë kërkesat e studentëve apo aq më pak ato të qytetarëve. Ai ka ardhur në pushtet nga oligarkia dhe i shërben vetëm oligarkisë.

Oligarkia e konsideron edhe buxhetin e shtetit edhe pasurinë kombëtare, si pronë të saj, prandaj sa herë shpërndahet buxheti apo pasuria kombëtare,  qytetarëve Rama dhe qeveria e tij ju akordojnë vetëm ‘thërrimet’, kurse pjesën e luanit e mbajnë për vete.

Rama gjatë qeverisjes 5 vjeçare ka demonstruar se është kryeministri i oligarkëve.

Gjatë këtyre ditëve ka dalë në dritë të diellit fakti i pamohueshëm se Rama dhe ministrat e tij, pra kupola e oligarkisë, janë tërësisht të shkëputur nga realiteti. Ata kanë pranuar në të gjithë takimet me studentët se nuk e kishin të qartë gjendjen e tmerrshme të studentëve. E tillë, e ndoshta më e rëndë është edhe gjendja e qytetarëve të tjerë.

Rama kërkon të dalë nga kjo gjendje pa cenuar pushtetin politik e ekonomik të oligarkisë, pra duke ruajtur të paprekur përbërjen, privilegjet dhe përfitimet e majme të kupolës së oligarkisë.

Kërkesa për dialog është vetëm tentativa e mashtrimit të radhës që Rama tju hedhë studentëve disa ‘thërrime’. Pra duke vazhduar të thellojë polarizimin mes të pasurve që rrisin pasuritë e tyre dhe të varfërve, numri i të cilëve rritet dhe gjendja e tyre përkeqësohet. Thënë ndryshe, oligarkët të vazhdojnë të zotërojnë pjesën e luanit, siç ndodhi realisht me taksën mbi dividentin me efekt prapaveprues. Kurse pensionistëve do të ju jepet një ‘gjel deti’ për vitin e ri…Studentëve ju premtohet karta e studentit apo diçka tjetër por në asnjë rast rritja e buxhetit për arsimin në nivelin e premtuar para 6 vjetëve.

Përfundimi është i qartë: Ky është mashtrimi i radhës i Kryeministrit të oligarkëve që është i shkëputur nga hallet e problemet e studentëve dhe që kërkon ti mashtrojë ata duke i hedhur vetëm disa thërrime. Për ta bërë të prekshëm këtë përfundim mjafton të vendosen  përballë 300 milionët e eurove që Rama po i akordon një grushti oligarkësh me premtimet në vlera monetare për 140 mijë studentët.

Prandaj kjo protestë, duke pasur si themel, polarizimin ekstrem të shoqërisë, është e pamundur të marrë zgjidhje nga Rama dhe oligarkia me të cilën ai është i lidhur pazgjishmërisht, sepse oligarkia çdo reduktim të këtij polarizimi e konsideron tronditje të pushtetit të saj politik, kurse Rama në çdo moment është i kërcënuar nga kupola e oligarkisë nëse plotëson kërkesat e studentëve e të qytetarëve, përveçse akordimit të disa thërrimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco