Boll na çave Edin!

Boll na çave Edin!

Nga Poli Hoxha - 12/12/2018

Lexojeni çfarë thotë:

“Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 PIKA”.

Ky nuk është Azem Hajdari i ringjallur në Dhjetor të vitit 2018, as Gramoz Pashko dhe as një prej atyre dhjetëra studentëve e intelektualëve të asaj kohe historike e epike, që u bënte thirrje protestuesve se beteja që kishin nisur duhej të kapërcente “hallin” dritave, emrin e diktatorit në auditoret ku studionin dhe kushteve në konvikte.

Është vetë kryeministri Rama, të cilit studentët i shkruajnë në parullat e tyre: Plotëso kërkesat, se na çave Edin!

Deri në këtë pikë është katandisur “Faiku” i ri, që kërkon të bëhet “Azem” i ri.

Komiku i shkretë që nuk të bën më për të qeshur, por për të vjellë.

Kap skenën e Dudushit dhe mban fjalime revolucionare. Detyron ata freshistë të gjorë të masakrohen në rrjet nga bashkëmoshatarët dhe vetë bën si plak shiatiks që shqiptarëve t'u vijë keq, se nuk e mban dot prapanicën mbi një karrige.

Nuk i rri dhe aq mirë ulsja e Vjollcës e ofruar në mënyrën më të neveritshme, por i ka stamposur mullaqet në kolltukun e “biznesmenëve strategjikë”. Kolltuk i lidhur me damarë që mbërrijnë në çdo familje shqiptare nga thithin mbijetesë!

Do t'u shpëtojë deri në 31 dhjetor - fryhet si “Azem”, Ramizi i shkretë. 

E thotë këtë pasi ka 6 vite në krye të një pushteti, të koncentruar në grushtin e tij. Sa herë që kapet me duar në xhepin e shkundur të shqiptarëve, bërtet duke bërë “opozitarin” e ish-pushtetarëve.

Sot që i kanë ngecur gishtërinjtë brenda xhepit të studentëve bën, si ata xhepistët e kapur në flagrancë te autobusët e “Unazës” e Tiranës së re”, të cilët u bëjnë thirrje qytetarëve: "Kapeni hajdutin, shofer ndaloje autobusin".

E drejton gishtin gjithkund, përveçse nga vetja e tij.

Njësoj pra si ai xhepisti kërkon shpërqendrim e tollovi me të vetmin synim, që të njësojë veten me të gjithë shqiptarët e ndershëm. Të shpëtojë nga gracka ku ka ngecur për meritë të vetvetes, në mënyrën më qesharake të mundshme.

Kështu po bën i shkreti “Ramiz”; përpëlitje e përgjërime që të njësohet me revoltën dhe mllefin e studentëve protestues. Madje ofrohet edhe si lider, për të bërë “një gjë të madhe, përtej”.

Përtej kujt?!

Vilmës, Bashkimit, “DH Albania”, Salillarit, Shefqetit, Tigrit të financave... apo Gjiknurit, fans i atij indianit, që fut euro në xhep dhe pështyn “copa ari” në prehrin e Rovenës?! 

U bënë kaq ditë që kërkon që të bëhet palë me studentët, ndërkohë që ata janë ngritur pikërisht kundër tij, reformës korruptive në arsim dhe gjithë skemës grabitqare në pushtet. Ngazëllente mbrëmë kur komentonte lajmet se protesta ishte ndarë në tre grupe e  ishte zhvendosur në tre pika.

E dija unë që do të përçaheshin, tani nën udhëheqjen time hajde të bashkohemi - thoshte si kompetent. Normal që e dinte, sepse e dinte edhe Eni, edhe Karlo, edhe Dudushi…

Pasi doli zbuluar dhe qesharak në “debatin” me studentët e organizatës së tij politike mbrëmë në “Top Channel”, sot në mëngjes shfaqet si ideolog i protestës.

Vazhdon avazin e joshjes dhe nuk lexon, atë që ata prej 9 ditësh ia thonë qartë: Lëri pallavrat, plotëso kërkesat, se na çave Edin!

 Kërkon me ngulm që të bëhet palë, të bëhet “Azem Hajdar”, ndërkohë që është katandisur në një karikaturë të Ramiz Alisë.

Shkarja e tij psikike arrin deri aty sa u thotë studentëve, se protesta e tyre është diçka më e madhe se ato 8 pikat që kërkojnë dhe ai është i gatshëm ti udhëheqë në “revolucionin”, që do të ndryshojë njëherë e mirë Shqipërinë.

Si ai revolucioni që premtoi te “Kumbari”, të cilin kur e lexon sot kupton se ka diarre, por  ka edhe  “Kumbar”.

Askush nuk e vë më në dyshim, se kjo protestë e studentëve është “diçka më e madhe”. Se kërkesat e tyre në thelb janë politike dhe anti-estabilishment. Edhe se është një shans i madh, për të ristartuar drejt realitetit ëndrrën 28-vjeçare: "E duam Shqipërinë si gjithë Europa!"

Por në Dhjetorin e vitit 1990 pikërisht në ditë kur studentët gjunjëzuan regjimin, Edi Rama u arratis në Greqi. E humbi shansin personal kur ishte i ri, por kërkon që ta rifitojë tani në pleqëri.

Ky është një merak i madh që e ka shfaqur sistematikisht në kohë dhe sot pas 28 vitesh, i duket sikur i ka ardhur radha, të korrigjojë “tradhtinë” dhe madje të bëhet lider i Dhjetorit të Dytë.

Kujtohet tani kur studentëve iu ngrit “Edi” dhe harron, se shqiptarët ia dhanë me zemër në dorë mundësinë e madhe në dy mandate.

Deri dje thoshte se nuk ka asnjë kacidhe për “ngelësit”, sot i gatshëm t'u japë gjithçka. Ka hapur thesin dhe ofron edhe 50 dollarë, për  “gjelin” e pensionistëve.

I mjerë deri në neveri, përpëlitës deri në ngordhësi!

Mirë që nuk ke ndërmend të hapësh krahun me të mirë, por të paktën na kurse veshët dhe sytë që po na i bombardon me “kumbarllëqe”.

Boll na çave Edin, komedia jote e zezë ka mbaruar!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Llosh Palloshi12/12/2018 20:46

Mbylleni ne çmendine...
Me femra,se sdi te qije ai..
Jo me meshkuj se hapi bordello ne Psikiatri ai...

liu12/12/2018 17:57

Dikur i thoshin dhe Olsi ketij mikut apo te dy vellezer jane

Shto koment

Denonco