Grupet që kërkojnë depolitizimin e protestës

Grupet që kërkojnë depolitizimin e protestës

Nga Syri.net - 09/12/2018

Protesta e studentëve nuk mund të jetë deri në fund apolitike, veçse nëse ajo do të përmbyllej kur qeveria hileqare do të plotësonte kërkesat e tyre, qoftë edhe të shumta, duke future duart në thesin e madh të buxhetit. Pra duke futur duart në xhepat e disave për të kënaqur me thërrime kërkesat e studentëve.

Por çdo ditë dëgjohen kërkesa që vijnë nga protesta që ajo të mos politizohet, të mos afrohet asnjë politikan aktual, të mos duken partitë politike. Këto kërkesa vijnë nga protesta, por ato janë të strukturuara nga të paktën tri grupime kryesore.

Së pari ato vijnë nga studentë të mbështetur e manipuluar nga Erjon Veliaj e Edi Rama që mendojnë ta mbajnë nën kontroll protestën për interesat e tyre, madje në një moment të caktuar ta mbyllin apo shuajnë atë duke deklaruar se kërkesat e studentëve u përmbushën. Ky grupim është shumë aktiv edhe për faktin se protesta është anti-qeveritare dhe ata kanë shumë frikë se protestës mund ti bashkëngjitet opozita apo akoma më keq që drejtimin e protestës ta marrë opozita. Dhe frikën më të madhe Veliaj dhe Rama e kanë se opozita dhe studentët mund të bëhen bashkë, prandaj përmes medias së tyre të klientelës dhe individëve-studentë të infiltruar branda protestës përhapin opinionin radikal se studentët nuk duan ti afrohet opozita e plitikanët e saj dhe opinionin e moderuar se protesta duhet të depolitizohet.

Së dyti, depolitizimin e protestës, në një formë më të zbehtë, e kërkojnë edhe disa studentë, ende të paorganizuar por që janë afër me zemër e me shpirt me opozitën. Ata kanë frikë se një protestë antiqeveritare duke u politizuar do të merrej nën kontroll nga pushteti, më konkretisht nga Veliaj e Rama, prandaj preferojnë që ajo të mbetet në rastin më të keq në duart e studentëve, pra sipas tyre e depolitizuar. Ky është një opinion natyrisht paksa naiv sepse kjo protestë studentësh nëse do të mbetet e depolitizuar ose do të shuhet ose do të kontrollohet nga qeveria që ka vënë në dispozicion mjete të shumta për ta kontrolluar apo komprometuar..

Së treti, ekziston edhe një grupim i tretë, studentësh që kanë një plan vetiak politik dhe synojnë ta përdorin protestën për interesat e tyre politike e personale, më saktë për të vjelur frytet e protestës për interesat e tyre politike. Ky grupim përbëhet nga individë me orientim politik të ekstremit të majtë dhe formim kryesisht nga shkencat politike. Ky grupim është qartas e agresiv anti-opozitë dhe bën thirrje për diskretimin e opozitës duke qëndruar në mënyrë më të moderuar kundër qeverisë por shumë pranë saj. Ky grupim me plan e program të qartë politik mendon të shndërrohet në një parti politike të ekstremit të majtë nëse protesta do tja arrijë qëllimit të largojë nga pushteti qeverinë aktuale duke diskretituar e rrudhur njëkohësisht opozitën. Ky grupim do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Rilindjen por asnjëherë me opozitën.

Ndërkohë që masa kryesore e shumica e studentëve që janë të pastër moralisht dhe nuk bëjnë pjesë në asnjë grupim politik janë të angazhuar në një protestë thjeshtë studentore dhe gjykojnë se ajo mund të vazhdojë dhe të sjellë frytet që ata ëndërrojnë nëse ajo mbetet apolitike. Prandaj kërkojnë në korr që protesta të mos depolitizohet, duke menduar se kjo është rruga e suksesit dhe ndoshta duke mos parë qartë se cfarë po bëjnë tri minigrupet politike që veprojnë në gjirin e tyre.

Është urgjente që masa e studentëve të ndërgjegjsohet për faktin se protesta e tyre do të ishte e suksesshme nëse ajo do të do të formulonte qartë kërkesa politike dhe në ditët në vijim të organizohej si një lëvizje politike. Por një lëvizje politike që nuk kontrollohet nga qeveria e individët e infiltruar prej saj por as nga mini-shtabi politik i ekstremit të majtë sepse nesër do të zhgënjeheshin që lëvizja e tyre u keqpërdor nga këta individë që kanë prirje tju shërbëjnë vetveteës në rastin më të mirë por me shumë gjasa Erjon Veliajt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

t09/12/2018 14:02

bukur syri,,leksion shume i mire per studentet protestues te grupit te dyte.

Shto koment

Denonco