Sa poshtë ka rënë ylli i kryeministrit të sëmurë nga pushteti dhe paraja overdozë…

Sa poshtë ka rënë ylli i kryeministrit të sëmurë nga pushteti dhe paraja overdozë…

Nga Artur Zheji - 23/11/2018

Sa poshtë po bie o vlla! Je në sindromën e Sali Berishës, në orën e vet më të keqe, kur shante nominalisht, me kuç e me maç, gazetarë e opozitarë…

Por, ndryshe nga ty, që po të zvoshket boja që lyen nevojtoret e fëlliqura të vartësve të tu hajdutë me çizme, Saliu, nuk guxoi kurrë të çonte si kryeministër, Shqipërinë në buzë të greminës, pas Piramidave të vitit të tmerrshëm ’97.

Të kujtohet kur më mbaje 1 orë në telefon, që të më bindje, që të sulmoja hapur Rrugën që do na lidhte me Kosovën? Ndonëse kisha kritika për Saliun, shpesh brinjë më brinjë, nuk e bëra dot, sepse e dija, po aq mirë sa ty, që kompanitë e huaja që kishin marrë tenderin e madh, ishin edhe kompani lobiste, që sollën presidentin Bush në Shqipëri pas ca kohe. Ishin kompani të tilla, që vështirë të jepnin nën banak zarfa shumëmilionëshe.

Tani, ti përtyp, si çëmçakëz, emrat tanë, në mbllaçitjet e tua trishtake, idhnake dhe acide, por gjithmonë e më pak simpatike.

Lundrove bukur tërë këto vite, vlla i dashur, me talentin e batutave të tua, herë të sajuara prej teje dhe herë mjeshtërisht të vjedhura, por gjithësesi të lëvdueshme për nga humori dhe nënteksti i hollë e artistik. Shqiptarët, të bënë kryeministër dhe të mbajnë si pasha mbi supe plot 21 vjet.

Kërceve shpejt, edhe në dietën tënde ushqimore, nga picat e Juvenilies, te karkalecat krudo, merluci i filetuar dhe vera e shtrenjtë. Nga unaza e tunxhit, te rrobaqepësit që dërgon ti marrin me charter.

Nga një djalë populli, anti rregjim, në një diktatoruc, llocur në një lojë të fortësh e bandash, në një skemë të një kupole kastash, që një milion euro, ja hedhin prostitutave që ja mbrrijnë të rindezin orgazmat e tyre të shuara.

Dhe duket se nuk del dot më, nga ky klub, plot bira k..vash, që të kanë shndrruar edhe ty, dikur shpresë reale për ndryshim, një një klloun që ke lënë penelin, për të marrë në dorë furçën, për të lyer e për të fshehur haletë e dhjera të mëkatarëve që ke për partner të sotëm.

Vlla i dashur, unë nuk quhem Artur Kadriu, ashtu si edhe ti nuk quhesh Edi Rrumpalla, por që je duke mbjellë një rrumpallhanë, sepse nuk ke kthjelltësinë që të duhet për të parë me sytë e tu, që janë gjithmonë e më të dehur dhe të veshur me një vello, nga ku nuk depërton dot realiteti.

Nuk është faji im, që ti dhe puthadorët e tu, tenderojnë për 40 milion euro veç 2km autostradë qytetase, kompanisë tënde të Sallillarit të partisë, që e ke bërë pjesë të propagandës tënde dhe që punëson si hekuraxhi, varfanjakun e spoteve të tua delirante.

Unë të rri përballë dhe nuk më ke paguar asnjëherë ndonjë drekë, por, përsëri kafshoj gjuhën të them e të shkruaj, se çfarë kam bërë unë në favorin tënd, në ditët e tua të vështira, që nuk kanë zgjatur pak dhe kur ke qenë shumë afër Hotelit 313, nga ku të shpëtoi një Prokuror që e bëre më pas deputet…

Rri e mbaj vendin që ke, për aq sa e ke, mos përgjak popullin dhe mos mbllaçit në gojën tënde emrat e gazetarëve, por merru nëse mundesh, me kopenë e ujqërve që ke në qeveri, e mbaju dorën në vjedhjet që bëjnë ditën për diell, se po thyejnë çdo rekord!

Bën dot një autokatharsis? Do kesh mbështetje herët apo vonë!

Kap dot për leckash ndonjë bandit nga ministrat e tu, e ta çosh nga veshi në burg?

Do të themi bravo!

E hap dot shtëpinë tënde bunker për kamerat, që të rrëzosh legjendat se vetëm dyshemenë e saj e ke porositur me materialet më të kushtueshmet në botë? Bëje dhe shumë gojë mbyllen vetevetiu!

I dëmshpërblen dot 350 familjet e Astirit? 4-5 milionë euro duhen, aq sa harxhojnë kastat e të pasurve për operacione plastike, për zuzkërinë e shtrenjtë të veshur me Hermes dhe Gucci, dhe ca udhëtime sekrete në Maladive, apo aq sa kushtojnë jahtet në Capri, të disa prej ministrave të tu….

Porse, mister Rrumpalla alias kryeministër, je vetë peng dhe shërbëtor i tyre dhe kjo është keqardhja e thellë e imja personale për ty, vlla.

Sepse, nuk e fsheh, mendoj se të largohesh, është tani koha, por jo të të përzënë me tërsëllimë e kanoçe, se kishe një barrë talent e mendje të zhvilluar, por deliri dhe veset që të mundojnë, po të marrin në qafë dhe po rrezikojnë të gjithë Shqipërinë që nuk të ka asnjë borxh!

Kjo është Çështja!

Unë edhe mund ta mbyll gojën, por shqiptarët të përgojojnë çdo ditë, në kuvlinë e ndrojtjes dhe frikës së tyre, që po u del ditë pas dite, mister Rrumpalla, Kadri Kazani apo Kazan Kadri Rrumpalla i Parë…

Tung, dhe po të kujtoj një fjalë të urtë nga gjyshja ime që ti e njeh, si unë që njihja dhe adhuroja zonjën Vera, gjyshen tënde fisnike: “Bëhu pishman që fole dhe mos u bë pishman që s’fole!”/ 360gradë.al.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber26/11/2018 10:50

Une nuk e besoj se Zheji eshte naiv, sa te besoje se qenkan ata hajdutet qe mban nga pas qe po i prishin punet Rames, po ti heqe ata atehere do shpaloset Rama gjenial. Por si i thone asaj fjales i joti mishin ta ha po kocken ta ruan. Kete po ben edhe Zheji. Rames raporti i zyrtareve te BE ne Tirane para se Rama te behej KM i llogariste nje pasuri prej 200 milione Eurosh. Me cfare i beri Rama ato me djersen e prapanices? Si ka mundesi qe Zheji qenka kaq naiv sa te na tregoje peralla te tilla. Jo me jo, kryehajduti eshte Rama, te tjeret marrin cfare u le ai. Koka e se keqes eshte Rama. Pa te hajdutet qe mban rrotull si puna e Balles e te tjereve jane kot. Gjithcka e keqe qe ka ndodhur e ndodh ne vend ka vulen e Rames.

Nuri25/11/2018 07:01

Ky eshte nje deshmitare I rrejshem qe punon per sorrosin dhe toni blerin dhe per armiqte e shqiperise si Serbia greqia dhe qellimi i tij eshte shkatrimi I shqiperise dhe siq e ka thene edhe vete me video dhe me ze se do ta shkatrojme shqiperine ne menyre te vazhdueshme dhe kete p.o. e ben ne menyre te vazhdueshme ne keto 5 vjet.1 Shpopullimi nepermet gjitha menyrave duke I varferuar shqiptaret qellimisht dhunes se policise terroirit me kriminale arestimit te 50000 shqiptareve 2Shkatrimi I arsimit dhe mbylle e qellimet e shkollave dhe e universiteteve me qellim per te lene ne injorance dhe pa dije shqiptaret dhe me mesues te poshteruar.3Shkatrimi I familjes eshte qellimi kryesore per te shkatruar nje popull dhe kete po e ben me shkatrimin e ekonomike dhe duke futur shume probleme duke stimulus qellimisht ngrindjen dhe s hfrytezimin e FAMILJAREVE dhe duke arestuar me qindra burra dhe duke u ngritur akuza te renda dhe duke i burgosur .4 Duka ngritur ne piedestal modelin e keq dhe duke ulur dhe poshteruar modelin e mire dhe e kemi pare se si jane reklamuar model I me I keqdhe me i ulet i shoqerise.Per fat te mire p.o. e braktisin te gjitha njerzit brenda dhe gjithashtu p.o. e braktisin edhe gjtha shtetet e botes

populli24/11/2018 09:11

o popull sa shum fjale thuhen ne emrin tend sa shum fjale shkruhen ne emrin tend sidomos vet kryeministri kerkon tju ler pa shtepi sa shum ju do i keputet madhi per ju o popull sa me shum te vuani aq me shum ju do ky kryeministri yne le koken per ju ky derr i derrave

Ajo23/11/2018 23:37

Z. Zheji perpiqet te na i mbushe mendjen se nuk eshte Rama kryefjala e zullumeve dhe vjedhjes galopante, por ata, ministrat, oligarket dhe disa kriminele qe i paskan zene deren dhe Rama nuk po ngrihet dot ne lartesine e “ cunit te perkedhelur te bllokut” me nje barre mend dhe talent per ti hequr qafe!!!
Zheji gjithmone psheretin dhe i drejtohet “ vellait” perse valle ai i zgjedhuri, per te cilin Zheji ka bere aq sakrifica dhe ndihmuar per te na hipur ne qafe si popull, u shkeput nga miqte e mire ( dmth prej Zhejit) dhe u lidh me disa injorante qe i paska bere ministra dhe tani po e terheqin drejt humneres me vete?
Z.Zheji kisha filluar vertet ta pelqeja 360 grade, emisionin tuaj si per temat qe zgjidhnit, por edhe per hir te disa te ftuarve interesante. Por asnjehere nuk e kuptova se cfare kerkon ne programin tuaj Ervis Dyrnjaja ( ne mos gaboj per emrin) qe sinqerisht te neverit duke sjelle e persjelle te njejtat ide( ne fakt vetem mbartes idesh ai zoteri nuk mund te jete) dhe sidomos me gjestikulacionet, te qeshurat e pavend, zgurdullimin e syve, ulje- ngritjen e supeve dhe “ rregullimin” e xhaketes, si gjithmone duke mbrojtur Edi Ramen dhe perseritur si papagall se opozita nuk krijon fryme. Por qershia mbi torte eshte prania ne studio se fundmi i Laert Vasilit!
Ky zoteri mund te jete aktor shume i mire, por c’dreqin do dhe merr gjithe ato role persiper? Mos valle kujton se po aktron?
Ne emisionin e mbremshem mori rolin e juristit, apo zyrtarit shteteror me “ dokumenta” ne dispozicion dhe filloi te interpretonte ligjet a thua se eshte nje konstitucionalist!
Tre dite me pare proklamoi gjithe pathos se Edi Rama na qenkerkesh zgjedhur si kryetari i Bashkie me i miri i botes ne 2004-en! The Lali Eri po ben namin duke fituat gjithe ato cmime prestigjioze nderkometare! S’jam trushpelare une, deklamonte Vasilisi si ne skene, sepse vij prej dy prinderve me pese diploma!!?
Por ama Vasili i mbyll syte dhe veshet dhe as qe do t’ia dije se sa kushtojne, si behen disa projekte PPP, nga kush behen dhe se ne xhepat e kujt shkojne miliona euro, vetem e vetem qe Tirana ti ngjaje me cdo kryeqytet te Europes!
Nuk di c’te them eshte aktor naiv, apo Rama e ka paguar aq mire sa del dhe ben lolon- reklamues te gjenise se Rames?
Sinqerisht Z. Zheji po filloj te mendoj se programi juaj aq i kendshem po fillon te kthehet ne nje klishe dhe i parashikueshem qe ne momentin kur ju prezantoni panelin e te ftuarve, per te mos thene aspak i dobishem per shoqerine shqiptare, sidomos sot.

Xyz23/11/2018 22:15

Nese ky popull ka ndergjegje civile duhet ta heqe me perdhune nga pushteti kete KM te poshter.

D23/11/2018 21:37

Fole por shume vone. Po shofim a do mbash ritmin apo do te zbusin me ndonje llokem

Taku23/11/2018 20:36

O zhei....pse I thua vlla? Thuaj me mire Bab qe ta kesh mire po erdhi rama prap ne pushtet. Ptyy burr k..rve!!!

Shto koment

Denonco