Mit apo 'Mafie' e ambasadorëve në Tiranë?!

Mit apo 'Mafie' e ambasadorëve në Tiranë?!

Nga Poli Hoxha - 01/11/2018

Që në kohën e izolimit të egër që shpalli si strategji (anti) kombëtare regjimi i Enver Hoxhës, shqiptarët nisën fshehtas të gatuajnë një mit për gjithçka që ekzistonte matanë klonit. Shtet ligjor, ekonomi tregu, liri mendimi e biznesi, drejtësi me peshore pa hile e sy të lidhur, që nuk mban anë, korrupsion zero e të tjera vlera madhore si këto; përbënin ëndrrën e madhe që i bëri shqiptarët të ngazëllenin në ekstazë, kur erdhi më në fund pluralizmi dhe demokracia.

U hapën dogana e ambasada; mbërritën biznesmenë e diplomatë të ftohtë akull dhe më në fund ky mit kishte rastin, që të vihej në provë. Fillimisht kur shqiptarët kalonin në Kakavijë e Kapshticë, hynin për një vizë nëpër ambasadat në Tiranë, dridheshin përpara policëve dhe konsujve me uniforma e kostume të rënda, sepse me ata “nuk bëhej shaka”.

Por nuk kaloi shumë kohë dhe shpërthyen kolonat e taksive dhe avionëve dëngas me refugjatë të pajisur me viza false, që kalonin pa problem. Lindi mafia e vizave zyrtare me kokën brenda në ambasada dhe puna shkoi deri aty, sa që edhe Alfred Shkurti  me emrin që i kishin vënë prindërit bleu një të tillë, si piktor nga italianët dhe ja mbathi kur ishte personi më i kërkuar në vend.

Pakkujt i kujtohet, por edhe ambasada më e “egër”, ajo gjermane, u shndërrua në një market shitje-blerje vizash, sa që qeveria e tyre u detyrua në vitin 2004 ta shkrinte fare personelin e asaj kohe dhe një prej drejtuesve të saj nën hetim kur u kthye në atdhe, “nga turpi” vrau veten.

Turp  e krim andej, por “biznes”, politikë e diplomaci këtu në Shqipëri!

Shumë diplomatë të huaj europianë dhe amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri tregojnë nëpër intervista e kujtimet e tyre, se kur i sillnin me shërbim në Tiranë e konsideronin këtë fazë të karrierës së tyre, si “fundi i botës”, internim dhe se do të preferonin, që më mirë të punonin diku në Afrikë apo Azinë e largët.

Vijnë të ngrysur e të dëshpëruar dhe ikin “me lot në sy”, pasi nuk ja kanë arritur në kancelaritë e vendeve të tyre ta shtyjnë shërbimin (mundësisht pafundësisht) në këtë vend problematik gjithmonë në tranzicion.

Çfarë metamorfoze ju ndodh vallë këtyre të huajve, ambasadorëve e grave të tyre në veçanti, që njësoj si mizat e uritura nuk duan të largohen “gjallë në botë” nga mjalti ku kanë rënë, edhe pse duket qartë se po mbyten në glukozën e tij kanceroze?!

Kur nuk flasin për drogën që bën namin dhe kthehet në biznes i drejtuar nga një ndërmarrje shtetërore siç ndodhi në 2016-2017; për paratë e botës së errët që pastrohen me tonelata në ekonomi e koncesione pa asnjë logjikë të ekonomisë së tregut; për “Xhuxhin”,  “Lalën”, Taon” e një vargan të gjatë të rilindasve që as nuk denjojnë ti fshehin lidhjet me krimin e organizuar; për oligarkët që kanë futur në thes qeverinë me gjithë pasuritë publike të vendit, për tregun e zi të votës; për Reformën në Drejtësi që ka degraduar... për çfarë ishin e janë këtu?!

Nuk po shohim të bëjnë, as atë që bënin ata pak homologë të tyre në kohën e Enver Hoxhës; shkëmbime kulturore e artistike mes vendeve e popujve; këngë e valle!

Nëse të gjitha këto janë “punë të brendshme”, siç u tha artistëve që mbrojnë Teatrin Kombëtar dhe pronën publike poshtë tij, ambasadori i ri i BE-së, Luigi Soreca, pak ditë më parë,  atëherë me çfarë merren realisht këta zotërinj?

Çfarë rruge u ka shtruar Lu e Vlahutin që rrota funksionon vaj për qeverinë, ndërkohë që shumica e shqiptarët e ngrysin dhe e gdhijnë me valixhe të bëra gati, për tu arratisur drejt vendeve nga ata vijnë në Tiranë, por që vetë për qamet, se duan të kthehen më?!

Ka ardhur koha që të thuhet e vërteta dhe miti i tyre kaq shumë i dashuruar nga shqiptarët edhe pa 28 vitesh, të vihet nën prozhektorët e të vërtetës.

Përse Shqipëria nga një vend ku dikur këta diplomatë vinin me zor dhe të mërzitur është shndërruar së fundmi, në një oaz të lakmuar për të cilin bëjnë çdo gjë në kancelaritë e tyre, për ta kapur dhe mos e lëshuar më?!

U shërbejnë vendeve të tyre, SHBA-së dhe BE-së për të mbrojtur në Shqipëri thelbin e ekzistencës së demokracisë dhe shtetit ligjor, apo rrugës drejt “mjaltit” i kanë tradhtuar këto kolona ekzistenciale, që mbajnë në këmbë shoqëritë dhe shtetet nga vijnë?!

Nëse qeveritë e tyre thonë me të madhe, se gjatë këtyre viteve të Rilindjes në pushtet, krimi i organizuar ka kapur me shpejtësi shtetin dhe ekonominë; se klanet shqiptare të drogës janë kthyer në rrezik edhe për ata vetë; se Shqipëria është kthyer në bazë të krimit të organizuar ku pastrohen miliarda; që ju prish terezinë e sigurinë edhe vendeve si Gjermania, Holanda, Belgjika, Italia, atëherë çfarë arsye madhore i detyron këta ambasadorë të kyçin gojën dhe madje, edhe të dalin në mbrojtje të hapur apo “diplomatike” ndaj kësaj organizate në pushtet e cila as vetë nuk e fsheh më, për kë e për çfarë punon?!

Kemi 28 vite që nanuritemi nën tingujt e ëmbël të mitit të ambasadorëve dhe ngopemi me përrallën, që e shoqëron; “mirë që janë ata, se kushedi se sa keq e më keq do të ishim me këta politikanë dhe qeveritarë që kemi ne”!

Por ka ardhur koha që të zhvishen nga ky mit i rremë dhe të zbulohet  realiteti, sado i hidhur për një pjesë të tyre.

Nëse këta diplomatë paguhen me rroga të majme nga taksapaguesit dhe qeveritë e vendeve nga vijnë; për të qenë gardianë të shtetit ligjor dhe të  demokracisë sonë të brishtë; për tu treguar shqiptarëve dhe qeverive të tyre krimin dhe korrupsionin që na ka kapur për fyti, atëherë te cila “bordero” paraqiten për të heshtur dhe mbuluar realitetin?!

 Prandaj pyetja shtrohet; Këtu në Tiranë, tani pas 28 vitesh, kemi mit apo “mafie” të disa ambasadorëve?!

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Anesti01/11/2018 18:35

Kam 25 vjet qe demaskoj kete qendrim te mabasadoreve dhe ne vecanti te atyre amerikane. Ne intervisten e ambasadort te pare Christophor Hill, ne minten 20'50" deklaron se ka thene ramiz Alise se mendihmen e marikaneve po ato njerez qe qeverisen diktaturen do te qeversn dhe demokracine. Ketu merr fund pluralizmi dhe demokracia, ketu fillon perestrojka dhe procesi konvertimit te privilegjeve me kapital ketu fllon degjenerimi drejtesise dhe i tere adminstrates publike. Te gjithe keto jan nen diktatin e Soros. Prandaj ne duhet te shporrim Sorosin nga ky vend,si nje individ qe ndikon ne politiken shqiptare duke perdorur pasurine e tij. Te zhvillojme protesta tanti Soros, anti dipomateve soroiste, tek Rruga e Elbasanit

Ali Pashe Tepelena 01/11/2018 18:19

Poli. Shkrim për tu botuar në një.nga gazetat kryesore të Europës ose Amerikës...
Nuk e di si funksionon, por bën përpjekje të lidhesh me redaksi të tyre. Të siguroj se do të jet BOMB. E ç'kanë më tepër gazetarë.apo reporterë të huaj që bëhen të famshëm me shkrime të kësaj kategorie. Sdq TENTO.
.

Tiku01/11/2018 16:11

Me ne fund u tha e vereta e madhe...bravo, bravo 1000 here bravo autori dhe Syri per guximin dhe profesionalzmin!

Daj Jaku01/11/2018 15:07

Mafia nuk është MIT o Z. Poli, mafja është mut. Ambasadorët në Shqipëri hanë mjaltin dhe lënë mutin këtu tek ne.

nderkombetari01/11/2018 14:36

Hej o Zot me ne fund hapur, Ambasadoret jaane po kush tjeter...do presim sa ta marre vesh dhe afrika e groenlanda ?
albania home again

Shto koment

Denonco