Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Taulanti, xholi i lidhjeve të Ramës me krimin e trafiqet

Taulanti, xholi i lidhjeve të Ramës me krimin e trafiqet

Nga Syri.net - 10/10/2018

Marrëdhëniet me kriminelët Edi Rama i menaxhon me dy nivele. Në nivelin e parë, bosët e mëdhenj të krimit dhe oliagrkët kryesorë Rama i menaxhpn duke i takuar takon vetë dhe marrëdhëniet e ngushta me ta janë personale e tepër konfidenciale.

Për nivelin e dytë, individët e tjerë me rekorde kriminale apo vartësat e bosave të oligarkisë, pra thjesht “ushtarët, Edi Rama nuk i kontakton vetë por këtë detyrë ja ka “besuar” Taulant Ballës…
 
Po ashtu Taulant Balla është edhe korrieri e sekseri mes Ramës dhe kriminelëve e trafikantëve…
 
Thënë thjesht e qartë, Taulant Balla përdoret nga Edi Rama si xholi për marrëdhëniet me kriminelët, trafikantët e përfituesit e pasurive të dyshimta apo pastruesit e parave të pista. Taulant Balla e ka pranuar me shumë dëshirë këtë rol dhe përpiqet ta luajë sa më mirë ndonëse kohët e fundit i ka dalë boja dhe Rama ka filluar të lëkundet për tja besuar edhe për shumë kohë këtë rol.

Arsyeja është e thjeshtë: Rama është superbosi i ideimit dhe realizimit të të lidhjeve me botën e krimit, trafiqeve dhe të korrupsionit, Ai tashmë e ka të qartë se të gjithë veprimet e bisedat e tij me botën e krimit, korrupsionit e trafikut mund të interceptohen e përgjohen prandaj e kanë këshilluar që do të ishte më i mbrojtur nëse takimet me personazhe të nivelit të dytë e të tretë ti kryente me një korrier apo sekser; për më tepër që në këtë menyrë nëse këto marrëdhënie do të bëheshin publike ëprmes skandaleve, ai  vetë do të mund të shpëtonte dhe kështu do të kishte mundësi të mbyllet skandalin dhe të shëptonte edhe sekserin apo korrierin.
 
Të gjithë kriminelët, trafikantët, personat që kanë interes për tendera, koncensione, pazare dhe afere të paligjshme i drejtohen Taulantit për të marrë dhe dërguar mesazhe te Edi Rama, por ashtu Taulanti që flet e vepron në emër të Edi Ramës i përcjell atyre me besnikëri mesazhet e Edi Ramës. Të gjithë ata që nuk komunikojnë dot vetë direkt me Ramën apo që Rama nuk dëshiron ti takojë vetë drejpërdrejtë drejtohen te Taulant Balla, i cili pa asnjë skrupull apo frikë se përgjohet merr dhe dërgon mesazhe mes Ramës e kriminelëve, trafikantëve, oligarkëve.
 
Ky është roli i Taulant Ballës që për ta maskuar Rama nga ndërkombëtarët e ka veshur me kostumin e numrit dy të Rilindjes. 
 
Taulant Balla ka pasur dhe ka prirje e dëshirë për tu lidhur me individët me rekorde kriminale dhe ato që kanë pasur pasuri të paligjshme. Këto dy cilësi e shtynë Ramën për të zgjedhur Taulantin dhe për ta vendosur atë edhe në llogorën e parë të “sharësve me pagesë” të provuar me vendime të gjykatave, në mnëyrë që ai të ishte i paranueshëm dhe i besueshëm edhe për rilindasit e tjerë.
 
Në vetëm pak kohë kjo skemë është zbuluar dhe cdo ditë po bëhet gjithnjë e më e qartë për qytetarët shaqiptarë. Nuk janë aspak të rastësishme faktet dhe provat që kanë dalë në publik dhe vërtetojnë këtë rol të Taulant Ballës:
 
Lidhja e Taulant Ballës në aferën e Tojota Jaris ku ishte i implikuar Edmond Begon, një nga kokat e bandës së Lushnjes është një provë e lidhjes së numrit 2 të Rilindjes me bandat apo klanet mafioze. Kurse mbrojtja që Rama i bëri kësaj afere është provë se këtë rol Taulanti e ka kryer tërësisht në besimin dhe dijeninë e Edi Ramës.

Foto e Taulant Ballës me trafikantin e drogës Maksim Beco nuk është e rastësishme por treguesi i qartë se numri 2 i Rilindjes është i lidhur ngushtë me trafikantët e drogës…Të cilët me porosi të Ramës janë përdorur apo do të përdoren për të blerë votat apo kërcënuar votuesit.
Dëshimtë e oficerit Nuhu dhe shkatërrimi i kamerave në komisariatin e Fushë Krujës janë provat e pakundërshtueshme të lidhjeve direkte të Taulant Ballës me aferën e dhunimit të një vajze nga djali i një deputeti të Rilindjes…Dhe ky rol nuk është i rastësishëm, Taulant Balla është futur në komisariatin e Fushë Krujës dhe është angazhuar për të vënë në jetë e bashkërenduar skenarin e shkruar nga Rama që e detyron vajzën e dhunuar të mohojë dëshimën e dhënë dhe djalin e deputetit të kërcënojë kryetarin e opozitës se do të manipulojë përsëri votat në zonë elektorale ku është zgjedhur deputet babai i tij.
 
Në emisionin Opinion të datës 9 tetor nga një video rezultoi se Taulant Balla ishte sekseri mes Ramës, skenarist i dramës për mbrojtjen  Geron Xhafajt dhe personazhit të kërcënuar nga shefi i komisariatit me posiri të ministrit Fatmir Xhafaj apo të joshur me 200 mijë euro përmes Taulant Ballës. Kjo video provon katërcipërisht jo vetëm se ku është zhytur Edi Rama por edhe rolin prej xholi të krimit e trafikantëve të Taulant Ballës.
 
Ky është degjenerimi më i madh që ka ndodhur në një parti politike…dhe i shkatërrimit të shtetit. Modeli i Taulant Ballës është kthyer në model suksesi për Rilindjen, pra sesi mund të bësh karrierë deri te numri dy i një partie politike dhe sesi mund të pasurohesh gjë që ja kanë zili edhe vetë disa oligarkë që e kanë ushqyer Taulantin kur ishte i ”vogël” apo disa kriminelë apo trafikantë që e konsideronin të parëndësishëm para se të merrte këtë rol duke i hedhur ndonjë kockë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tina11/10/2018 18:11

Epitete fantastike per Ramen e Ballen! Pergezime Gramoz!

gramoz10/10/2018 15:51

Doni me per bemat dhe gjemat e tuàlet bidese katnarit te librazhdit. Vrasesi me pagese i pyjeve te librazhdit tuàlet qenefi shum shpejt do perfundoje pas hekurave, aty e kane vendin gjith celula terroriste e emertuar Ripjerdhja e edver bajges!

Shto koment

Denonco