Kur përdhunon gjithë Shqipërinë, ku qëndron problemi për një jetime pa baba e vëlla?!

Kur përdhunon gjithë Shqipërinë, ku qëndron problemi për një jetime pa baba e vëlla?!

Nga Poli Hoxha - 27/09/2018

Një qeveri që i përdhunon qytetarët e vetë me varfëri dhe padrejtësi, e ka ‘detyrë shtëpie’ që të mbrojë edhe përdhunuesit e vajzave jetime, nga bijtë e atyre që e mbajnë në këmbë!

Këtë e ka thënë autori i këtij shkrimi i cili ka ‘meritën’ vetëm të artikulimit në një fjali të vetme, sepse me fjalë të tjera e dëgjon çdo ditë kur hipën në urbanët e ferrit në Tiranë; nga taksixhinjtë me licensë që ‘përdhunohen’ nga ata në të zezë; nga plakat e fshatit që shesin barishte të kopshtit nëpër trotuarët që kthehen në lokale nga shoferët e këshilltarëve të Ramës dhe që gogolin në përrallat që u tregojnë nipërve e mbesave, e kanë zëvendësuar me policët e Erion Veliajt; nga ajo mësuesja që troket derë më derë nëpër fis e miq, për të bërë 5 mijë eurot, për vendin e punës; nga ai ‘ditëziu’ që rri ditë të tëra përpara derës së policisë, për të kërkuar mbrojtje për fëmijët nga të fortët e lagjes...

Një hyrje për të kuptuar Fundin

Paraditen e djeshme gazetari investigativ, Basir Çollaku, në faqen e tij në Facebook bëri një njoftim të shkurtër, nëpërmjet të cilit paralajmëronte se në orën 13.00 në TV Shijak, do të zhvillonte një intervistë me një Nënkomisar policie, i cili do të jepte një dëshmi tronditëse për lidhjet e bandave të rrezikshme me policinë dhe politikën, për një deputet që porosiste vrasje, etj.

‘Sot në orën 13:00, në Shijak TV, dosja dhe rrëfimi ekskluziv. Dëshmi tronditëse e nënkomisarit të policisë së shtetit. Deputeti që mori 3 milion euro nga bandat për zgjedhje, dhe bandat që bëjnë emërimet në Ministrinë e Brendshme. Deputeti porositës i vrasjeve me pagesë...
Nuk keni parë gjë akoma...thotë ai....’, ishte njoftimi që bëri Çollaku rreth orës 11.00 të ditës së mërkurë.

Në orën 13.00 fiks, në TV Shijak në një edicion special u shfaq gazetari Çollaku, duke intervistuar oficerin e policisë Emiliano Nuhu. Tashmë dihet rrëfimi i tij tronditës i cili nis me historinë e 25-vjeçares, Xhesila Maloku,  nga një fshat afër Niklës, e cila është dhunuar dhe përdhunuar sistematikisht nga djali i deputetit socialist të Krujës, Rexhep Raja.

Ngjarja në fakt është denoncuar rreth 2 muaj më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe elementë si; mbyllja e çështjes, mosmarrja e kallëzimit ndaj të dëmtuarës në shumë komisariate, kërcënimi sistematik ndaj vajzës dhe vetë oficerit që ndiqte hetimin, transferimi i tij në Berat etj, nuk ishin surprizë.

Nuk është ndonjë habi tashmë, edhe ndërhyrja e babait deputet të Rilindjes, për të mos lejuar burgosjen e djalit (Është pak i përkëdhelur dhe nga Nikla-tha mbrëmë në opinion gazetari Artan Hoxha!), i cili rezulton kontigjent kriminal dhe ‘i kërkuar’ nga policia, por arrin që të futet edhe brenda në komisariat me pistoletë në brez.

Tre ‘Bomba’ që shkojnë përtej fatit, të një djali deputeti

‘Bomba’ e parë në rrëfimin e Nënkomisar, Emilano Nuhut, plasi, kur ai tregonte se pikërisht në zyrën e tij në komisariat, në momentin që po zbatonte urdhrin e prokurores, Mirela Kapo, për arrestimin e dhunuesit dhe përdhunuesit ‘me imunitet’, xhaxhai i tij nxori pistoletën dhe ja vendosi në kokë oficerit të Policisë së Shtetit.

Dhe kjo skenë e denjë për stacionin e policisë në zonën që kontrollonte Pablo Eskobar në Kolumbinë e viteve 80-të, u zhvillua edhe në prani të deputetit të zonës, të kryetarit të bashkisë Krujë, Artur Bushi, por më pikanti aty, vetë Taulant Ballës, NR2 i Rilindjes, shefi i grupit gjigant të deputetëve të PS në parlament.

Kjo skenë në fakt nuk është më e rëndë se ‘Afera Teatri’, apo grabitja pa mëshirë e financave dhe pronave të vendit nga Rama me një grusht biznesmenësh. Ashtu si artikuluam në fillim të shkrimit, kur një sekt pa ideologji në pushtet të përdhunon çdo ditë me padrejtësi dhe varfëri, nuk ka se si të bëjë dot as detyrën bazike për të mbrojtur nënshtetasit e saj, aq më shumë kur bëhet fjalë për një nga pinjollët e tyre.

Por ajo është e ndyrë, ka një impakt të jashtëzakonshëm edhe te votuesit më ‘qorra’ të Rilindjes; e përbuz edhe ai hajduti i vogël apo mesatar rilindas te tatimet, doganë apo hipotekë.

Sepse bëhet fjalë për një vajzë të re, jetime pa baba, pa vëlla, që nuk ka asnjë lloj përkrahje, e cila përdhunohet sistematikisht, i digjet cigarja nëpër pjesët intime të trupit (torturë e njohur kjo e tutorëve shqiptarë me vajzat që prostituojnë me dhunë, rrugëve të Europës); e cila vërtitet e frikësuar dhe e dëshpëruar komisariateve të Krujës, Tiranës dhe Durrësit dhe në vend që shteti ta marrin në mbrojtje, bëhet palë me xhelatin e saj.

Të gjitha këto, për të mbrojtur imazhin e deputetit të Rilindjes dhe për të mos lejuar, që të gërvishtet sadopak varaku me të cilin e lyen me kujdes çdo ditë Edi Rama dhe një makineri gjigante propagande. Një betejë titanike që Rama me të tijtë e ka bërë edhe më herët, me përdhunues e kriminelë të katapultuar në kryetar bashkish e deputetë.

‘Bomba’ e dytë e oficerit të policisë që ka marrë guximin të bëjë publike këtë maskaradë, (me një fabul të thjeshtë, por që nxjerr sheshit rrënjët e kalbura të shtetit që ka ndërtuar Rama) ishte implikimi i Taulant Ballës me një nga grupet më të rrezikshme kriminale, që vepron i plotfuqishëm në Elbasan e më gjerë.

Edhe kjo nuk është ndonjë surprizë e madhe, pasi shumë kandidatë dhe deputetë të opozitës, (Edhe kalamajtë e Elbasanit e dinë) në atë zonë elektorale e kanë denoncuar, që në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar këtë fakt.

‘Bomba’ e tretë në rrëfimin e Emiliano Nuhut ishte komunikimi pa përgjigje i tij, me majën e piramidës së shtetit; Drejtorin e Përgjithshëm Ardi Veliu, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vetë kryeministrin Ed Rama.

As ky element nuk përbën surprizë, për këto 5 vite pushtet të Rilindjes. Le ta quajmë ‘histori të shkuar’ atë të Dritan Zaganit e Saimir Tahirit, e të japim një info ‘të vogël’ për aktualitetin.

Janë me qindra emaile pa përgjigje për Fatmir Xhafajn  e Edi Ramën, të cilat tregojnë me detaje, se çfarë ndodh mes krimit dhe shefave rajonalë të policisë, hipotekave, tatimeve, doganave, etj. Mes grupeve kriminale që kontrollojnë zona elektorale dhe deputetëve socialistë në gjithë vendin, të cilëve u kërkohet nga Edi Rama shifra e numrit të votave që kanë ‘në thes’, njësoj siç u kërkonte Lenka Çuko kryetarëve të kooperativave, kuintalët për hektarë të grurit.

Këto letra-emaile, shkruhen nga qytetarë, policë që ende besojnë se ligji ‘vonon por nuk harron’; dërgohen nga drejtues të strukturave socialiste në rrethe të cilët kurrë nuk e kishin imagjinuar se partia dhe qeveria e tyre do të bëhej palë, edhe me llumin e llumit në qytetet e zonat ku jetojnë e rrisin fëmijët.

Të gjitha plot fakte e emra të përveçëm, të gjitha pa përgjigje!

Image

Alibia e qepur trashë e Taulant Ballës, panik dhe kaos

Por le të rikthehemi te ‘bombat’, që plasën nga rrëfimi i Nënkomisar Nuhut. Të gjitha i ndërlidh një fill; Taulant Balla; Komisar i plotfuqishëm në çdo cep të vendit; I ngarkuari nga Rama për të parandaluar skandalet, zgjidhur dhe kuruar çdo cedim, që bëjnë deputetët dhe gjithë Rilindja nëpër Shqipëri.

Jo më kot ky shkrim nisi me elementë, që tregojnë kohën kur u lajmërua nga gazetari Çollaku, se do të kishte një intervistë eksplozive të Nënkomisar Nuhut dhe orën ekzakte kur do të shfaqej në TV Shijak. E theksojmë këtë fakt për të kuptuar, se sa trashë dhe në çfarë situate paniku u përpoq Taulant Balla të qepte alibinë e tij, përpara opinionit publik.

Doli dje rreth orës 15.00 dhe tundi letrën e dërguar prej kohësh nga Nënkomisar, Emiliano Nuhu, për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, ministrin Xhafaj e kryeministrin Rama, ku tregohej gjithë historia që tashmë dihet. Pastaj tha, që një ‘Babale 2’ e gatuar në kuzhinën e SHQUP-it pritet të dalë në mediat e opozitës.

Meqenëse jemi te mediat ‘e tyre’ dhe ‘tonat’, gjithë paraditen e djeshme shumica e televizioneve informative, refuzuan që ta jepnin atë intervistë. Gjithsesi thelbi i daljes së Ballës (atë e dhanë të gjithë) në TV ishte që ti thoshte popullit shqiptarë, se çfarëdo që të dëgjonte për atë ishte mashtrim dhe ai po ju thoshte vetë e më herët.

Këtu bëri cedimin e parë, në qepjen e alibisë së tij. Intervista ku i dilte emri dhe roli i ndyrë e i paprecedent për një politikan të lartë, kishte 2 orë që ishte transmetuar live në tv, por edhe në rrjetet sociale. Syri.net dhe më pas disa portale të tjera e zbardhi dhe e hodhi në eter, në kohë reale.

Taulant Balla tha në atë dalje, edhe se në datën (21 Korrik) kur bëhet fjalë se ka ndodhur ngjarja në zyrën e Nuhut, ka qenë diku tjetër nëpër Shqipëri dhe madje cilësoi; ‘ në aktivitet politik, publik’. Por as dje dhe as deri më tani nuk na thotë vendin, qytetin dhe çfarë ishte ky ‘aktivitet publik’. Le të thotë qytetin, ambientin, tematikën, njerëzit me të cilët bënte ‘aktivitetin’, se të tjerat i verifikojnë vetë ata pak gazetarë dhe ato media që punojnë ende për të vërtetën.

Por Balla pasi jehona e skandalit precipitoi me shpejtësi, u vetë-zhyt edhe më shumë pasditen vonë të ditës së djeshme (shih scrinin e statusit të Ballës, se e heq dhe e mohon ai pa problem). 

‘Të mençurit e dine fare mirë çfarë marrëzie është kjo shpifje, që janë turrur ta pasqyrojnë me një zell të madh, vetëm pasi e nxora unë vetë!’, shkruan në faqen e tij në FB. E nxora unë vetë-këmbëngul i zhytur në mashtrim të trashë!

 Në të njëjtin tekst zhytet edhe më thellë, kur lëshon profkën e madhe; ‘Unë s'kam shkelur as në Krujë gjatë vitit të fundit dhe jo më në komisariatin e Krujës i armatosur’.

Pikë e zezë deri ku është katandisur Fuga, me gjithë taborët e vetë që menaxhojnë propagandën e Rilindjes!

Po kush ka thënë, cili ka artikuluar apo dëgjuar ndonjë akuzë deri në momentin e këtij statusi të shkruar nën panik, se Taulant Balla ka hyrë me pistoletë, në komisariatin e policisë në Krujë?! 

 Pastaj vazhdon; ‘Unë e provoj lehtësisht ku kam qenë atë ditë që maskarai i paguar apo i paturp apo të dyja bashkë, ka bërë këtë letër për të përfituar azilin politik!’.

Po provoje pra, na e thuaj me kë, për çfarë, ku ke qenë atë natë për të cilën akuzohesh se ke qenë në zyrën e oficerit të policisë Nuho?!

Kur i bie gjoksit se ‘e provon lehtësisht’ bëje dhe qetëso e shpëto nga infarkti, të paktën ata socialistë të shkretë e të ndershëm, të cilët ende ju dinë se jeni të tyre dhe njësoj si ata.

Që ata dhe gjithë shqiptarë i përdhunoni me taksa, koncesione, varfëri, papunësi, emigrim masiv e mbi të gjitha me padrejtësi, kjo nuk ju bën më përshtypje. Por të paktën vërtetojuni, se nuk keni arritur deri aty, sa të mbroni përdhunimin dhe cigaret e shuara në trupin e një vajze fshati, pa baba e pa vëlla!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ata qe duhet te na mbrojne sjane me!29/09/2018 00:29

te lumte dora o Pol Hoxha e pena. Me bere te ndihem jo vetem. Jo vetem pa parti se ate qe Berisha i fali Bashes as do e kemi as do e kemi me kure; por edhe pa dinjitet se ai palo kryetar partie e shiti me ter dinjitetin e atyre njererezve qe mos e besonin se ish si ta , si paku do i mbronte si te tijet
ske me asgje je me keq se dikur dhe sdo behem me kur te lire
as ne as ti

fdcsa28/09/2018 12:05

katunari nga librazhdi, zgjatimi i pasëm i shokut edver: sdihet ku fillon koka e Taos dhe ku mbaron suma e Rames..

Audeamus27/09/2018 19:08

Shoku Palla, që çan kopalla, kjo rracë bastarde, që qëndron mbi popullin e vuajtur e të kthyer në dele kooperativash bujqësore, nuk ngopet me para, pislleqe e krime nga më monstruozet. Ngrihuni o të munduar se boll keni duruar!

gramoz27/09/2018 14:58

Vetem nje surrat i degjeneruar si ky tuàleti nga librazhdi mund te beje pergenjeshtrime te tilla bajate dhe pa fakte, jo me kot edvin kokaina dhe gjithe lukunia e partise se qelbesirave dhe e jashteqitjes se ketij kombi, ka caktuar nje mbeturine si ky per te bere kordinimin midis krimit dhe partise 77 vjeçare qe ja ka nxire, po ja nxin dhe do vazhdojne ti nxije jeten ketij populli me sindromen e Stokholmit ku viktimat votojne xhelatet e tyre. Suksese ne jete o tuàleti i librazhdit!

Tarasi27/09/2018 14:24

Bijte e eterve kriminele ja kane kaluar dhjetefish baballareve te tyre !!!!Ky vend po shkon me shpejtesi drej nje gremine te llahtarshme "Rrofte populli shqiptar trim , punetor dhe liridashes" i shpelare nga trute ashtu siç e krijoi nena parti!!!

Shto koment

Denonco