Pse janë trembur?

Pse janë trembur?

Nga Bledi Kasmi - 26/09/2018

Një platfomë, 17 emra oligarkësh të publikuar dhe koncesionet e fituara në mënyrë korruptive kanë bërë që toka t’u dridhet nën këmbë.

Perandoria që kishin menduar se mund të ishte e përjetshme nga kapja e sistemit, kanë parë se sa lehtë mund të shkërmoqet me një goditje të fortë politike.

Po pse janë trembur?

E thjeshtë për tu kuptuar. Koncesionet janë dhënë për periudha kohore përtej një dekade. Kjo nënkupton që një rrotacion politik në një të ardhme të afërt, me hir apo me pahir, do ti prishte jetëgjatësinë koncesionit.

Fituesi do ti rrëzonte jo vetëm koncesionin, por sipas platformës ‘Antimafia’ do ti detyronte që të kthenin paratë që kanë zhvatur. Bëhet fjalë për sekuestrime dhe konfiskime të miliarda eurove që kanë planifikuar të fusin në kontot e tyre bankare duke u kthyer në pronarë të këtij vendi.

Mund të konsiderohet si kauza më e rëndësishme e opozitës bashkë me atë të luftës për ndarjen e krimit nga politika.

Oligarkia reagoi në kor me batare sulmi me goditje të përqendruar. Skenari i njëjtë dhe shkruesi i tekstit i njëjtë në të gjithë deklaratat. Ata që ndryshonin ishin recituesit. Media kombëtare që jargaviteshin, dikush që bën si analist, dikush tjetër si ekonomist dhe një tjetër si opozitar. Të kujtonin ato gjyqet ndaj armiqve të popullit të dikurshëm.

Basha u ngrit mbi atë që ata e quajtën interesa personale dhe u shfaq si një Kryetar opozite që mes joshjes dhe sakrificës zgjodhi të dytën, mes një pakice të kapur nga privilegjet dhe një shumice që zhvatet për çdo ditë dhe që kërkon udhëheqës ka zgjedhur këtë të fundit.

Oligarkia është sistemi që duhet ekzekutuar me çdo kusht dhe me çdo çmim. Vetëm prej kësaj lufte të sinqertë dhe të vendosur mund të rikthehet shpresa dhe besimi. Duhet vijuar më tej ajo që nisi dje.

Paratë e oligarkisë nuk janë kontot bankare në Shqipëri. Ata emigrojnë në parajsat fiskale, ndaj duhen eksploruar instrumentet e gjurmimit të parave të grabitura të oligarkisë që nesër bashkë me ikjen nga pushteti të mos largohen edhe nga vendi duke i pasur miliardat të sigurta.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

korabi27/09/2018 10:40

Keta jan ushujza.I kane thithur gjakun keti populli.Cila nga keta oligark ka nje uzin apo fabrik qe prodhane ? Te gjithe pasurin me tendra e PPP e kan vene ju ngelt ne fyte.

Skrapari26/09/2018 20:30

Cuce! Ti duhet te jesh pjese e atij mileti qe gjykojne se PS eshte njelloj me PD. Shume e rezikshme kjo teze. Si mund te krahasohet nje parti kriminale si PS qe per 50 vjet resht i beri gjithe te zezat ketij populli me nje parti qe ketij populli i hapi syte sic eshte PD, parti e lirise e te drejtave te njeriut dhe ekonomise se tregut. Turp per ty Cuce dhe te gjithe ata qe mendojne si ty.

cuco 26/09/2018 17:01

Je dhe bledi po i meson si te berjne per te shpetuar parate e vjedhura! Pshku ne det , tigani ne zjarr; apo vazhdon pislliku politik, i disa mediave gjoja te opozites. O, bledi ( nuk e di pse por nuk mesohem dot me kete emrin Bledi per burra, me duket emer femijesh) Po i jep nje dore llulluit per t'ia rritur pak besimin tek shqiptaret, qe u mesuan me lulin qe vetem fjale qe prej pese vjetesh e asgje! Ps: E qarte; nese do ishte ne pushtet llulli, me nje te njimiten te kish bere luli ate qe ka bere rrama, ky i fundit di ta kishte hedhur ne ere ne gjashte muaj! Por per fat te keq e ka blere rramma, Te gjithe maskarejte shiten, ka thene Napoleoni, varet se sa ja ven çmimin vetes!

Tepelensi26/09/2018 13:04

Tu merren edhe breket, ketyre hajdutave te paskruppult. Qenka e vertete se kur brekegrisurit merrkan pushtet behen me keq se jevgjit. Librin e dasmes ku ta kene nga i pari deri ke i 10000 ne listen e te pasurve te ketij vendi , se me gjakun e shqiptareve i kane vene pasurite moterq....t

Shto koment

Denonco