Tung Donald

Tung Donald

Nga Avni Nezaj - 14/09/2018

Ka dy tre ditë që ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri Donald Lu ka nisur një tur takimesh me njerëz të rëndësishëm në vend si dhe me drejtues të kastës politike në Shqipëri.

Ai po i përdor këto takime edhe si një reklamim të punës së tij të madhe në vend, herë të përfolur herë të miratuar e herë të goditur si nga politika shqiptare ashtu edhe nga media apo opinioni publik.

Por në të njëjtën kohë ai ka lëshuar edhe mesazhe të qarta për iniciativat që janë ndërmarrë deri tani nga diplomacia e shtetit më të fuqishëm në botë për Shqipërinë por edhe më gjerë në rajon.

Ai duket se po ikën i kënaqur për shkak se në angazhimin e tij disa vjeçar në Shqipëri arriti të bindë politikën për një reformë alla soros, e gjysmake, në drejtësi me shumë dritëhije njëanshmërie politike.

Arriti të bindë Lulzim Bashën të bënte qeveri me Edi Ramën.

Por nuk do të harrohet kollaj  që nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin total të vendit nën qeverisjen e Edi Ramës kur Ministër i Brendshëm, ishte Saimir Tahiri që po hetohet për trafik ndërkombëtar droge, por që fati e deshi që me Donald Lu të shkonte deri në Shtëpinë e Bardhë në takim me Obamen.

Nuk do të harrohet as për batutën e tij të ‘ashpër’ për peshqit e mëdhenj por që grepi snukkk.

Shumë gjera të mira bërë Donald në Shqipëri, por më e mira është kjo që po bën këto ditë…. Tung Donald.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Loran shehu14/09/2018 19:36

Ik o donald lu e mos ardsh kur me ktu

Asi14/09/2018 18:42

Jo, buldozieri dhe Lu nuk e binden Bashen te bente qeveri me Ramen, por akoma me keq e detyruan, e kercenuan se do njihnin zgjedhjet pa opoziten pune e madhe se trafikantet e kriminelet i kishin zgjedhjet per Ramen ne xhep. Gjeja me mire e Lu eshte qe po iken dhe mis ja degjofshim me zene. Ai duhet tikerkoje falje PD, opozites e Badhes qe me pa te drejte e vabatemonte ne nediae kudo vetem qe Rama ta kishte drejtesine nen sqetull . Turp Lu!!!

Lushingabarbullushi14/09/2018 18:00

Te jet e vertet vall largimi i tij?
Vepra e tij komuniste shum gjat do kete probleme ne vendin ton.
Cia LU! Se arritem ne komunizem.

Shto koment

Denonco