Turpi e marra po e mbulon çdo ditë Kosovën

Turpi e marra po e mbulon çdo ditë Kosovën

Nga Ilir Demaliaj - 13/08/2018

Kosova tash e çdo ditë më shumë, po tregon, se "çlirimin" e saj prej Serbisë, nuk a e ka dasht si çlirim kombëtar. Nuk e ka dasht si mëmvetsi shtetrore. Dhe aq më pak e ka dashtë si bashkim trojesh shqiptare.

Kosovarët me ne krye cubat presidencial e qeveritar e dashtën Kosovën me e shkye si hijenat trupin e ngordhun të një robnimi shekullor. "Çlirmtarët" e dashtën si plaçkë tregu për të nda pazare siç po ban kryetuli i Kosovës Hashim Thaçi me rishikimin e tokave dhe kufijve të Kosovës.

Politikat pro turke të një okupatori dhe ma të zi se serbi në historinë e popullit shqipëtar, po shkelin mbi gjakun e atyne fatosave që luftuan kundër otomanizmit për çlirimin e tokave shqiptare dhe pamvarsimin e Shqipnise me fillesen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

At Fishta, "Lahutën e Malcis" e fillon me vargjet:

Nihmo Zot, si m'ke nihmue!

Pesqind vjet kishin kalue,

Se të bukrën ket Shqypni

Turku e mbante neë robni,

Krejt tue la të mjerën në gjak,

Frymën tue i a zanun njak,

E as tue lan, jo, dritë me pa:

Kurrë të keqen pa i a da:

Rrihe e mos e len me kja:

Me i u dhimtë, po, minit n'mur

Me i u dhimtë, po, gjarpnit nën gurë.

Sot tek shikoja se çfarë i kanë bërë varrit Jakup Ferrit , jo vetëm është një fyerje kombëtarë, jo vetëm është një dhunim i figurës Jakup Ferrit si lider i Plavë-Gucise dhe lider i Lidhjes Prizrenit, ku me të tjerë luftëtarë nga Gjakova, vranë Pashain turk Mehmeht Ali Pashën, por është dhunim i historisë dhe vlerave për liri të shqiptarëve.

Kjo nuk është rastësi. Kosova është dorëzuar keq ne duart e "çlirimtarëve" cuba për t'u përdorur si plaçkë tregu ne mes Turqisë dhe Serbisë.

As ngritja e xhamiave si këpurdhat mas shiut dhe islamizmi fanatik për një kohë të gjatë dhe me një strategji të qartë nuk janë rastësi, ashtu siç nuk është rastësi rishikimi kufijve me Serbinë me deklaratën paraprijse të ministrit rilindjes Pandeli Majko se do të zhduken kufijte me Kosoven.

Kombi shqiptar po rrënon vetveten çdo dite e çdo orë prej hajnave e të shiturve që ka në Tiranë e Prishtinë.

Shikoni çfarë i kanë bërë varrit Jakup Ferri!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber14/08/2018 05:52

Eshte pjese e axhnedes per ti prishur kombet e kthyer njerezit ne periudhen para se te formohej kombesia, e te identifikohen me "perandorine dhe besimin fetar" jo me kombesine. Kjo nuk eshte thjeshte ceshtje injorance, njerezit udhezohen (nga kleriket e te tjere) per tu identifikuar ne pllaken e varrit sipas besimit. Jetojme ne nje kohe kur kunder identitetit kombetar eshte ndermarre nje fushate e eger e paprecedente. Ne amerike behet thirrje qe te kene te drejte te votojne edhe emigrantet e paligjshem, nderkohe Europe permbytet me miliona Afrikane. Asnje race tjeter nuk identifikohet si "raciste" nese shprehin urrejtje racore karshi te bardheve por vetem te bardhet identifikohen si te tille. Asnje fe tjter nuk tallet e sulmohet por vetem te krishteret. Ne Shqiperi ka dy forca kryesore ne kete lufte c'kombetarizuese. Turqia e cila kerkon te behet fuqi rajonale duke u ringritur ne emer te Allahut/islamizmit, dhe BE si nje ngrehine perandorake nen shembullin e ish Bashkimit Sovjetik komunist ku nje tufe burokratesh te pazgjedhur vendosin fatet e kombeve europiane.

Jorgo14/08/2018 01:42

Ilir Demaliaj eshte nje delirant injorant qe nuk merr vesh cfare behet ne SHBA e jo me ne Shqiperi e Kosove. Indinjohet me varrin e J, Ferrit, ky sharlatan duhet ta marre vesh se ka me shume se 20 vjet qe ne varret e disave te besimit mysliman apo lajmerimet e vdekjes vendoset ai simbol, e ne ato katolike vihet kryqi. Kjo ndodh ne cdo cep te Kosoves e Shqiperise. Idioti thote se turqit qenkan me te keqinj se serbet, jo se kane qene te mire, por nuk ka bere spastrim etnik duke shperngulur 2 milion kosovare. Perkundrazi atje jetojne 10 milion shqiptare dhe jane si ne vendin e tyre, e te respektuar.

FR13/08/2018 23:19

Nuk besoj se shoku Demalija nuk e di qe Lidhja e Prizrenit u ngrit si nje levizje e mbeshtetur nga Porta e Larte, me pjesemarrje shqiptaresh e boshnjakesh, u themelua ne xhamine e Prizrenit (ajo shtepia e vogel qe na tregohet ne foto ka qene vec bujtine per 2-3 vete; mbledhjet e medha jane bere ne xhamine aty prane) dhe ka luftuar, pervecse per trojet shqiptare, edhe per mbrojtjen e Bosnjes nga pushtimi austro-hungarez (apo vec osmanet jane pushtues? Austro-hungarezet ishin climitare?). Tipikisht si ish-sigurimsat dhe kriptokomunistet e rendomte, shoku Demalija ka tri armiq te medhenj: Sali Berishen, Partine Demokratike dhe Turqine. Loje e vjeter kjo.

Shto koment

Denonco