Rama nëpër samite, pozant e lypës fotosh…

Rama nëpër samite, pozant e lypës fotosh…

Nga Kastriot Islami - 12/07/2018

Rama nuk ka më as barcaleta as shaka të kripura për ti treguar homologëve europianë…

Ekspozitat shëtitëse të zhgarravinave nuk paraqesin më interes për kryeqytetet e Europës…

Edi Rama ish-baskebollist nuk është diçka që i tërheq liderat europianë…

Të gjithë tanimë e kanë të qartë se është i korruptuar…

Ska asnjë kancelari në Europë që nuk njeh lidhjet e tij dhe të ministrave të tij me mafian, individët me

rekorde kriminale, trafikantët e drogës e të armëve…

Shqipëria në 2013-2017 u shndërrua në vendin kryesor të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Europë

dhe trampoline kryesore e trafikimit të drogave të forta…

Në të gjithë raportet raportet ndërkombëtare shkruhet se në periudhën 2013-2018 Shqipëria është

shndërruar në lavatricen më të madhe të pastrimit të parave….

Shqipëria është vendi më i varfër në Europë….me shifrën më të lartë të papunësisë…

Shqiptarët këto 5 vitet e fundit janë azilkërkuesit kryesorë në vendet e BE…mbi 60 përqind e të rinjvë

duna të largohen nga vendi dhe 43 përqind e të gjithë shqiptarëve duan të emigrojnë…

Ramës i janë mbaruar mashtrimet për shqiptarët dhe askush nuk e beson më gjithçka thotë…

Ramës i janë mbaruar gënjeshtrat për ndërkombëtarët….të gjithë ndjejnë neveri kur ju afrohet…

Të gjithë liderat europianë kur e shikojnë t’ju afrohet e kuptojnë se po ju lyp foton e radhës…

Të gjithë liderat europianë kur ju afrohet i shmangen se e dinë që do t’ju hedhë dorën në qafë…

Të gjithë liderat europianë e njohin mirë edhe pozantin e samiteve dhe fotografin e tij shoqërues…

Të gjithë liderat europianë e dinë që shkon në samite për foto që ju a shet shqiptarëve si mbështetje…

Realisht i ka dalë boja….

Rama mediokër, bosh, i paaftë, dështak nuk di më çfarë të sajojë….

Ka filluar të kalbëzohet….Kjo është faza e fundit…

Tani s’qëndron më dot as në parlament… as në zyrë… s’qëndron dot në një vend, vetëm arratiset…

Tani s’qëndron dot në takime… s’komunikon dot në rrjetet sociale… s’qëndron dot gjatë me njerëz….

Është nervoz…shan…ofendon… godet….

Ka gjetur zanatin e ri… pozant e atlete në mbledhje e takime ndërkombëtare…

Në çantën e tij janë atletet e bardha kurse shoqërues fotografin konfidencial….

Nuk ka më asnjë lajm me fjalë nga takimet ndërkombëtare, vetëm foto, poza, batuta…

Gjithçka shpërndahet nën rrogoz… asgjë zyrtare…sepse të gjitha janë sajesa…

Foto takimesh dyshe… foto familjare të samiteve… foto pranë liderave europianë….

Foto ose video duke bërë batuta…

Foto ose video duke i vënë dorën në qafë atij apo asaj drejtues(e) europian(e)…

Foto ose video duke pozuar, duke u ngërdheshur…duke bërë xheste me duar e me trup…

Foto ose video provokuese me atlete…duke kruajtur kokën… me dorën në fytyrë…

Pozant si ata që pozojnë lakuriq në studiot e pikturave…

Dhe fotografi që shkrep aparatin për të fiksuar gjithçka… madje dy fotografë, njëri ministër…

Dhe pastaj hop e në tutiter: Foto e ditës…..

Foto e ditës shoqërohet vetëm me disa fjalë bombastike si “takim i paharruar”, “takim kokë më kokë”…

Sikur të ishin takime të një shurdh-memeci….të një pozanti që lyp foto ….

Sepse në takime nuk thotë asgjë thotë dhe nuk i thonë asgjë…

Sepose në takime nuk kanë asgjë me vete, as dosje dhe as projekte… vetëm fotografin…

Gjithcka bëhet për të tërhequr vëmëndjen....për të mashtruar shqiptarët me “foton e ditës…

Shkon e vjen me atlete… me fotografin me vete… pozon dhe lyp foto kudo që vete…

Në kthim, cantën plot me foto… dhe asgjë tjetër…

Mjere medet për pozantin e “fotos së ditës”…

….Kundërmon aromë kalbëzimi…

Syri.net

12 korrik 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari13/07/2018 22:23

O Shqiperi e mjera Shqiperi kush te ka fut me krye ne hi,Edvini me llumin e zi.Solli ne Tirane llumin e zi nga Tepelena e Vlora o ju bllokofte truri e ju thafte dora!Hidheroi popullin e Tiranes qe do ja tregoj kufirin tek dega e thanes!Populli i Tiranes e theret O EDVIN MORE EDVIN PUNA JOTE AFERIM GAMOR TI GAMOR KUSH T^VUNI SOT A NESER VALON DRUNI!

Shto koment

Denonco