Ushtar Lamja, po prishet Teatri!

Ushtar Lamja, po prishet Teatri!

Nga Bledi Kasmi - 09/07/2018

E mbani mend këtë ushtarin që bënte patriotin dhe ulëriste si gore studiove të televizioneve 6 vite më parë vetëm se Basha si Kryebashkiak do të priste disa pemë dhe një gardh për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit dhe e konsideronte këtë një krim për trashëgiminë kulturore?

A ju kujtohet se si në atë kohë përbetoheshin se ishin engjëjt mbrojtës të artit dhe kulturës bashkë me atë gagaçin tjetër të cilit sot i kanë rilindur flokët?
Ku janë sot këta ushtarë të ushtrisë së vdekur në një kohë që komandanti i tyre ka vendosur të konsumojë krimin më të rëndë ndaj artit dhe kulturës të ngjashëm me aktet terroriste të ISIS, atë të shembjes së Teatrit Kombëtar?

Kush i besoi atëhere këta, ka të drejtën sot jo vetëm të ndjehet i zhgënjyer, por ti kapë dhe ti tërheqë zvarrë prej xhaketash kudo ku ti shohin, sepse i kanë mashtruar.

Deri 6 vite më parë protestohej vetëm se priteshin disa pemë dhe ndërtoheshin rrugë, po sot çfarë duhet bërë kur kërkohet të shembet Teatri Kombëtar dhe në territorin e tij të ngrihen kullat e komandantit të ushtrisë së vdekur…!?

Kjo nuk është pyetje që pret përgjigjje nga ushtar Lamja, por nga qytetarët që tani duhet të dinë ti japin përgjigjen e duhur këtyre barabarëve pa ju dridhur dora!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku10/07/2018 07:55

Ky personazh me karakter të ngjashëm me pështymore dentisti ka vënë pasuri marramendëse duke marrë të paktën 5 mijë euro për çdo legalizim, për xhepin e vet dhe të Skënderbeut të spjerdhopalosë. Ky është i gatshëm të prishë jo vetëm Teatrin Kombëtar por edhe godinën e Universitetit në krye të bulevardit, Koloseun, Kishën e Shën Pjetrit në Vatikan, Xhaminë eMadhe të Stambollit....Piramidën e Keopsit, Murin e Madh Kinez e çfarëo tjetër, mjafton ti ja kërkojë EDrama dhe të ketë përfitim. I plasi dhe aorta nga babëzia gjigande, e hoqën për flokësh (dy qime i kanë mbet) nga duart e vdekjes, por në vend që të mblidhte mendjen e të tërhiqej, e shumëfishoi grabitjen e njerëzve të varfër dhe të jashtligjshëm. Shpirt më të zi nuk e gjen, edhe po ta kërkosh me qiri në mes të ditës.

Qifja09/07/2018 19:19

Mos i bini m'qafe te shkretit, se keshtu e detyroi partia. Harruat kur belbezoi per stadium in? Qe athere ruar gruan se komandanti don tja mori partozone.

nino09/07/2018 15:26

O Bled , me mire do ishte titulli "kamikazet lamja dhe shkreli"

Fieraku nga Ferrasi09/07/2018 15:24

Hahahaa ku ja paskeni gjete kete foto.

Shto koment

Denonco