Ana tjetër e vjedhjes e Prokurorisë së Durrësit

Ana tjetër e vjedhjes e Prokurorisë së Durrësit

Nga Dritan Kaba - 24/05/2018

Vjedhja e Prokurorisë në Durrës, na dha shprese!

Paska edhe prokurorë që nuk blihen!

I tillë qenka Afrim Shehu.

Nuk e njoh fare, për herë të parë e dëgjoj emrin e tij, por di të them që ky prokuror meriton të jetë Prokuror i Përgjithshëm.

Në fillim i vodhën postën sekrete, rast qe nuk u zbulua, përkundrazi, u mbulua me shpejtësi. Kuptohet që e spiunuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, por edhe nga "kolegët" e Durrësit ose ish-shefat e tij.

Kjo nuk mjaftoi. I vodhën zyrën. Gjë që tregon se Afrimi, të dhënat e dosjeve nuk i nxirrte në pazar, por as i ndante me ata që i spiunuan dhe fshehën grabitjen e postës dhe mundësuan vjedhjen e zyrës.

InshAllah nuk e kap vetingu, për ta hequr qafe atë dhe për t'i çuar dosjet në dorën e ndonjë "kolegu" tjetër.

Aferim, realisht, Afrim!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

udit e politiks26/05/2018 08:47

Skandali i fundit me prokurorinë e Durrësit, ku nuk bëhet fjaë thjeshtë për vjedhje ordinere parashë në bankë por të dokumenteve kompromentuese të krimit, është ngjarja më e rendë për këtë qeveri mafioze. Pra është kapaku i gjithë skandaleve të kësaj qeverie.
Është treguesi më flagrant se deri ku ka shkuar frika e kësaj qeverie që i druhet zbulimit të maskarallëqeve të saj.
Mjafton të përmendim faktin se prokurorja Arta Marku e zgjedhur nga Rama, përzgjedh kryeprokuroren e Durrësit pasi ka hequr kryeprokurorin e krimeve të rënda që ndiqte Tahirin, për të kuptuar gjithë prapaskenën e kësaj fëlliqesie.
Në asnjë mënyrë nuk duhet të analizohen skandalet e kësaj qeverisje mafioze, të ndara nga njera tjetra. Çdo ngjarje që ndodh përditë e që lë qoftë edhe hijen më të vogël të dyshimit, duhet analizuar në tërësinë e veprimeve mafioze të Edi Ramës.
Mafia e ka gjithmonë një pikë kritike ku dashur pa dashur vetëdemaskohet.
Duke dashur të mbulojë skandalin flagrant të vëllezërve Xhafaj, me stilin e Taulant Ballës , një shpifësi profesionist disa herë të ndëshkuar për këtë nga drejtësia, po përdor "argumentin" idiot se opozita qënka "e dashuruar" pas Babales me qëllim që të pengojë proçesin e integrimit.
Që këtë idiotësi ta besojnë enveristë trushpëlare, militantë partiakë injorantë, ushtria e Mero Bazes, nuk do të quhej ndonjë e keqe e madhe, por të dalë publikisht një farë piktori vlonjat si Fate Velaj, që ka bërë njëfarë emri në Europë si medemek intelektual, e vetëm për hir të deputetllëkut që ja ka dhuruar Rama, njëson publikisht opozitën me Babalen, kjo i kalon të gjitha caqet e imoralitetit.
Kësisoj "politikanësh" janë ku e ku më të korruptuar se skafistë vlonjatë të drogës si Babalja..

Shto koment

Denonco