45 vjet nga revolta e Spaçit. Për të mos harruar!

45 vjet nga revolta e Spaçit. Për të mos harruar!

Nga Jorida Tabaku - 21/05/2018

Në këtë ditë kujtojmë me nderim përpjekjen më të guximshme kundër diktaturës komuniste në Shqipëri.

21 maji 1973 është dita në të cilën të burgosurit politikë të burgut famëkeq të Spaçit u ngritën kundër sjelljen ç’njerëzore të regjimit karshi tyre.

Nën thirrjet “Poshtë komunizmi” “Europa është e lirë” të cilat i rimorën studentët në vitet 1990, këta heronj dhe guximtarë të rrallë vendosën jetën e tyre në ballë të një beteje që shkundi jo pak diktaturën komuniste.

Me trishtim vërej që ende sot e kësaj dite nuk ka një memorial në kujtim të Skënder Dajës, Dervish Bejkos, Hajri Pashajit dhe Pal Zefit. Sikundër vërej me trishtim që qeveria ka lënë në harresë këtë ditë të shënjuar për vendin tonë.

Gjykoj se janë të pakta fjalët që mund të them për to, janë të varfëra fjalët e mia karshi tyre dhe respektit që ato meritojnë. Në nuk duhet të harrojmë gjakun dhe përkushtimin e tyre për një Shqipëri më mirë.

Ata janë dëshmorët e vërtetë të këtij vendi, heronjtë e rrallë të një kombi që duhet të gjejë forcat për të përmbushur ëndrrën e tyre; një vend të lirë, demokratik dhe në Europë.

 I përjetshëm dhe përhershëm qoftë kujtimi për to dhe përpjekja e tyre qoftë mësim për ne.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp21/05/2018 16:20

Ku jane trashegimtaret e atyre qe Ju ju trishton, mengesa e memorialeve e cfare tjeter ne kujtim te atyre Ju i quani me fjale, deshmore dhe heronj te vertete te kombit.Pse nuk jane te perfaqesuar ne Parlament ,ne institucione te larta te sigurise kombetare,ne institucione publike ,apo te promovoheshin ne biznes apo ne privatizime te ekonomise etj, etj.Sepse mentaliteti komuniste, dominon skenen politike shqiptare.Ata sot e gjithe dites, shpallen heronj me fjale dhe trajtohen si armiq te perjetshem, duke e shkeputur gjithe veprimtarine nga konteksti i kohes, pa ju referuar te vertetes.Sigurishte jo keq kuptimi dhe mos analiza ju con ne keto pozicione.Klientelizmi ,grazhdi ,apo tepsija sic e quan kryeministri sot nuk ju le te shikoni pertej hundes.

Tarasi21/05/2018 12:52

Respekt e mirenjohje per heronjt e Spaçit, Pd-ja e komunisti Berisha veç me fjale e ka "dermuar " komunizmin po per vepra fare pak . Pd duhet ti therrase mendjes ne rast se do te ringrihet e te behet shpresa e se ardhmes. Sa per rilindasit bolshevike nuk ke se çpret prej tyre.

Shto koment

Denonco