Shqipëria ‘Parajsë Penale’/ Disa të vërteta për vëllezërit Xhafaj

Shqipëria ‘Parajsë Penale’/ Disa të vërteta për vëllezërit Xhafaj

Nga Shënim - 15/05/2018

Fatmir Xhafaj, ministër i brendshëm është vëlla i Agron Xhafajt.

Agron Xhafaj ka ndryshuar emrin në Geron Xhafaj

Agron Xhafaj

  •  Agron Xhafaj ka rezultuar i akuzuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike në vitit 2002.
  •  Agron Xhafaj është dënuar me vendim të formës së prerë në vitin 2012 me 7 vjet e 2 muaj burg nga Gjykata e Kasacionit e Leces.
  •  Agron Xhafaj s’është paraqitur gjatë gjykimit të tij në Itali por procesin e ka ndjekur avokati i tij.
  • Agron Xhafaj ka qënë në dijeni të plotë të zhvillimit të gjyqit dhe të masës së dënimit.
  • Agron Xhafaj është larguar nga Italia për tu vendosur në Shqipëri, ndërkohë që kishte dijeni për vendimin e Gjykatës së Kasacionit të Leces për dënimin e tij me 7 vjet e 2 muaj burg.
  • Agron Xhafaj lëviz lirisht në Shqipëri nga 2013-deri me sot, kur në pushtet është Partia Socialiste dhe pas vitit 2017 Ministër i Brendshëm është vëllai i tij Fatmir Xhafaj, duke mos kryer asnjë ditë burg.
  • Agron Xhafaj as është ndaluar nga autoritet ligjzbatuese shqiptare dhe as thirrur për tu ballafaquar me vendimin e Gjykatës së Kasacionit të Leçes, ndërkohë që përmes Interpolit, por jo vetëm Ministria e Brëndshme ka pasur dijeni të plotë për dënimin me burg të Agron Xhafajt.

Fatmir Xhafaj

  • Fatmir Xhafaj si student ka pasur një foto me Enver Hoxhen me rastin e 1 majit
  • Fatmir Xhafaj ka qënë hetues në Krujë para vitit 1990
  • Fatmir Xhafaj ka qënë sekretar i Bashkimit të Rinisisë së Punës së Shqipërisë
  • Fatmir Xhafaj është marrë me aktivitet biznesi
  • Fatmir Xhafaj ka qënë Ministër kur vëllai është akuzuar në Itali për trafik droge në vitin 2002
  • Fatmir Xhafaj ka qënë kryetar i Komisionit të Ligjeve të Kuvendit kur Gjykata e Kasacionit të Leces ka marrë vendimin për dënimin me burg të vëllait të tij Agron Xhafaj me 7 vjet e 2 muaj burg
  • Fatmir Xhafaj ka qënë në dijeni që vëllai i tij Agron Xhafaj lëvizte i lirë në Shqipëri, para vitit 2012 por edhe pas vitit 2012, kur ishte marrë në Itali vendimi i formës së prerë me burgim
  • Fatmir Xhafaj është në dijeni se vëllai i tij Agron Xhafaj nuk ka marrë pjesë në procesin gjyqësor por ka pasur dijeni për të përmes avokatit të tij që e ka ndjekur procesin deri në momentin e vendimit të Gjykatës së Kasacionit të Leçes.
  • Fatmir Xhafaj ka pranuar se ka pasur dijeni për vendimin e Gjykatës së Kasacionit të Leçes në vitin 2012 për dënimin e vëllait të tij Agron Xhafaj me 7 vjet e 2 muaj burg
  • Fatmir Xhafaj që nga viti 2017 është Ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj vëllait të tij Agron Xhafaj në zbatim të vendimit të Gjykatës së Leçes
  • Fatmir Xhafaj duke qenë kryetar i Komisionit të Ligjeve akuzohet se ka ndryshuar kodin penal për të penguar kryerjen e dënimit me burg të vëllait të tij, qoftë në Itali, qoftë në Shqipëri.

Nga këto të vërteta dalin këto përfundime

Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brëndshëm, dhe ish Ministrit të Drejtësisë, është dënuar si trafikant pra për trafik droge me 7 vjet e 2 muaj burg dhe lëviz i lirë në Shqipëri gjatë 5 vjetëve të fundit duke mos kryer dënimin as në Itali dhe as në Shqipëri, ndërkohë që vëllai i tij Fatmir Xhafaj ka qënë gjatë kësaj kohe kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe më tej Ministër i Brëndshëm.

Agron Xhafaj lëviz lirshëm në Shqipëri, sepse gjatë kohës që vëllai i tij Fatmir Xhafaj ka qënë kryetar i Komisionit të Ligjeve është ndryshuar Kodi Penal në atë mënyrë që Agron Xhafaj, pavarësisht se është dënuar nga Gjykata e Kasacionit e Italisë me 7 vjet e 2 muaj burg si trafikant nuk kryen dënimin me burg as në Italia dhe as në Shqipëri.

Përfundimisht Shqipëria rezulton Parajsë Penale ku mund të jetonin lirisht trafikantët, kriminelët dhe pastruesit të parave të pista nga e gjithë bota, se legjislacioni shqiptar i mbron edhe në rastin kur ata do të ishin të dënuar me dënim të formës së prerë nga Gjykatat në SHBA apo ndonjë vënd të BE.

Syri.net/ 15 maj 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Futia ot15/05/2018 19:22

Pse, perben krim qe te kesh dale ne fotografi me Enver Hoxhen?! Nese eshte keshtu, asnje gjykates, asnje politikan, asnje prokuror qe ka mbaruar universitetet e kohes se Enver Hoxhes nuk duhet ta ushtrojne kete profesion, pasi jane shkolluar me universitetet e kriminelit enver hoxha.

Shto koment

Denonco