A do ti tregojë Rama të vërtetën Presidentit francez Makron?

A do ti tregojë Rama të vërtetën Presidentit francez Makron?

Nga Shënim - 14/05/2018

Nesër është paralajmëruar nga zyra e Presidentit francez Makron një takim me Edi Ramën. Biseda kokë më kokë merret me mend do të përqendrohet kryesisht në çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Rama i zhytur në një numër skandalesh që po ndjekin njëri tjetrin, do të përpiqet ti mbushë mendjen presidentit francez për progresin që ka bërë Shqipëria nën drejtimin e tij duke kërkuar mbështetjen e Francës për hapjen e negociatave.

Qëndrimi i presidentit francez është i qartë: të stabilizohet fillimisht BE përmes thellimit para se ta vazhdojë zgjerimi. Thënë më thjesht: të përcaktohen fillimisht rregulla të reja për funksionimin efikas të BE dhe më tej, nëse do të ketë mirëkuptim për ti dhënë një rol më vendimmarrës vendeve të “vjetra” të BE, atëherë mund të vazhdohet axhenda e zgjerimit. Pra nuk është koha për zgjerim apo anëtarësim, pra edhe hapja e negociatave mund të ngrijë.

Pyetja që shtrohet është: Mirë Rama do të përpiqet me fjalë e me xheste ti mbushë mendjen Presidentit francez për suksesin e reformave të Shqipërisë, progresin e të cilave e ka pasqyruar Mogherini. Po a do ti tregojë Rama presidentit francez të vërtetën e skandaleve që kanë mbërthyer qeverinë e tij? Më konkretisht:

A do ti tregojë Rama të vërtetën se ish-ministri i tij i brëndshëm Saimir Tahiri rezulton nga informacionet ligjzbatuese italiane i lidhur me klanet mafioze të drogës dhe të trafikut të armëve? Apo do ta konsiderojë këtë baltë të hedhur nga opozita?

A do ti tregohet Rama i sinqertë me Makron duke pranuar se ka ndërhyrë për të penguar heqjen e imunitetit të Tahirit nga Kuvendi, sepse duhej fillimisht të prisheshin provat?Apo kjo është shpifje e opozitës?

A do ti thotë Rama presidentit francez se ai nuk mund ta arrestojë Tahirin se ai e kërcënon me dosjen e vëllait të tij prej nga rezulton i implikuar në trafikun e drogave të forta? Apo kjo është sajesë e opozitës?

A do ti thotë Rama të vërtetën Makron se pasi ka vënë nën kontroll drejtësinë, kanë rënë dakord me Tahirin, që për të gënjyer Merkel, të qëndrojë për disa javë në arrest shtëpie?Apo kjo është gënjeshtër e opozitës?

A do ti thotë Rama presidentit francez se edhe Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj është i implikuar në afera të trafikut të drogës duke ndihmuar vëllain e tij trafikant ti shpëtojë dënimit nga një Gjykata e Kasacionit e Italisë?

A do ti thotë Rama të vërtetën Makron se vëllai i Minsitrit Xhafaj është trafikant dhe kjo e bën familjen Xhafaj familje mafioze?Apo këtë e ka sajuar opozita për të penguar hapjen e negociatave?

A do ti thotë Rama presidentit francez se Xhafaj ka manipuluar kodin penal për të shpëtuar nga burgu vëllain e tij dhe 11 trafikantë të tjerë të dënuar në Itali?Apo këtë e bën opozita se ka frikë nga reforma në drejtësi?

A do ti tregojë Rama presidentit Macron se është zbuluar në Turqi një grup trafikantësh të drogës i drejtuar nga Met Kanani për të cilin dyshohet se ka rregjistrime ku implikohet kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci?

A do ti tregojë Rama presidentit francez se miku i tij më i ngushtë është Erdogan? Dhe se është i gatshëm të dorëzojë tek Erdogan, njëlloj si Thaci, të gjithë gylenistët që ndodhen në Shqipëri?

Shqiptarët do të kishin dëshirë që Franca të mbështeste hapjen e negociatave, thjesht dhe vetëm për të kontrolluar më fuqimisht qeverinë Rama dhe për të mos lejuar atë të mashtrojë në të ardhmen.

Këtë të vërtetë dhe të vërtetat e tjera duhet tja bëjë me dije Presidentit francez Makron ambsadorja e tij në Tiranë. Përndryshe shqiptarët do të jenë edhe më të shumtë për të kërkuar në të ardhmen azil në Francë e gjetiu në Europë sepse s’mund të pranojnë më që të mashtrohen nga Rama dhe këto mashtrime të konsiderohen progres nga Brukseli, Parisi, apo Berlini dhe ambasadorët e tyre të mbështesin një qeveri të korruptuar, të inkriminuar, të implikuar në narkotrafiqe dhe pastrim të parave të pista.

Syri.net/ 15 maj 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco