Beteja mes Smith dhe S. E Cupp se çfarë të bëjmë me Sirinë

Beteja mes Smith dhe S. E Cupp se çfarë të bëjmë me Sirinë

Nga Munr Kazmir - 26/04/2018

Më duhet të ju rrëfej se nuk kam shumë kohë për të parë televizor këto ditë. Jam thuajse në urdhëtim dhe impenjimet me familjen dhe biznesin tim, e marrin thuajse të gjithë kohën time.

Por mbrëmjen e kaluar u gjenda para televizorit dhe po shikoja një edicion lajmesh në programin HLN.

Tani përpara se të më hidheni në grykë: ju them se, po HLN është një rrjet liberal.

Por kur e pashë të ftuarin e tyre konservator, të S. E Cupp, që ishte i gatshëm të dilte kundër komedianit libertarian Dave Smith, ma mori mendja se shkëndijat po fluturonin në ajër.

Dhe po, djali i bëri këto.

Me gjithë ndershmërinë ndërsa situata ishte mjaft e nxehtë, Cupp e Smith e mbyllën diskutimin pa ndonjë fyerje personale.

Megjithatë, thelbi kryesor i argumentit mes tyre ishte interesant dhe në të vërtetë përfaqëson betejën për shpirtin e Partisë Republikane, për çështjen e politikës së jashtme.

Në thelb, Cupp përfaqëson atë që shumë e njohin dhe e quajnë si krahu "neo-konservator" i Partisë Republikane. Ky është grupi i republikanëve të cilët ishin të vendosur për rrëzimin e regjimeve në Irak, Afganistan dhe Libi, dhe po ashtu që përpiqen të rrëzojnë Iranin dhe Sirinë duke dalë përballë Rusisë. Ata besojnë se kjo është e nevojshme për të përhapur vlerat amerikane në të gjithë globin. Mendoni John Mçain dhe Lindsey Graham.

Ndërkohë, Smith, ndonëse nuk është republikan, përfaqëson pikëpamjen që do të gjeni të shprehur në atë që mund të quhet krah i "anti-ndërhyrjes" i Partisë Republikane. Ata nuk duan të përhapin vlera amerikane anembanë globit. Ata besojnë se vendet anembanë botës-madje edhe ato me diktatorë të këqinj-është më mirë për ti lënë vetëm për shkak të frikës ndaj reagimit kundër Amerikës dhe paqëndrueshmërisë së mundshme të asaj që mund të ndodhë pas ndryshimit të detyruar të një regjimit. Ata në thelb duan që Amerika të merret me punët e saj dhe nuk duan të përfshihen në luftë nëse vendi nuk ka ndonjë lloj interesi të madh kombëtar ose kërcënim të drejtpërdrejtë. Mendoni Ron Paul.

Gjatë shkëmbimit të zjarrtë, Cupp shtyu Smithin për çështjen se çfarë duhet bërë me Sirinë. Ajo tha çfarëdo do të mendoni është fakti se si kemi ardhur këtu, por ne jemi këtu tani, kështu që i kërkoi Smith se çfarë duhet të bëjmë tani?

Smithi u përgjigj se nuk kemi asnjë dëshmi përfundimtare se Assad nuk ishte ai që përdorte armët kimike - duke aluduar në mundësinë që rebelët të ishin ata që i kishin përdorur- dhe tha se çdo herë që përfshiheshim në këto përpjekje, gjërat shkojnë edhe më keq.

Pastaj debati u bë me të vërtetë interesant, kur Cupp pyeti Smithin se, nëse përgjigjja e tij do të ishte të mos bëhej asgjë përpara përdorimit të Assad të armëve kimike.

Përgjigja e Smithit ishte e qartë dhe koncize: Ishte e tmerrshme ajo çfarë ndodhi me njerëzit të cilëve u ishte hedhur gaz lotësjellës, por ata qindra mijëra njerëz të vdekur në vend, pas veprimeve që qeveria jonë ka ndërmarrë, dëshmon se përfshirja jonë në një luftë civile do të sillte më shumë viktima se njerëz të shpëtuar.

Dhe në atë moment -të paktën sipas mendjes time- Smith zbuloi gabimin më të madh në mënyrën e të menduarit të Cupp-it.

Siç vuri në dukje Smith, neokonservatorët vendosë të shpallnin me zë të lartë, se Lindja e Mesme do të ishte një vend më i mirë dhe më i qëndrueshëm që Shtetet e Bashkuara rrëzuan Saddam Husseinin. Por ata ishin të gabuar. Ata kishin të njëjtat aspirata edhe në Afganistan. Ata sërish ishin të gabuar. Ata me zë të lartë kërkuan edhe rrëzimin Kadafit në Libi, me të njëjat argumentet si me Husseinin në Irak. Ata përsëri kishin gabuar. Tani, ata argumentojnë se e njëjta gjë duhet bërë në Siri.

Pyetja është, kur duhet të ndalojmë duke i dëgjuar këta njerëz? Çfarë duhet të shohim tjetër, para se të kuptojmë se rrëzimi i një diktatori thjeshtë për t'i lënë rrugë të lirë kaosit është thjesht një strategji e pranueshme?

Unë nuk pajtohem domosdoshmërisht, por e kuptoj kur një sulm ajrore vendos një shënjestër për të dërguar një mesazh të qartë.

Por ndryshimin e regjimit?

Në asnjë mënyrë.

Thuaj çfarë të duash mbi Presidentin Trump, por kjo është një arsye se pse ai fitoi: sepse në vend të përsëritjes si papagall linjën e qeverisë, nga Hillary Clinton dhe pothuajse çdo kandidat primar republikan (me përjashtim të dukshëm të Rand Palit dhe në një masë shumë më të vogël Ted Cruz), ai i mbylli këto të ashtuquajturat gjene intelektuale për modelin e tyre të përsëritjes dhe marrjes së gjërave të tilla - diçka që ka sjellë në mënyrë të panevojshme miliona njerëz të vrarë – në një strategji krejtësisht e gabuar dhe që pastaj ata nuk paguan asnjë çmim për dështimin e tyre të përsëritur.

Presidenti bashkëpunoi me Britaninë e Madhe dhe Francën për sulme ajrore, por shpresojmë që ai të kujtohet për atë që ka thënë gjatë primareve për ndryshimin e regjimit dhe a po vepron në përputhje me rrethanat.

Por kjo me të vërtetë nuk ka të bëjë shumë me presidentin. Kjo ka të bëjë me rrugën përpara në politikën e jashtme dhe nëse ne si një komb, do të mësojmë mësimin kur bëhet fjalë për këto çështje.

Bashar Al Assad është i tmerrshëm. Unë në asnjë mënyrë nuk mendoj ndryshe. Por unë po vdes që dikush të më tregojë se si ai (a) ai është një kërcënim për SHBA-në dhe (b) ndryshe nga Saddam Husseini cila është kura më e mirë e shërimit të kësaj sëmundje.

Dhe gjithashtu më bën përshtypje, se nëse duam më pak halle që i krijojmë të dy palët dhe pastaj përfundojmë duke i keqësuar e duke u përpjekur për t'i "pastruar ato", ndoshta duhet të vendosim që të ndalojmë konfliktet e panevojshme e të mos nisim luftëra të panevojshme me mashtrimet e çmendura të madhështisë dhe fantazisë së imazhit të Shteteve të Bashkuara në botë.

Me fjalë të tjera, ndoshta është koha që të marrim një vendim për të mos dëgjuar më këshilla vazhdimisht të gabuara të politikës së jashtme nga njerëz si S. E Cupp. Shtetet e Bashkuara dhe bota do të ishin një botë më e mirë nëse do ta bënim këtë gjë.

Marrë nga Medium.com-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco