Përse Lulzim Basha nuk më pengon dot të protestoj?

Përse Lulzim Basha nuk më pengon dot të protestoj?

Nga Astrit Patozi - 25/01/2018

Unë nuk kam asnjë arsye mbi tokë që të ndjek Lulzim Bashën, por kam një mijë arsye për të qenë gjithmonë atje ku më takon. Kam bindjen se janë të shumtë ata që e mendojnë si unë, ndaj dhe ne besoj se do të jemi bashkë në protestën e 27 janarit.

Pozicioni kundër kësaj qeverie përcaktohet nga e gjithë jeta ime politike dhe publike, që nuk është aq e shkurtër, ndërsa orientimi im i djathtë i ka rrënjët shumë kohë përpara vitit 1944. Dhe si i tillë nuk ka nevojë të çertifikohet nga askush, aq më pak nga bashkautori i paktit okult të 18 majit.

Ndaj si njeri politik do të jem kudo, ku ka njerëz të zemëruar me këtë qeveri, qoftë edhe vetëm për faktin se unë jam njëri prej tyre.

Natyrisht arsyet e mia pse do të jem atje janë krejtësisht të tjera me të Lulzim Bashës, po aq sa janë edhe përgjegjësitë për katandisjen e Partisë Demokratike në një gjendje dëshpëruese, të cilën nuk e zgjidh dot kjo protestë, edhe sikur të jetë më madhështorja e të gjitha kohërave.

Unë do të jem atje edhe pse e di që Lulzim Basha do të përpiqet ta privatizojë protestën thjesht dhe vetëm për të shtyrë ditët e veta. Por edhe pse sikur e kam para syve që tani se si do ta shfrytëzojë revoltën e sinqertë të njerëzve, sërish ky më duket hall më i vogël, sesa kostoja që paguajmë për qeverisjen skandaloze të Edi Ramës.

Ndaj unë do të jem atë ditë në vendin, që më takon, edhe pse e di që kjo dikujt nuk do t'i pëlqejë dhe interesojë. Por unë nuk kam ndërmend t'u jap asnjë sekondë kënaqësi atyre që nuk duan të më shohin aty. Të cilët nuk ka nevojë t'i përmend me emra.

Gjatë këtyre ditëve kam dëgjuar me "qetësi dhe dashuri" plot zëra "radikalësh" me porosi, që flisnin për figura opozitare që nuk e donin protestën, ndonëse askush prej nesh nuk kishte thënë një gjysëm fjale kundër saj.

Por edhe sikur të kishte ndodhur diçka e tillë, në një rast hipotetik, çfarë mendonin këta të marrë, që do t'i nxirrnin njerëzit me zor në protestë?

Që këta trimat apo sejmenët e Lul Bashës do të dilnin në shesh e do të merrnin mungesat edhe mjerë ai që nuk do t'i përgjigjej apelit?

Por kur ka ndodhur ndonjëherë në botë kjo? Ndërkohë që dihet prej mijëra vjetësh që në varrime dhe protesta shkojnë vetëm vullnetarët.

Unë njoh me qindra dhe mijëra opozitarë që nuk do të vijnë atë ditë vetëm se nuk besojnë më fare tek kryetari i Partisë Demokratike dhe, aq më keq akoma, tek aleanca e tij me LSI-në.

Jam plotësisht i bindur se atje do të mungojnë edhe ata dhjetëra intelektualë dhe aktivistë shoqërorë, që iu bashkuan vjet me entusiazëm kauzës së drejtë, por të tradhtuar keq të çadrës. Nuk ishin aq shumë, por pjesa më e madhe e tyre ishin cilësorë, ndaj edhe mungesa dhemb dyfish.

E kam të vështirë të besoj që ata do të kthehen sërish në vendin ku u mashtruan një herë, aq më tepër kur kanë dëgjuar edhe udhëheqësin e "Republikës së Re" që i thotë kryeministrit se nuk mund të gënjehet për herë të dytë.

Por edhe pse e mendoj ndryshe, unë i mirëkuptoj plotësisht ata, sepse thjesht nuk duan që dikush t'i numurojë si delet e Lulzim Bashës atë ditë.

Për aq vlerë sa ka fjala ime, do t'i ftoja modestisht dhe miqësisht ata që të ishim bashkë më 27 janar, sepse askush nuk mund t'i zëvendësojë, aty ku e kanë vendin.

Sepse të shtunën është dita për të treguar se Shqipëria nuk e meriton qeverinë e Edi Ramës dhe këtë mund ta bëjnë vetëm opozitarët.

Natyrisht, janë qindra mijëra ata shqiptarë, që mendojnë se e njëjta logjikë vlen edhe për opozitën, por kjo i takon një dite tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Roel28/01/2018 20:50

U eshte drejtuar atyre qe jane te mire edukuar, dmth jo te bindur e as komformiste , qe dine te bejne pyetje ,por edhe te pergjigjen dhe natyrisht, kuptojne leximin.

Eshte dicka thelbesore,jo si ne rastin kur ju flisni qe fqinjet te mendojne se dini se cfare beni.
Duhet kohe e gjate per ta kuptuar

Tirana26/01/2018 15:24

Do te ishte mire ndershme qe ti o patoz i mjere , keto rrjeshta ti kishe hedhur te gazeta tema .

Legjitimisht26/01/2018 12:01

Nuk i duheni fare PD ju;Faji fatal i Lul Bashes, e kam rithene dhe here tjeter, eshte qe nuk ju ter bethesh JUUU; Ti nuk ke vend aty; Ti genjen qe ti njeh me mijera qe se duan Lulin! Ti je armik i betuar, nje cop gazetaruc ishje bre burr! Bravo i qofte Rames, e zhduku Ben Blushin, jo si Luli qe mban neper kembe ferra si ju!

Legjitimisht26/01/2018 12:00

Nuk i duheni fare PD ju;Faji fatal i Lul Bashes, e kam rithene dhe here tjeter, eshte qe nuk ju ter bethesh JUUU; Ti nuk ke vend aty; Ti genjen qe ti njeh me mijera qe se duan Lulin! Ti je armik i betuar, nje cop gazetaruc ishje bre burr! Bravo i qofte Rames, e zhduku Ben Blushin, jo si Luli qe mban neper kembe ferra si ju!

udi26/01/2018 11:37

Edhe më i ligu i të liqve, bën kujdes që mos ta shfaqë hapur ligësinë e tij.
Kurse Patozi me këtë shkrim ka degjeneruar fare. Nënteksti i hapur i tij, është se unë do të mar pjesë në protestë do apo nuk do Basha,po ju "qindra mijrat" që ju përgjërohet shpirti për mua, kini mëndjen e mos e bëni atë gabim e të dilni në protestë.
E para e punës, kam bindjen se as i ka rënë fare në mendje Bashës se a do të marë pjesë apo jo në protesta Astrit Patozi.
Së dyti, cilët qënkan këto "qindra mijra" që preferokërkan Patozin e për këtë shkak nuk do të dalin në protestë ?
Së treti, nga e mer të drejtën ky zotëri që të ofendojë me qindra mijëra shqiptarë simpatizantë të PD që ti cilësojë si bagëti që do të shkokërkan pas berihajit të tij apo të Bashës ?
Edhe nëse gabuan apo u çorientuan disa shqiptarë nga propogandat tënde që shpinin ujë për kryeministrin Rama e nuk dolën në votime, duhet ta kesh të kjartë se shumica dërmuese e tyre të shohin ty si pjese e së keqes që solli përseri në pushtet Noriegen e jo Bashën.
Me këtë thirrje burracakësh, vecse e ke konfirmuar plotësisht shpirtvogëlsine tënde.
"Shtëpia digjet e kurva krihet" thotë një fjalë e urtë popullore.
Kur pranon se Rama i ka vënë flakën Shqipërise, ç'kërkon o i uruar mes këtyre flakëve krëhërin për të krehur flokët tënd ?

fredi26/01/2018 10:04

patozi eshte me mire qe ti te mos vish ne proteste se e ben pis si urua hip qe je i neveritshem

SKUTHI26/01/2018 00:02

Do marr pjese ne proteste, me ftoi, s;me ftoi LULI.PATOZI ka dale te beje fushate kunder PDse Me finokerine, e fodullekun se ky na paska me qindra, mijera mbrapa te krijon iluzionin se pa kete e gjoja ;;;ata' protestanuk mund te kete sukses. Nje sabotatore perfekt politik qe sulmon origjinen tende, sipas thenieve te PATOZIT. Te jane thene gjithe vrejtjet e gabimet por ti vazhdo akoma me diversione, sulme epa drejtesi politike te intervenosh ne PD. JE I LARGUAR, LARGOHU EDHE mE, SEPSE ME MIRE DO E KEMI PDne.

skrapari26/01/2018 00:00

Ore ti ke reshkitur fare. Kujt I plasi b... nese vjen ti ne proteste apo jo. Mer me vehte Jozin, Majllinden, Imamin, Rulin e futjani ndonje pikniku per qejf se sa ta ndyni ate proteste me pjesmarjen tuaj

SKUTHI25/01/2018 23:59

Do marr pjese ne proteste, me ftoi, s;me ftoi LULI.PATOZI ka dale te beje fushate kunder PDse Me finokerine, e fodullekun se ky na paska me qindra, mijera mbrapa te krijon iluzionin se pa kete e gjoja ;;;ata' protestanuk mund te kete sukses. Nje sabotatore perfekt politik qe sulmon origjinen tende, sipas thenieve te PATOZIT. Te jane thene gjithe vrejtjet e gabimet por ti vazhdo akoma me diversione, sulme epa drejtesi politike te intervenosh ne PD. JE I LARGUAR, LARGOHU EDHE mE, SEPSE ME MIRE DO E KEMI PDne.

Jorgo25/01/2018 23:47

Me mire mos shko sepse sikur te jete per nje person, qofte ky edhe Astrit Patozi, e marrte lumi Shqiperine me gjithe te gjithe ato qe kane ngelur aty. Askush nuk ta ka nevojen Patoz, ti ke nevoje per PD e per Bashen.

Ajo25/01/2018 23:30

Z.Patozi po luan nje loje shume te ndyre. Perse duhet ta pengoje Basha Patozin te mare pjese ne proteste? Patozi eshte sa i poshter aq edhe idiot. Gjoja nen pretendimin se do mare pjese ne proteste, i humburi Patozi ben thirrje hapur qe askush mos i bashkangjitet protestes. Ky ka hallin se nese shqiptaret bashkohen dhe rrezojne Ramen, Basha perfundimisht eshte perligjur si lideri i PD-se dhe i luftes kunder se keqes. Patoz treni i PD eshte nisur, ty s’te ka mbetur me asgje vecse te vjellesh vrer.

katoliku demokrat25/01/2018 19:23

O delirant I lindur e deshtak I vdekur.Po ik ore se kush te do ty ne proteste.Po ti je bere si Gim Sala budallai qe kur nuk ja varte njeri fillonte vete:"shante e uleriste" qe te terhiqte vemendjen.
Patoz te Kristi Pinderi kruaj bythen me zumpara pastaj bej c te duash....

Magnolia 25/01/2018 18:23

Po,ti do marrësh pjesë në protestë,por si një puçër me qelb në lëkurën e pastër të opozitës.

t25/01/2018 18:04

Qe nga protesta ne çader te cilen ate luli e privatizoi,nuk ka kaluar shume kohe por pakenaqesia deri ne urrejtje per kete qeverisje ka evoluar shume,sa askush nuk shkon ne proteste se po i therret luli( megjithese po nuk i therriti dikush shqiptaret nuk dalin te protestojne)

Shto koment