Rama thërret ‘në ndihmë’ Sorosin edhe për krimin e organizuar

Rama thërret ‘në ndihmë’ Sorosin edhe për krimin e organizuar

Nga SYRI.net - 05/12/2017

Ditët e fundit ka pasur jehonë të madhe në media, veçanërisht te ato pranë kryeministrit, publikimi i një raporti të hollësishëm për veprimtarinë e organizatave kriminale dhe familjeve mafioze në Shqipëri. Ky studim që është financuar nga Fondacioni Soros, për Shoqëri të Hapur, ka për autor Fabian Zhillën dhe Besford Lamallarin.

Ky i fundit ndërkohë që libri me këtë raport që zbulon hartën aktuale të krimit të organizuar në vendin tonë kishte përfunduar dhe ishte në shtypshkronjë, u emërua si zëvendës ministër i Brendshëm në qeverinë “Rama II”. Pra nëse ky raport i hollësishëm ku faktikisht mungojnë vetëm emrat e krerëve të këtyre organizatave dhe bizneset e shumta që posedojnë ku kanë maskuar apo tjetërsuar paratë e krimit është serioz siç edhe pretendohet, i bie që qeveria Rama tashmë i ka në dorë ato.

Pyetja e parë që shtrohet vetvetiu është; a u qëndron ende të dhënave të këtij studimi zoti Lamallari, këtë herë në pozicionin e rëndësishëm shtetëror, pikërisht si zëvendës ministër i Brendshëm? Apo tjetër histori kur punon për shoqërinë civile, konkretisht për Fondacionin Soros dhe tjetër, kur je përgjegjës direkt për të vepruar kundër krimit në vend.

Në rast se Besfort Lamallari u qëndron ende të dhënave që në bashkautorësi me Zhillën ka bërë publike dhe nga sa kuptohet posedojnë edhe emra individësh dhe biznesesh, pyetja tjetër që shtrohet është; a e ka vënë në dijeni ai për këto kryeministrin e vendit Edi Rama dhe shefin direkt Fatmir Xhafaj? Nëse po, përse nuk po shohim ende asnjë operacion të konkret?

Por paralelisht me publikimin e këtij raporti, ministri i Brendshëm dje deklaroi;

“Ka përfunduar faza paraprake, ajo e katalogimit të grupeve kriminale me të dhëna për persona, lidhjet e tyre kriminale, aktivitetet e rënda kriminale të dyshuara se kryhen prej tyre, pasuritë që zotërojnë, investimet ekonomike të bëra me të ardhura nga aktiviteti kriminal, zonat e ndikimit, lidhjet me grupe të tjera jashtë vendit apo mbështetjet e siguruara në vite për të lehtësuar veprimtarinë e tyre. Tashmë ka filluar edhe veprimi konkret dhe rezultatet e para janë pozitive”.

Sipas kësaj deklarate, ministria e Brendshme posedon të njëjtin raport. Nëse autorët Zhilla dhe Lamallari i kanë marrë të dhënat e studimit për llogari të Fondacionit Soros nga ministria e Brendshme, apo ka ndodhur e kundërta kjo pak rëndësi ka.

E rëndësishme është që për herë të parë pranohet publikisht, ekzistenca dhe fuqia reale e krimit të organizuar në Shqipëri dhe premtohet se do të çmontohet nëpërmjet të ashtuquajturit, “Operacioni Forca e Ligjit”. Sipas Xhafajt, “kanë filluar veprimet konkrete dhe rezultatet e para janë pozitive”. Në fakt rezultatet deri më tani janë qesharake dhe kjo del nga vet njoftimet që jep policia për arrestime “cironkash”. Arritja më e madhe është vetëm zhurma propagandistike. Mund të jetë qeveria dhe kryeministri i vetme në botë ky yni, që bën plot bujë live në TV, shpalljen e operacionit kundër krimit të organizuar. Në çdo vend tjetër të botës, shtetarët dhe institucionet përgjegjëse, dalin pas mbylljes së operacioneve dhe paraqesin bilancin. Ajo po që po bën Xhafaj me Ramën me “luftën” kundër krimit të organizuar në vend, më shumë ngjan si një thirrje: merrni masat se tani nuk e kemi më ne në dorë, ju njohin axhensitë e huaja.

Prandaj, ajo që bie më së shumti në sy në gjithë këtë situatë ( kujtojmë edhe deklaratën e ambasadorit Lu që citoi të dhëna fiks të njëjta, për familjet dhe organizatat kriminale) është një koordinim perfekt i faktorëve rreth Ramës me frymëzim Fondacionin Soros, për të krijuar një perceptim veçanërisht te faktori ndërkombëtar; se kjo qeveri e ka ndarë mendjen dhe po godet më në fund krimin e organizuar.

Dhe nuk është se nuk ja ka arritur, të paktën brenda klubit sorosian që ende mbahet fort në Bruksel!

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku05/12/2017 15:12

Kriminalizimi dhe kanabisimi i vendit u realizua nga sorosiani EDrama për llogari të borxhit 3 miliard € që ishte detyrimi ndaj Sorosit për 4 vitet e para të pushtetit Ramist. Po për 4 vjetët që vijnë me çfarë eurosh do lajë detyrimin Rama? Nuk ka shpëtim pa rënë Sorosi dhe Rama. Po nuk ra Sorosi do bjerë Brukseli me gjithë BE. Atëherë do bjerë edhe krimi. E majta materialiste është krijimi i krimit dhe jo lufta kundër krimit.

Shto koment

Denonco