Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

VIDEO/ Punon me anë të Inteligjencës Artificiale, ky është helikopteri që fluturon pa pilot

VIDEO/ Punon me anë të Inteligjencës Artificiale, ky është helikopteri që fluturon pa pilot

10:36, 03/01/2024
A+ Aa A-

"R550X" është një helikopter revolucionar, i cili mund të fluturojë në mënyrë autonome, pa ndërhyrje njerëzore, vetëm me anë të sensorëve të avancuar dhe Inteligjencës Artificiale.

Prodhohet nga Rotor Technologies, dhe është i pari i këtij lloji i projektuar për përdorim civil dhe jo ushtarak.

Mund të kryejë një sërë funksionesh si spërkatja e të korrave, shpërndarja e ngarkesave, shuarja e zjarreve, inspektimi dhe eksplorimi.

Megjithatë, nuk është i projektuar të transportojë njerëz. Përkundrazi, është helikopter i kategorisë eksperimentale pa ekuipazh.

Gjithashtu, mund të operojë në çfarëdo kushte moti, ditën dhe natën.

Sipas kompanisë, këto sisteme e bëjnë helikopterin më të qëndrueshëm dhe më të lehtë për t’u operuar, duke reduktuar për 70 për qind vdekjet nga aksidentet me helikopterë.

"R550X" funksionon duke përdorur një kombinim të komponentëve të harduerit dhe softuerit, ku përfshihen motori, sistemi i karburantit, sistemi i kontrollit të fluturimit, navigimi, dhe sistemi i komunikimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco