Deshifrohet një tekst i lashtë – ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë – ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

10:18, 02/05/2024
A+ Aa A-

Shkencëtarët italianë kanë deshifruar letrat e lashta që detajojnë saktësisht se ku ishte varrosur filozofi grek Platoni. Është pjesë e papirusit nga Herculaneum, letrat të djegura që u varrosën nën shtresat e hirit vullkanik pas shpërthimit në malin Vezuvius në vitin 79 pas Krishtit.

Papiruset thonë se Platoni u varros në një kopsht të fshehtë pranë Tempullit të Muzave brenda Akademisë së Platonit në Athinë dhe se ai e kaloi mbrëmjen e fundit me tingujt e një flauti të luajtur nga një skllave e re nga Thraka. Platonit nuk e pëlqeu vërtet muzikën e saj, siç thuhet në tekstin e lashtë.

“Ne e dinim tashmë që Platoni ishte varrosur në Akademi, por nuk e dinim saktësisht se ku”, tha Graziano Ranocchia nga Universiteti i Pizës për CNN. Akademia e Platonit u shkatërrua nga gjenerali romak, Sulla në vitin 86 para Krishtit.

“Më parë mendohej se Platoni ishte rehat me muzikën që luante skllavi. Por të dhënat e deshifruara tregojnë se në shtratin e vdekjes, Platoni i komentoi një mysafiri nga Mesopotamia se skllavi nuk kishte sens të mjaftueshëm të ritmit. Ai kishte një ndjenjë të lartë të ritmit. Ethet dhe muzika e shqetësonin”, tha Ranocchia.

Ai e priti mysafirin edhe pse ndihej shumë keq. “Ai e bëri detyrën e tij. Mikpritja ishte e shenjtë për grekët”, shton ai. Teksti përmend gjithashtu detaje të reja rreth historisë së Platonit. Më parë mendohej se ai ishte shitur në skllav në vitin 387 para Krishtit, ndërsa ishte në Sicili.

Por, papirusi thotë se ai përfundoi në skllavëri ose në vitin 399 para Krishtit, pas vdekjes së Sokratit, ose në 404 para Krishtit në ishullin Eegina, pasi u pushtua nga spartanët. “Ai ishte i ri, nuk kishte themeluar ende një shkollë, nuk ishte bërë ende lider, nuk kishte shkruar ende asnjë nga dialogët e tij të famshëm”, shpjegon Ranocchia.

Teksti i sapodeshifruar i përket një grupi prej rreth 1800 letrash të karbonizuara, të cilat u zbuluan në shekullin e XVIII-të në vilën e vjehrrit të Jul Cezarit, i cili jetonte në Herculaneum, një qytet bregdetar rreth 20 kilometra larg Pompeit.

Disa nga shkrimet që përshkruanin jetën e Platonit u ndanë me kujdes në shekullin e 18-të, por ky proces u braktis më vonë sepse papiruset shpesh shkatërroheshin pas kësaj metode. Edhe nëse do të ishin shpalosur me sukses, teksti në shumë raste ishte i palexueshëm, shkruan thetimes.

Ranocchia dhe kolegët e tij ishin në gjendje të “lexonin” të dhënat duke përdorur një sërë metodash të reja, duke përfshirë inteligjencën artificiale dhe tomografinë optike, një teknikë e veçantë imazherie. Ata arritën të deshifrojnë një pasazh prej 1000 fjalësh, që është rreth 30 për qind e tekstit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco