Pse vezët e Pashkëve lyhen me të kuqe?

Pse vezët e Pashkëve lyhen me të kuqe?

16:09, 02/05/2024
A+ Aa A-

Përse i lyejmë vezët me ngjyrë të kuqe? A është e rëndësishme kjo gjë?

Dhënia e vezëve në kohën kur vjen pranvera është një zakon që praktikohej në shumë vende dhe jo vetëm nga të krishterët. Që prej kohëve të lashta veza ka qenë simboli i jetës.

Veza e dhuruar në pranverë është një mënyrë në të cilën disa vende festojnë ardhjen e pranverës. Ndërsa praktika e krishterë për lyerjen e vezëve për ditën e Pashkës ka një kuptim tjetër. Për shumë të krishterë thyerja e vezës në ditën e Pashkës simbolizon varrin nga i cili doli Jezusi.

Shpesh ato lyhen me ngjyrë të kuqe për të përfaqësuar gjakun e Krishtit që u derdh në kryq. Disa të krishterë gjithashtu e shohin vezën e Pashkës si simbol të jetës së re që Jezus Krishti na jep.

Vitet e fundit veza e kuqe është zëvendësuar me një vezë prej çokollate dhe në disa vende është si traditë që vezët të mos lyhen me një por me shumë ngjyra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco