Sipas besëtytnive: Ç’të sjell 2024-a ty që respektove supersticionet e Vitit të Ri!

Sipas besëtytnive: Ç’të sjell 2024-a ty që respektove supersticionet e Vitit të Ri!

09:21, 03/01/2024
A+ Aa A-

Mirë se erdhe në 1 janar! E dimë, është e pabesueshme, por ja ku jemi, në 2024-ën, duke procesuar dramat e 2019-ës!

Nga kultura dhe tradita të ndryshme vijnë supersticione të ndryshme, të cilat ti me shumë gjasa i ke ndjekur për mbrëmjen e Vitit të Ri. Nëse i ke respektuar traditat, sipas besëtytnive, do të të ndodhin këto gjëra pozitive:

Nëse ke veshur mbathje të kuqe 

 Gjithë vitin do të kesh sukses dhe fat në dashuri, sipas traditës italiane. Për më tepër, ditët e tua do të jenë të mbushura me pasion dhe epsh.

Nëse ke ngrënë mish derri 

Kjo traditë gjermane sjell fat dhe të bën të ecësh përpara, pa i kthyer sytë nga e shkuara.

Ke dhënë një puthje në mesnatë 

Tradita është e famshme në SHBA dhe përkon me puthjen (me konsensus) në buzë, për të forcuar fatin në lidhjet romantike.

Ke ngrënë 12 kokrra rrushi 

Kjo traditë është popullore në Spanjë dhe siç e do zakoni, në orën 23:59 duhet të ulesh poshtë tavolinës dhe të konsumosh 12 kokrra rrushi për 12 ditët e muajit. Kjo bëhet për t’i hapur derën mirësisë dhe begatisë, duke larguar “shpirtrat e këqinj”.

Ke ecur me valixhe bosh nëpër shtëpi 

Në Amerikën Latine, në orën 00:00 dëgjohen shumë zhurma rrotash valixheje, sidomos nga njerëz që vdesin të udhëtojnë. Pra, siç e kuptove, nëse e ke bërë këtë traditë, në vitin 2024 do të vizitosh shumë vende.

Ke hapur një shegë –

hega është simboli i begatisë dhe fertilitetit. Në kulturën greke, hapja e një shege sjell bekime të shumta.

Ke hapur dritaren 

Kjo do të thotë se i ke hapur derën surprizave të vitit të ri dhe ke nxjerrë jashtë të keqen, energjinë negative dhe pasigurinë.

Ke veshur një rrobë me pika

Kjo traditë filipineze sjell shumë para, ndaj me thënë të drejtën, këtë duhet ta kesh/kishe bërë patjetër.

Ndërsa për ju që s’i keni bërë këto tradita, s’di ç’të them. Mend për herën tjetër./ TAR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco