Blogeri zbulon origjinën e vezëve Kinder dhe të gjithë janë të habitur

Blogeri zbulon origjinën e vezëve Kinder dhe të gjithë janë të habitur

12:36, 11/11/2023
A+ Aa A-

Një përdorues i rrjeteve sociale ka zbuluar origjinën e vezëve Kinder dhe të gjithë kemi mbetur pa fjalë: "Kjo më ka ndryshoi jetën"

Veza Kinder, ose Kinder Surprise, u krijua në vitin 1974 nga marka me origjinë italiane dhe që atëherë, ajo ka qenë pjesë e fëmijërisë së shumë fëmijëve në mbarë botën.

Është një vezë e thjeshtë çokollatë me një surprizë brenda në formën e një lodre, e frymëzuar nga vezët e Pashkëve.

Megjithatë, ka shumë persona që nuk e dinë arsyen e estetikës së saj, të cilën një përdorues i X-it (ish-Twitter), @hugopiedrafita, ka marrë përsipër ta zbulojë.

Nuk është një dizajn i rastësishëm, por e vetmja gjë që përpiqet të bëjë është të simulojë një vezë të vërtetë.

Siç mund të shihet në imazhet e shpërndara nga ky tweeter, çokollata me qumësht në pjesën e jashtme simulon lëvozhgën e vezës, e cila ka një brendësi më të bardhë, siç e tregon çokollata e bardhë brenda.

Sa i përket kutisë së portokalltë që mbulon lodrën, ajo nuk simulon asgjë tjetër përveç të verdhës së vezës.

Mosbesim mes komenteve

Publikimi, i cili shpejt u bë viral dhe tashmë ka pothuajse një milion shikime dhe më shumë se 25,000 pëlqime, është mbushur me komente nga përdoruesit të cilët nuk mund ta besojnë se e zbuluan këtë kaq vonë.

“Kjo sapo më ka ndryshuar jetën”, “Tani e shoh jetën në një mënyrë tjetër”, “Sapo më hape sytë", janë disa nga komentet. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco