Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Njihuni me robotin e parë në botë CEO

Njihuni me robotin e parë në botë CEO

10:26, 11/11/2023
A+ Aa A-

Ndërsa shumë punëtorë shqetësohen për zëvendësimin e punëve të tyre nga inteligjenca artificiale AI, një kompani njoftoi se do të punësojë CEO-n e parë robotik humanoid.

Mika është një projekt kërkimor midis Hanson Robotics dhe kompanisë polake të rumit Dictador, të cilët personalizuan CEO-n për të përfaqësuar kompaninë dhe vlerat e saj unike. 

Në një video të kompanisë Dictador, Mika tha se "me inteligjencën artificiale të avancuar dhe algoritme të mësimit të makinerive, unë mund të bëj me shpejtësi dhe saktësi të dhëna të drejtuara".

Pas kwtij njoftimi reporterja e Fox Business,  Lauren Simonetti, doli në rrugët e qytetit të Nju Jorkut për të marrë qëndrimin e amerikanëve ndaj shefit robot.

Qwndrimet ishin tw ndara. 

Shumica e njerëzve ranë dakord që AI do të vazhdonte të merrte punë nga njerëzit ndwrsa disa tw tjerw thanë se do të refuzonin të punonin për një robot. 

Gjithashtu Simonetti vuri në dukje një “vonesë të konsiderueshme” në kohën e përpunimit dhe përgjigjes së Mika kur u përball me pyetje.

Kjo vonesë mbetet një sfidë thelbësore komunikimi për Inteligjencën Artificiale, pavarësisht përparimeve premtuese.

Duke theksuar se ishte shumë e lumtur për pozicionin Mika, tha se në fakt ishte më e mirë se Musk dhe Zuckenberg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco