'Udhëtari në kohë' parashikon tri katastrofa m*nstruoze për vitin 2024

'Udhëtari në kohë' parashikon tri katastrofa m*nstruoze për vitin 2024

10:07, 11/11/2023
A+ Aa A-

Eno Alaric i cili numëron rreth 658,000 ndjekës në rrjetin social TikTok, ka publikuar një video në të cilën paralajmëron disa katastrofa për vitin 2024.

Ai pretendon se është një "udhëtar në kohë" që vjen nga viti 2671 dhe praktikisht çdo javë ndan parashikimet dhe vegimet e tij katastrofike.

Sipas tij "viti 2024 konsiderohet viti më i keq në histori për sa i përket fatkeqësive natyrore"

Më 17 shkurt 2024, "tornadoja e parë F6 do të ndodhë në Hjuston, Teksas.' shprehet  Eno Alaric në videon e tij duke  theksuar se kjo tornado do të jetë "më shumë se 27 km në diametër dhe do të shkatërrojë pothuajse të gjithë qytetin".

Një datë tjetër që bie në sy është 20 marsi 2024:

"Një stuhi pluhuri 1.6 km e lartë do të bjerë në Midëest të Shteteve të Bashkuara. Ajo do të shtrihet nga Misuri në Karolinën e Veriut dhe do të zgjasë me muaj," thotë Eno Alaric në videon e shpërndarë në TikTok.

Së fundi, ai parashikon një tjetër katastrofë për 2 prill 2024:

"Një tërmet me magnitudë 9.8 i quajtur Big John do të ndodh në San Andreas. Ky tërmet do t'i shkatërrojë San Franciskon, Los Anxhelesin dhe qytete të tjera të mëdha. John do të shkaktojë një mega cunami që do të godasë brigjet e Kalifornisë”, thotë në video "udhëtari në kohë".

Sigurisht, duhet theksuar se ai nuk ka qenë e saktë në asnjë nga parashikimet e tij të mëparshme, por ndjekësit e tij vazhdojnë të tregojnë interes, shkruan media spanjolle Mundodeportivo

 

@radianttimetraveler Early 2024 issues… #fyp #fypage #timetravel #timetraveler #radianttime #viral #xyzbca #entertainment ♬ Black Hole - Soundridemusic

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco