Rilind Roma e lashtë/ Ja si mund të eksplorojmë kryeqytetin e Italisë siç ishte në shekullin e 4 pas Krishtit

Rilind Roma e lashtë/ Ja si mund të eksplorojmë kryeqytetin e Italisë siç ishte në shekullin e 4 pas Krishtit

09:09, 11/11/2023
A+ Aa A-

Mendohet se vetëm rreth një e dhjeta e Romës së lashtë ekziston ende sot. 

Por një mjet i ri interaktiv ju çon përsëri në ditët e lavdisë së kryeqytetit të Italisë.

Turneu ajror në internet, i krijuar nga studiues në Indiana , fluturon në të gjithë metropolin siç shfaqej në shekullin e katërt pas Krishtit gjatë lulëzimit të tij historik. 

Turneu ka 61 ndalesa, duke përfshirë Koloseun e famshëm ku organizoheshin mijëra beteja të përgjakshme gladiatorësh si një formë spektakli publik. 

Pjesmarrësit mund të shohin gjithashtu Panteonin, Banjat e Caracallas dhe Mauzoleumin e Augustit.

Turneu i cili zgjat një orë e 52 minuta – është bërë nga kompania e Indianës Flyover Zone, e udhëhequr nga arkeologu dixhital Profesor Bernard Frischer. 

"Me turneun virtual ne shpresojmë ta bëjmë të lehtë dhe argëtues për publikun të mësojë rreth Romës së lashtë dhe trashëgimisë së saj kulturore. Mësuesit mund ta përdorin këtë turne dhe të tjera për t'i çuar studentët e tyre në udhëtime virtuale në kulturat që ata po studiojnë.' është shprehur Frischer duke shtuar:

Të apasionuarit pas historisë mund të eksplorojnë vendet kryesore historike pa lënë shtëpitë e tyre, turistët mund të përgatiten për udhëtimin e tyre në Romë, duke thelluar njohuritë e tyre për vendet që do të vizitojnë dhe të mbajnë gjallë kujtimet e tyre pasi të kthehen në shtëpi.Qëllimi ynë nuk është të zëvendësojmë turizmin e vërtetë, por ta përmirësojmë atë.

Mbikalimi fokusohet në rindërtimin e qytetit antik, siç mund të ishte parë në kulmin e zhvillimit të tij në vitin 320 pas Krishtit.

Ai përshkruan 7,000 ndërtesa të shpërndara në 5.2 milje katrorë (13.6 kilometra katrorë) në një kohë kur kishte rreth 1 milion banorë. 

"Ky ishte momenti kur qyteti arriti lartësinë e tij për sa i përket popullsisë dhe numrit të ndërtesave dhe monumenteve," tha Flyover Zone në një deklaratë. 

Që nga viti 1996, profesor Frischer ka mbledhur së bashku ekspertë në arkeologjinë romake, grafikën kompjuterike dhe dizajnin e realitetit virtual për të ofruar atë që është "riprodhimi më i saktë dhe më i besueshëm shkencërisht" i qytetit.

 

Turneu, i cili përfshin komente nga Profesor Frischer, është i disponueshëm falas në Yorescape, një platformë transmetimi dhe audio për desktop dhe celular. 

Yorescape ofron turne të ndryshme virtuale në vende historike anembanë globit, duke përfshirë Athinën në Greqi dhe Gizën, Egjipt. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco