Mos i lejoni kompanitë e mëdha teknologjike të shkruajnë rregullat e IA-së, paralajmëron kumbari i IA-së

Mos i lejoni kompanitë e mëdha teknologjike të shkruajnë rregullat e IA-së, paralajmëron kumbari i IA-së

12:14, 04/11/2023
A+ Aa A-

Përqendrimi i fuqisë në arenën e IA-së është një nga rreziqet kryesore me të cilat përballet industria, thotë një kumbar i IA-së.

Yoshua Bengio, një shkencëtar kompjuterik kanadez fitues i çmimit Turing, tha për Insider se potenciali që sektori i IA-së të kontrollohet nga disa kompani ishte "problemi numër dy" pas rreziqeve ekzistenciale të paraqitura nga teknologjia. "Jemi rrugës për të ndërtuar sisteme gjithnjë e më të fuqishme dhe çështja kryesore për demokracinë është se kush i kontrollon këto sisteme, a ekziston rreziku i përqendrimit të tepruar të pushtetit" tha ai. "Këto janë pyetje të rëndësishme që i kam bërë vetes prej vitesh, por ardhja e ChatGPT-së dhe këto sisteme më bënë të shqetësohem edhe më shumë për përqendrimin e pushtetit," shtoi Bengio.

Duke folur për shqetësimet e ngritura nga kolegu pionier i IA-së, Yann LeCun, Bengio tha se nuk ishte dakord me fjalët e LeCun që liderët e teknologjisë, përfshirë Sam Altman-in e OpenAI, po përpiqeshin të kontrollonin sektorin duke kërkuar për rregulla më të forta. Javën e shkuar, LeCun akuzoi themeluesit e IA-së si Demis Hassabis të DeepMind dhe Dario Amodei të Anthropic për përpjekje për të kryer një "kapje rregullatore të industrisë së IA-së".

"Ne duhet të shmangim situatën kur rregullat të shkruhen nga kompanitë," tha Bengio. "Por i gjithë ky diskutim rreth kapjes rregullatore mendoj se nuk është thjesht një fakt." Rregullorja, të paktën në formën e saj aktuale, nuk do të jetë nxitja për kompanitë e mëdha të teknologjisë që disa ekspertë të industrisë kanë sugjeruar se mund të jetë, shtoi ai.

"Të gjitha rregulloret e ndryshme që po diskutohen i mëshojnë idesë se barra rregullatore e mbikëqyrjes do të jetë më e madhe për këto sisteme më të mëdha që ndërtojnë ato kompani të mëdha," tha Benigo. "Pra, me fjalë të tjera, do të ushtrojë më shumë presion dhe do të kushtojë më shumë," shtoi ai. "Por të vegjlit që ose po bëjnë IA të kufizuar, ose thjesht dizajnojnë aplikacione mbi sistemet më të mëdha, nuk duhet të jenë nën të njëjtën lupë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco