Studimi i ri shkencor shpjegon pse është një mashtrim udhëtimi në kohë

Studimi i ri shkencor shpjegon pse është një mashtrim udhëtimi në kohë

10:28, 04/11/2023
A+ Aa A-
Një studim i ri ka deklaruar se koha në univers mund të shkojë vetëm në një drejtim dhe se kthimi pas në kohë është praktikisht i pamundur.

Udhëtarët e kohës , kapsulat e kohës dhe udhëtimet në të kaluarën. 

Këto janë ide që e kanë magjepsur njerëzimin si në botën e shkencës ashtu edhe botën e fantazisë. 

Por a është e mundur që një gjë e tillë të ndodhë? 

Një studim i ri ka të gjitha përgjigjet…

Kohët e fundit, shkencëtarët publikuan një studim të ri që mund të ndryshojë plotësisht perceptimin tonë për atë që mund të ndodhë në një udhëtim teorik në kohë.

Në thelb, hulumtimi i ri hedh poshtë plotësisht teorinë se dikush mund të kthehet prapa në kohë.

Konkretisht, studimi shpjegon se koha në univers mund të shkojë vetëm në një drejtim. dmth, ne mund të ecim vetëm në mënyrë lineare përpara dhe thekson në të njëjtën kohë se kthimi prapa në kohë është i pamundur.

Asistent Profesor Matias Koivurova nga Universiteti i Finlandës Lindore është autori kryesor i studimit të botuar në revistën Optica, i cili doli me një përgjigje të re bazuar në argumentin se universi ka një dimension të vetëm hapësinor dhe kohor.

''Nëse koha ecën vetëm përpara në univers, atëherë vizionet tona për një udhëtim në të kaluarën janë vetëm një fiksion” është shprehur Koivurova. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco