‘Udhëtuan’ 8 mld vite, valët misterioze të radios mbërrijnë në Tokë

‘Udhëtuan’ 8 mld vite, valët misterioze të radios mbërrijnë në Tokë

09:42, 24/10/2023
A+ Aa A-

Një shpërthim i largët i valëve radio ka kryer një udhëtim të jashtëzakonshëm për të arritur deri në Tokë. Një grup ndërkombëtar astronomësh ka arritur të kapë këtë valë të shpejtë të radios, dhe specifikojnë se është më e shpejta, më e largëta e vrojtuar deri më sot dhe rreth 3 herë më e fuqishme se çdo rreze tjetër.

Sipas autorëve të zbulimit, galaktika e origjinës së këtij shpërthimi është më antikja dhe mendohet se është në brendësi të një grupi të vogël galaktikash në shkrirje. Zbulimi është publikuar në revistën ndërkombëtare ‘Science’. Ky impuls radio që zgjati më pas se një milisekond ka udhëtuar 8 mld vite, gati gjysma e moshës së universit, dhe gjithashtu kishte një energji të barabartë me atë që lëshon Dielli ynë në 30 vite.

Valët radio janë shumë të fuqishme dhe ka ende shumë dyshime mbi origjinën e tyre. Janë vrojtuar për herë të parë në vitin 2007 dhe përbëjnë një ndër misteret e astrofizikës, por shkencëtarët supozojnë se burimi i tyre janë magnetar, yje neutronesh me një fushë magnetike veçanërisht intensive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco