FOTO/ Pjesë e rekordit Guinness, ngordh qeni më i vjetër në botë

FOTO/ Pjesë e rekordit Guinness, ngordh qeni më i vjetër në botë

19:58, 23/10/2023
A+ Aa A-

Qeni më i vjetër në botë ka ngordhur në moshën 31 vjeç e 165 ditë. Mbajtësi i rekordeve Guinness Bobi, një race e pastër Rafeiro do Alentejo, ngordhi në shtëpinë e tij në Portugali të Shtunën, raporton BBC. Kjo gjë u bë e ditur në rrjetet sociale nga një veteriner i cili e takoi Bobin disa herë.

“Pavarësisht se mbijetoi çdo qen në histori, 11 478 ditët e tij në tokë nuk do të ishin kurrë të mjaftueshme, për ata që e donin atë”, shkroi Dr Karen Becker.

Bobi u bë qeni më i vjetër në botë duke mposhtur një rekord pothuajse shekullor për titullin e fundit.

Image

Qeni i mëparshëm më i vjetër ndonjëherë ishte Bluey i Australisë, i cili ngordhi në vitin 1939 në moshën 29 vjeç e pesë muaj.

Identiteti i pasuesit të Bobit për titullin e qenit më të vjetër në botë nuk është zbuluar ende.

Bobi jetoi gjithë jetën e tij me familjen Costa në fshatin Conqueiros, afër bregut perëndimor të Portugalisë, pasi lindi me tre vëllezër e motra në një ndërtesë shtesë.

Leonel Costa, i cili në atë kohë ishte tetë vjeç, tha se prindërit e tij kishin shumë kafshë dhe nuk mund t’i mbanin të gjithë, por Bobi shpëtoi.

Costa dhe vëllezërit e tij e mbajtën të fshehtë ekzistencën e qenit nga prindërit e tyre derisa përfundimisht u zbulua dhe u bë pjesë e familjes, e cila e ushqente me të njëjtin ushqim që ata hanë.

Përveç frikës në vitin 2018, kur ai u shtrua në spital pasi u rrëzua papritur për shkak të vështirësisë në frymëmarrje, Costa tha në Shkurt se Bobi kishte shijuar një jetë relativisht pa probleme dhe mendonte se sekreti i jetëgjatësisë së tij ishte “mjedisi i qetë dhe paqësor” që jetonte.

Megjithatë, ai kishte përjetuar probleme në të ecur dhe përkeqësim të shikimit më përpara.

Bobi nuk ishte i vetmi qen në pronësi të z. Costa që jetoi një jetë të gjatë. Nëna e Bobit jetoi deri në moshën 18-vjeçare, ndërsa një tjetër qen i familjes vdiq në moshën 22-vjeçare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco