Artefaktet e lashta të vjedhura në Ukrainë gjenden në Spanjë

Artefaktet e lashta të vjedhura në Ukrainë gjenden në Spanjë

17:29, 23/10/2023
A+ Aa A-

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar bizhuteri skithe me vlerë 60 milionë euro që ata thonë se ishin vjedhur në Ukrainë.

Policia tha se 11 artefaktet e lashta të arit u kontrabanduan nga Ukraina në vitin 2016 për t'u rishitur në Spanjë. Byzylykët, gjerdanët dhe vathët, nga shekujt 8-4 para Krishtit, kishin dokumente të falsifikuara duke thënë se i përkisnin Kishës Ortodokse të Ukrainës.

Pesë arrestime janë bërë më parë si pjesë e një hetimi për shitjen e vitit 2021 të një rripi ari me koka dashi.

Skithët ishin një popull nomad që dominonte pjesë të Europës Lindore dhe Azisë, duke përfshirë atë që tani është Ukraina jugore, nga viti 800 para Krishtit deri në vitin 400 pas Krishtit. Ata ishin të njohur për trashëgiminë e tyre të pasur kulturore dhe aftësitë e përpunimit të metaleve, sidomos në prodhimin e bizhuterive të përpunuara prej ari.

Nga ana e tyre, autoritetet ukrainase thanë javën e kaluar se kishin gjetur 14 objekte arkeologjike që dyshohet se ishin vjedhur nga zonat e pushtuara nga Rusia. Një rus u arrestua pasi tentoi t'i kontrabandonte në SHBA.

Artikujt përfshijnë një sëpatë neolitike që daton afërsisht 5000-3000 vite para Krishtit.

"Mund të thuhet me siguri se Ukraina ka marrë një ngarkesë të re armatimesh. Kleçka e vetme është se këto armatime janë shumë të lashta," vuri në dukje me ironi ministri në detyrë i kulturës i Ukrainës, Rostyslav Karandieiev në një konferencë shtypi.

Artefaktet e krijuara nga qytetërimi skith janë ndër trashëgimitë më të njohura historike të Ukrainës.

Arkeologët ukrainas thonë se ari skith i mbajtur në muzetë ukrainas në zonat nën pushtimin rus është grabitur që nga pushtimi në shkallë të gjerë vitin e kaluar.

Humbjet nga grabitjet e supozuara ruse të trashëgimisë historike dhe artistike të Ukrainës vlerësohen të arrijnë në qindra milionë euro.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco