ChatGPT mund të jetë më i mirë se një mjek i përgjithshëm për udhëzimet mbi depresionin

ChatGPT mund të jetë më i mirë se një mjek i përgjithshëm për udhëzimet mbi depresionin

09:24, 17/10/2023
A+ Aa A-

ChattGPT, një mjet i inteligjencës artificiale, mund të jetë më i mirë se një mjek i përgjithshëm në ndjekjen e standardeve të njohura të trajtimit për depresionin dhe pa paragjykimet gjinore ose të klasës shoqërore që janë të pranishme ndonjëherë në marrëdhënien mjek-pacient, sugjeron një studim.

Të dhënat u botuan në Family Medicine and Community Health, revistë në pronësi të British Medical Journal. Studiuesit thanë se nevojitet punë e mëtejshme për të shqyrtuar rreziqet dhe çështjet etike që lindin nga përdorimi i inteligjencës artificiale.

ChatGPT ka potencialin për të ofruar njohuri të shpejta, objektive, të bazuara në të dhëna që mund të plotësojnë metodat tradicionale të diagnostikimit, si dhe të ofrojnë konfidencialitet dhe anonimitet, sipas studiuesve nga Izraeli dhe Mbretëria e Bashkuar.

Megjithatë duhet shtuar se inteligjenca artificiale nuk duhet të jetë kurrë një mjet zëvendësues për konsultën, diagonistikimin dhe trajtimin e depresionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco