Shqipëria renditet mes 10 destinacioneve mesdhetare me plazhet më piktoreske

Shqipëria renditet mes 10 destinacioneve mesdhetare me plazhet më piktoreske

17:24, 19/09/2023
A+ Aa A-

Askund tjetër adhururesit e plazheve nuk mund të zbulojnë brigje të tilla të paeksploruara, të përqafuara nga ujërat më të kthjellta dhe të përshtatura nga pamjet mahnitëse.

Siç mund të pritej, kulmi i sezonit, kryesisht gjatë muajve të vrullshëm të verës, shpesh përkthehet në turma masive.

Vendet e lakmuara nuk janë për të gjithë. Fatmirësisht, ka parajsa të pazbuluara, më pak të njohura, po aq të bukura, që ofrojnë një përvojë të ngjashme me destinacionet kryesore të Mesdheut.

Pra, pse të mos merrni parasysh këto destinacione mesdhetare më pak të mbipopulluara me turistë?

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve mesdhetare me plazhet më piktoreske dhe më pak të mbipopulluara me turistë!

Ndryshe nga fqinjët e saj më të frekuentuar mesdhetar, Riviera Shqiptare mbetet një thesar i fshehur.

Mes këtyre mrekullive natyrore ndodhet fshati simpatik i Ksamilit, i zbukuruar me disa nga plazhet më piktoreske që mund të gjenden kudo përgjatë Mesdheut.

Ujërat e kaltra puthin butësisht vijën bregdetare, duke krijuar një parajsë për adhuruesit e plazhit dhe diellit.

Keni ëndërruar ndonjëherë për një arratisje mesdhetare që është e përballueshme për xhepat tuaj dhe mbush shpirtin me bukurinë e peizazheve të pacënuara?

Ksamili,një perlë e fshehur në Rivierën Shqiptare ju premton pushime të paharrueshme dhe të përballueshme pa kompromentuar thelbin befasues të Mesdheut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco